AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KPA rrëzon kërkresat paraprake të prokurorit Bujar Memia

Kolegji i rrëzoi edhe kërkesat paraprake për plotësimin e dokumenteve nga KLP dhe ILD, lidhur me procedurën për masën disiplinore ndaj prokurorit të Krujës, Bujar Memia dhe vendosi të shtyjë seancën për të zhvilluar debatin gjyqësor mbi themelin e ankimit ndaj vendimit të shkarkimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Albana Shtylla gjatë një seance të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Fotoi:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 18 shkurt, të rrëzojë dy kërkesa të prokurorit të Krujës, Bujar Memia, gjatë shqyrtimit në seancë publike të ankimit të këtij subjekti ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin nga detyra.

Kërkesa e parë ishte ajo e mbartur nga seanca paraardhëse e zhvilluar të enjten më 17 shkurt, kur Memia kërkoi ndër të tjera çmuarjen e pavlefshëm të aktit të përfaqësimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, mbi kërkesën e të cilit u bazua KLP për shkarkimin e Memisë.

Kryetarja e trupës së Kolegjit Albana Shtylla sqaroi se trupi gjykues nuk arriti ‘shumicën e kërkuar’ dhe për këtë arsye është vendosur rrëzimi i kësaj kërkese. Në seancën e të enjtes u rrëzua kërkesa për t’u shprehur mbi gjykatën kompetente për shqyrtimin e ankimit.

Këshilli i Lartë Prokurorisë e shkarkoi në 31 mars 2021, nga detyra prokurorin Bujar Memia, pas kërkesës së Inspektorit të  Lartë të Drejtësisë, për shkak të qëndrimit të tij pasiv ndaj vendimeve të gjykatës për lirimin me kusht të dënuarve për vepra të rënda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor të 2020-ës.

Memia paraqiti një kërkesë të re paraprake nëpërmjet avokatit të tij, Anteo Papa i cili pretendoi se KLP dhe ILD nuk kishin vendosur në dispozicion të gjithë aketet e referuara. Papa pretendoi se mungonte një relacion i relatores së çështjes së Memisë në KLP, anëtares Esmeralda Keshi; transkiptet dhe audiot e mbledhjeve të Komisionit Disiplinor të KLP-së; si dhe deklarimi i mungesës së konfliktit të interesit nga ana e anëtarëve të këtij komisioni. Po ashtu, Papa këmbënguli se nuk ishte vendosur në dispozicion as procesverbali i votimit për marrjen e vendimit.

Papa vërejti se mungonin edhe dokumentet se si ILD kishte marrë dijeni për çështjet, pasi sipas tij nuk egzistojnë shkresa. “Si komunikuan, në telefon?, pyeti avokati i Memisë dhe kërkoi që të merren edhe këto dokumente me qëllim hetimin e veprimtarisë së KLP-së dhe ILD-së.

Përfaqësuesi i KLP-së deklaroi se ky institucion nuk dispozon akte të tjera veç fashikullit që i ka përcjellë Kolegjit dhe që sipas tij përfshin të gjitha aktet e dërguara nga ILD-ja dhe ato të prodhuara nga KLP-ja. Ndërsa përfaqësuesja e ILD-së deklaroi se ishte e qartë se si ishin administruar aktet në procedimin disiplinor.

Gjatë shpjegimeve të përfaqësuesve të këtyre institucioneve Papa ndërhyri duke kërkuar të vendoseshin në dispozicion dokumentet që sipas avokatit ka qenë një detyrim ligjor për t’u prodhuar, por atij ju tërhoq vëmendja nga Kolegji.

Trupi gjykues vendosi të rrëzojë edhe këtë kërkesë paraprake të ankuesit, ndërsa shtyu seancën plenare për të zhvilluar debatin gjyqësor mbi themelin e ankimit për në datën 15 mars, ora 10:00.

Etiketa: Albana ShtyllaBujar MemiadetyrimEsmeralda KeshiGjykatëGjykatësGjyqILDKLPKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKrujëprokurorSeanca
Tjetri
Administratori i inceneratorit të Fierit “humb memorien” për 23 milionë eurot e shpenzuara nga kompania

Administratori i inceneratorit të Fierit “humb memorien” për 23 milionë eurot e shpenzuara nga kompania

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.