AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KPA çeli shqyrtimin gjyqësor për ankimin e gjyqtarit Markelian Kuqo ndaj KLGJ-së

Pas mbi 40 pyetjeve nga gjyqtari Markelian Kuqo, për ILD dhe KLGJ, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në mars seancën për shqyrtimin e masës disiplinore që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dhënë ndaj këtij gjyqtari.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Markelian Kuqo, pas një seance në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto:BIRN

Në një seancë maratonë që bashkë me ndërprerjet zgjati rreth 8 orë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për ankimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, ndaj vendimit të Këshillit të Lart Gjyqësor për shkarkimin e tij për shkelje të rënda disiplinore.

Seanca u zhvillua të martën në prani të 6 anëtarëve të KPA, me kryetare Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtar Rezarta Schuetz, Natasha Mulajn, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi. Shtylla njoftoi se Ardian Hajdari, nuk do ishte i pranishëm për shkak të vendimit për pezullimin e tij.

Gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani,  një vit më parë. Gjyqtari i Korçës u shkarkua pasi sipas KLGJ kishte bërë shkelje të rënda dhe cënuar besimin te drejtësia në vendimin për lirimin me kusht “të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997”.

Seanca u fokusua fillimisht te pretendimet procedurale të gjyqtarit Kuqo. Magjistrati këmbënguli në seancë se Kolegji nuk ishte gjykata kompetente dhe kërkoi që dosja e tij të referohej pas në Gjykatën Kushtetuese.

Siç doli nga fjala e magjistratit ky i fundit kishte marrë ndërkohë një vendim në Gjykatën Kushtetuese e cila kishte refuzuar kalimin e çështjes në seancë publike, me arsyetimin se kompetenca ishte e KPA.

Të pyetur në seancë përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ai i Këshillit të Lartë Gjyqësorë, palë të interesuar në proces, këmbëngulën se pretendimi nuk qëndronte dhe se Kolegji ishte gjykata kompetente.

Këtë vendosi edhe KPA pasi u tërhoq në dhomë këshillimi. Kolegji arsyetoi se kërkesa e Kuqos nuk qëndronte dhe njoftoi fillimin e procedimit. Por në këtë pikë Kuqo kërkoi kohë shtesë për parashtrime të reja. Ai këmbënguli se do u jepte parashtrimeve “një këndvështrim të ri”, pasi KPA vendosi të rrëzonte kërkesën e tij për të shpallur moskompetencë.

Por Kolegji i tërhequr sërish për këtë kërkesë të re vendosi ta rrëzonte atë dhe ftoi Kuqon të mbante parashtrimet.  Në shenjë revolte gjyqtari refuzoi. Ai tha se në këtë mënyrë po i hiqej e drejta për mbrojtje, por shtroi se u qëndronte parashtrimeve me shkrim.

Pas këtij refuzimi përfaqësuesi i KLGJ-së dhe dy përfaqësueset e ILD-së lexuan parashtrimet ndër të cilat arsyetuan se vendimi i shkarkimit duhej lënë në fuqi. Ata iu referuan kryesisht vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë që rrëzoi vendimin e Kuqos për lirimin e Gjenerarit.

Sipas përfaqësuesve të dy institucioneve gjyqtari kishte referuar “fakte dhe rrethana të rreme”, kishte qenë emocional në vendim, nuk kishte verifikuar faktet dhe kishte shkelur ligjin duke miratuar lirimin e Gjenerarit pavarësisht se ai nuk plotësonte kushtet për lirim me kusht. Përfaqësuesit e KLGJ dhe ILD evidentuan ndër të tjera disa momente që nuk lejonin lirimin e Gjenerarit.

Përfaqësuesit kundërshtuan edhe pretendimet e gjyqtarit mbi shkelje procedurale dhe këmbëngulën se atij i ishte dhënë mundësia të njihej me dosjen dhe të bënte kundërshtimet siç i kishte menduar.

Pasi mori fjalën pas këtyre parashtrime Kuqo bëri një listë të gjatë me pyetje për secilin nga institucionet. Duke mbërthyer dhe zbërthyer herë pas here kopsën e xhaketës dhe duke ulur herë pas here syzet për t’i parë ndërsa mbanin shënim, ai i kërkoi detaje mbi “veprimet dhe mos veprimet”, që kishte kryer, detaje mbi procedurën e ndjekur dhe kërkoi arsyetim se përse cilësohej i ligjshëm vendimi i Apelit që e linte Gjenerarin në burg dhe jo vendimi i tij.

Pas listës së pyetjeve KLGJ dhe ILD kërkuan kohë për përgjigje. KPA vendosi që seanca e rradhës të mbahej në 11 mars në orën 10.00.

Etiketa: 1997Albana ShtyllaArdian HajdariArtur MetaniBurgDisplinaDosjaDrejtësiaGjykataGjykata e Rrethit Gjyqësor KorçëGjykatëGjykatësGjyqILDIna RamaKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKompetencaKorçëKPAkushtetueseMarkelianMarkelian KuqombrojtjeMimoza TasiNatasha MulajnRamaRefuzimiSeancaSHSokol ÇomoVendimVendimivrasje
Tjetri
Kastriot Gramshi jep shpjegime për të ardhurat e babait dhe ato në SHBA

Kastriot Gramshi jep shpjegime për të ardhurat e babait dhe ato në SHBA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.