AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Nuk flas dot më”: Të bllokuara në Siri, në pritje të lajmeve nga Serbia

Më shumë se dy duzina gra serbe mbeten të bllokuara në kampet e refugjatëve në Siri, duke pritur më kot deri tani që të riatdhesohen nga shteti serb. Mesazhet e pëshpëritura përmes telefonave celularë të ndaluar ofrojnë një vështrim rrëqethës të gjendjes së tyre të përditshme.

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Mesazhet pëshpëriten, por frika vjen me zë të lartë dhe qartë.

“Çdo grua në këtë burg qan çdo ditë si fëmijë”, thotë Aiba (jo emri i saj i vërtetë), një grua serbe e joshur për të jetuar nën Shtetin Islamik dhe e cila është mbajtur në një kamp të drejtuar nga kurdët në Siri që nga viti 2017.

Në një botë në të cilën smartfonët gjenden kudo, për shumicën në kampin Roj posedimi i një të tilli konsiderohet shkelje e rregullave të kampit, për të cilin fajtori mund të rrihet, kërcënohet dhe dërgohet në izolim.

Por për Aiban, telefoni i saj është lidhja e saj e vetme me botën e jashtme. Kur dikush e spiunoi, ajo tregon se u kërcënua me shok elektrik në sy të fëmijëve të saj dhe se e kishin mbyllur për katër muaj në burgun e kampit.

“Më futën në një dhomë të vogël me hapësirë ​​vetëm për një dyshek dhe nuk mund të lëvizje. Ishte shumë e ftohtë. Nuk më dhanë asnjë batanije dhe u sëmura me bronkit”, përshkroi Aiba në një mesazh zanor që ia dërgoi një mikeshe serbe në Serbi nga prilli 2021, një nga një seri mesazhesh zanore dhe me tekst ku BIRN pati akses.

“Brenda ishte një kamerë që filonte çdo gjë. Kur më mbaronte ajri, bëja me dorë nga kamera, godisja fort derën dhe qaja që të mund të më lëshonin pak ajër. Një herë, kur kisha probleme me zemrën dhe frymëmarrjen, i dhashë një roje një unazë argjendi që kisha me vete, që ajo të më nxirrte për pak kohë jashtë.”

Mesazhi i fundit i parë nga BIRN, i dërguar me tekst, thotë: “Nuk flas dot më. Kam frikë mos më kapin prapë. Do të ma prisnin kokën.”

Sipas të dhënave të përpiluara nga OJQ-të, rreth 26 gra nga Serbia mbahen së bashku me fëmijët e tyre të vegjël në kampet e refugjatëve në Siri dhe të drejtat e tyre shkelen çdo ditë.

Shumica po paguajnë çmimin e ndjekjes së premtimeve të partnerëve të tyre meshkuj për një jetë më të mirë nën një kalifat të Shtetit Islamik që pushtoi zona të Irakut dhe Sirisë, vetëm për të parë grupin militant të shpartalluar në mars 2019.

Por ndërsa disa shtete në Ballkan kanë kërkuar të riatdhesojnë dhe riintegrojnë qytetarët e tyre nga kampe të tilla, Serbia ende nuk i ka dëgjuar thirrjet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të saj të bllokuar ende në Siri.

Gra të tilla vuajnë nga stigma se kanë jetuar nën Shtetin Islamik, gjë që i bën ato “fundamentaliste islamike” dhe bashkëpunëtore në “terrorizëm” në sytë e shumë njerëzve. Ekspertët spekulojnë se autoritetet në Serbinë kryesisht të krishterë ortodokse mund të bëjnë më shumë nëse gratë në fjalë nuk janë anëtarë të një pakice myslimane boshnjake që jeton në një cep të Serbisë jugperëndimore në kufirin me Malin e Zi.

“Kur dëgjova historitë e tyre, nuk më zinte gjumi”, tha Dzeneta Agovic, e cila drejton OJQ-në Impuls në Tutin, në Serbinë jugperëndimore, një nga të vetmet organizata që ofron ndonjë mbështetje për gratë. “Edhe sot, pas kaq vitesh, kur më pyesin a ka ndonjë lajm nga institucionet shtetërore, ndihem keq se nuk ka.”

“Ato gra janë shtetase serbe që përballen me kushte të tmerrshme në një vend të huaj dhe shteti supozohet të bëjë gjithçka për t’i kthyer ato”, tha Agovic për BIRN. “Shteti nuk e sheh këtë si prioritet, por mendoj se ata do të bënin më shumë përpjekje, nëse këto gra do të kishin përkatësi etnike serbe.”

As qeveria serbe dhe as ambasada që mbulon Sirinë – aktualisht e vendosur në Libanin fqinj – nuk iu përgjigjën kërkesave për koment për këtë artikull.

 “Imagjinoni sikur është fëmija juaj”

Gjatë dimrit kushtet në kampin Roj përkeqësohen edhe për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohjes. Foto: BIRN/Arkivi Privat

Vajza e Faizës sapo kishte mbushur 18 vjeçe kur u nis për në Siri në vitin 2014, e joshur nga një burrë që njohu në internet, i cili i dërgoi paratë për udhëtimin.

Llogari të tilla janë të zakonshme. Ekspertët e kanë quajtur metoda e indoktrinimit “djali i dashuruar”, në të cilën një partner tepër fetar e bind një vajzë të re që t’i bashkohet atij në “tokën e premtuar” ku ata mund të praktikojnë lirisht dhe plotësisht fenë e tyre. Për shumë njerëz, ëndrra shkatërrohet shpejt.

“Ata thjesht joshen me historinë e një jete më të mirë dhe besimi më të pastër, por sapo shkoi atje, kuptoi se e gjitha ishte një mashtrim”, tha për BIRN Faiza (jo emri i saj i vërtetëÇ.

Marrëdhënia zgjati vetëm disa muaj, por, duke qenë se gratë nuk mund të qëndronte beqare nën Shtetin Islamik, vajza e Faizës u martua me një burrë tjetër nga i njëjti rajon i Sanxhakut në Serbinë jugperëndimore. Ata patën një djalë në vitin 2017 dhe një vajzë vitin e ardhshëm, por fëmija më i vogël vdiq kur tre predha goditën shtëpinë ku ata jetonin.

Pas një përpjekjeje të dështuar për t’u arratisur në Turqi, vajza dhe nipi i Faizës, tani katër vjeç, u dërguan në kampin Roj. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me bashkëshortin.

“U bënë thuajse katër vjet që ata janë në atë kamp ku nuk ka ushqim apo ujë”, tha Faiza. “Ajo ka astmë, dhimbje shpine dhe nuk po i japin ilaçet e duhura. Çmimet e ushqimeve po rriten shumë dhe ndonjëherë ne nuk i dërgojmë dot para përmes ndonjë ndërmjetësi.”

“Imagjinoni sikur të ishte fëmija juaj. Thjesht imagjinojeni. Si do të ndiheshit po të ishit në vendin tim?

Megjithatë, lutjet e tilla kanë rënë kryesisht në vesh të shurdhër në Serbi. Mbështetja e tyre e vetme e vërtetë vjen nga OJQ-të si Impuls ose ASTRA me qendër në Beograd, e cila punon me viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Unë i ndihmoj ata si një lloj këshillimi psikologjik dhe duke punuar në fuqizimin e atyre grave”, tha Agovic. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku.”

Serbia e ka parë islamin historikisht me dyshim dhe Agoviç shqetësohet se stigma e Shtetit Islamik që u është bashkangjitur grave po e pengon shtetin të bëjë atë që mundet për t’i rikthyer ato.

Agoviç megjithatë shprehu shpresë, duke përmendur një bisedë më 2 shkurt mes familjeve të grave dhe Gordana Comiç, ministre e Serbisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

“Ajo na tha se do të bëjë gjithçka që mundet për ta trajtuar këtë çështje nga ana e shtetit, por edhe me organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, tha Agovic për BIRN. Comiç nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Ndërsa një pjesë e publikut serb i sheh gratë e tilla si ekstremiste dhe kriminele, ekspertët në ASTRA thonë se ka prova të qarta se ato janë viktima të “shtrëngimit për të kryer krime” të ushtruara nga partnerët e tyre meshkuj dhe luftëtarë të tjerë të Shtetit Islamik rreth tyre.

“Sikur ta mund të ktheja pas kohën”

Motra e Samirës u largua për në ish-bastionin e Shtetit Islamik të Raqqa-s në Siri në vitin 2017, duke u bashkuar me bashkëshortin e saj i cili ishte larguar një vit më parë dhe i tregoi asaj historitë e një “jete të vërtetë sheriatike” kushtuar lutjes dhe spiritualitetit. Ajo është gjithashtu tani e bllokuar në kampin Roj.

“Nëse do të mund ta kthente kohën pas, ajo s’do të ishte larguar kurrë”, tha Samira (jo emri i saj i vërtetë) për BIRN. “Kjo është ajo që ajo më përsërit vazhdimisht.”

Ashtu si Aiba, edhe motra e Samirës u fut në burg për katër muaj pasi u kap duke përdorur një celular. Por ajo refuzoi të diskutonte kushtet brenda qelisë, tha Samira.

“Më pas kuptova nga gratë e tjera se çfarë po ndodhte në burg dhe historitë ishin të tmerrshme”, tha ajo. “Por situata në kamp tashmë është mjaft e keqe. Nuk ka kushte elementare të jetesës. Motra ime tani peshon 50 kilogramë.”

“Tani në dimër atje është shumë ftohtë. Shpesh ka zjarre dhe mund të ndodhë që gjatë dimrit gra dhe fëmijë të digjen, pasi disa çadra marrin flakë dhe nuk ka mundësi të shpëtojnë.”

Faiza, e cila ende nuk e ka takuar nipin e saj katërvjeçar, tha se askush nuk mund të kundërshtojë faktin që fëmijët nuk kanë asnjë faj. Çdo vit që kalon, tha ajo, është një vit i humbur përsa i përket arsimimit dhe socializimit të tyre. Gratë në kampe thonë se fëmijët meshkuj largohen nga nënat e tyre kur mbushin 10 vjeç.

“Fëmijët nuk dinë asgjë, ata vrapojnë nëpër rrugë dhe në pisllëk pa kushte për arsimim”, tha ajo. “Në një farë mënyre, ata nuk dinë shumë gjëra nga bota e jashtme.”

“Kërkoj vërtet ndihmë për t’i rikthyer ata fëmijë. Ata nuk kanë faj për asgjë.”

Agoviç, nga Impuls, tha për BIRN: “Riatdhesimi i fëmijëve së bashku me kujdestarët e tyre kryesorë është ajo që po kërkojmë.”

Në një nga mesazhet zanore që dëgjuam, Aiba tha se rojet e kampit e kërcënuan se do t’ia merrnin fëmijët, nëse ajo fliste ndonjëherë për përvojën e saj në burgun e kampit. Por ajo ende flet.

“Ajo që kemi përjetuar këtu, nuk mund të përshkruhet dot me fjalë”, thotë ajo. “Tortura fizike dhe psikologjike. Është koha që të dal nga kjo çmendinë. Katër vjet janë shumë.”

Etiketa: BallkanBeogradBIRNBurgEmrigraISISizolimkampKombet e BashkuaraKrimekriminelemashtrimmbështetjeMjaftmyslimaneParaPunëQeveriarajonSerbiSerbiaShteti IslamikSirite riatdhesuartorturaTurqiviktimaViktimat e trafikimitvuajtjezjarre
Tjetri
Rreziku i një katastrofe bërthamore në Ukrainë

Rreziku i një katastrofe bërthamore në Ukrainë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.