AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS bllokon dëshmitë e anëtarëve të komisioneve për inceneratorët

Mazhoranca ia doli të bllokojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve kyç të çështjes me argumentin se po ndërhynin në punën hetimore të SPAK-ut. Opozita e cilësoi sjelljen e deputetëve socialistë si përpjekje për bllokimin e hetimit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:01 | 16/02/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar, Jorida Tabaku duke debatuar me deputetin socialist, Arben Pëllumbi. Foto: LSA

Ish-anëtarët e komisioneve të dhënies së koncesioneve për inceneratorët në Elbasan dhe në Fier nuk arritën të dëshmojnë në komisionin hetimor parlamentar, pas pretendimit të mazhorancës se thirrja e tyre ishte anti-ligjore.

Sipas deputetëve të Partisë Socialiste, nuk mund të dëshmojnë persona të cilët janë në hetim nga SPAK, apo kanë padi penale apo dënim nga gjykata për çështjen që është në hetim, duke e cilësuar thirrjen e tyre në kundërshtim me Kodin Penal.  Me këtë argument, ata bllokuan dëshmitë e dy gazetarëve Artan Rama dhe Jetmir Olldashi dhe më pas dhe të 14 dëshmitarëve të tjerë që kishin një rol kyç në procedurat e dhënies së koncensioneve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Mazhoranca kundërshtoi të martën dëshminë e 5 anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit të Elbasanit, pasi u pretendua se ishin nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Ledia Karalliu, Bardh Çapiri dhe Serafin Papa, edhe pse qëndruan me orë të tëra në pritje për të dëshmuar sipas radhës së përcaktuar, nuk u morën në pyetje nga komisioni. Në një takim me dyer të mbyllura, deputetët vendosën se nuk do të merren dëshmitë e tyre publike për shkak se janë persona nën hetim për këtë çështje nga SPAK.

Me të njëjtin argument mazhoranca bllokoi të mërkurën edhe dëshmitë e 9 anëtarëve të komisionit të prokurimit të inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri, Florian Muçaj, Azem Shahtëri,  Armida Ali, Valbona Ballgjini, Erion Murataj, Sidita Temali, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.

Debati në komision nisi me dëshmitaren e parë nga ky grup, Sabina Cenamerin, e cila tha se ishte thirrur në SPAK për të dëshmuar në lidhje me koncensionin e Fierit.  Nënkryetari i ri i komisionit, Arben Pëllumbi, kërkoi që të ndërpritej dëshmia, pasi sipas tij, komisioni po ndërhynte në punën e një organi hetimor. Pas një debati të gjatë dhe një pushimi të detyruar që u justifikua me gjendjen emocionale të dëshmitares, komisioni nisi punën, por këtë herë ishte deputeti tjetër socialist, Eduart Shalsi që kundërshtoi dëshminë e saj.  Ai tha se duhej marrë një mendim juridik i paanshëm nga një konstitucionalist për këtë çështje.

Ashtu si Shalsi, edhe deputetët e tjerë të mazhorancës vijuan në të njëjtën linjë kundërshtimin e tyre duke e kthyer mbledhjen në një debat për procedurë. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku kërkoi që të ndiqej praktika e mëparshme parlamentare me komisionet hetimore duke sjellë në vëmendje komisionin hetimor për çështjen e “21 janarit”, kur ishte marrë dëshmitar kreu i gardës, Ndrea Prendi edhe pse ndodhej në hetim nga drejtësia.

Debati zgjati disa orë pa asnjë konsensus dhe Tabaku vendosi të shmangë dëshmitë e 9 ish-anëtarëve të Komisionit të Prokuromit dhe të vijojë me thirrjen e dëshmitarëve të tjerë në radhë. Ajo e akuzoi mazhorancën se po bllokonte hetimin.

Më herët, deputeti i PD-së Edmond Spaho njoftoi tërheqjen e tij si anëtar i këtij komisioni duke marrë shkas nga sjellja e mazhorancës.

“Ky komision nuk do të ketë rezultat, pavarësisht përpjekjeve tona për të nxjerrë faktet në dritë, për të informuar publikun për vjedhjet skandaloze që janë bërë në 3 kontrata”- tha ai duke e cilësuar “qesharak” vendimin për të mos marrë dëshmitë e anëtarëve të komisionit të prokurimit të Elbasanit.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë publike akuzoi mazhorancën dhe opozitën se kishin marrë një “vendim skandaloz” me urdhër politik.

Gjatë mbledhjes së radhës para komisionit dëshmoi kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, Reida Kashta, drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik, Rovena Beqiraj, ish Drejtore e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, të cilët u pyetën për rolin apo dijeninë e tyre për procedurat e ndjekura në dhënien e 3 koncensioneve të inceneratorëve.

 

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveArben PëllumbideputetdëshmitarëDrejtësiaEdmond SpahoEduart ShalsielbasanEtleva KondiFierFloriangazetarGjykataGledian LlatjaHetimInceneratorJorida TabakuKomisionKomisioni hetimor parlamentarLSIMonika KryemadhiNamik SimixhiuNdrea PrendipadiParaPartisë SocialistePDPëllumb AbeshiProkuroriaProkuroria e PosaçmePSPunëRamaSabina CenameriSerafin PapaSidita TemaliSPAKTaulant TushaValbonaValbona BallgjiniVendim
I mëparshmi

KPA i çmoi bindëse shpjegimet e Sokol Ngresit për pasurinë

Tjetri

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e socialistëve për shkarkimin e Metës

Tjetri
Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e socialistëve për shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e socialistëve për shkarkimin e Metës

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.