AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vrasja e rreqebullit; aktivistët denoncojnë mosveprimin e Prokurorisë së Elbasanit

Qëndra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) është shprehur e zhgënjyer për qëndrimin neglizhues që prokuroria e Elbasanit mbajti në lidhje me denoncimin për vrasjen e një rrëqebulli në gjueti të paligjshme në Elbasan.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Individ i Rrëqebullit të Ballkanit – Pjesë e Listës së Kuqe, fotografuar nga kamerat-kurth të Organizatës PPNEA më 27 mars 2021 në Rajonin e Pukës. Foto Organizata PPNEA

Prokuroria e Elbasanit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të pushojë çështjen e rrëqebullit të vrarë në gjueti të paligjshme në Elbasan, të denoncuar nga PPNEA.

“Konkluzion i Prokurorisë nuk ka marrë në konsideratë provat e paraqitura nga PPNEA për individin e rrëqebullit të vrarë në periudhën Prill/Maj 2020, i cili më pas u ekspozua në ambjentet e restorantit”, shkruan organizata mjedisore në një deklaratë për shtyp.

Dy vite më parë, në Qershor të 2020, Qëndra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) denoncoi një rast të gjuetisë së paligjshme mbi një individ të rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), të vrarë, të balsamosur dhe të ekspozuar në ambientet e restorantit “Ke Rrema” në Elbasan.

Gjithsej, në të gjithë shtrirjen e këtij nënlloji në Ballkanin Jugperëndimor, partnerët e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit, dëshmojnë 14 individë të vrarë ilegalisht që nga viti 2006.

Rrëqebulli boreal është klasifikuar si një specie e egër e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

“Pas rreth 2 vitesh hetimesh të ngadalta, çështja e rrëqebullit të Ballkanit të vrarë në mënyrë të paligjshme në qarkun e Elbasanit jo vetëm nuk u zbardh nga Prokuroria,, por përkundrazi Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të pushojë këtë çështje”, shkruajnë të zhgënjyer aktivistët mjedisorë në deklaratën për shtyp.

Sipas prokurorisë, thuhet se në ambientet e lokalit “Ke Rrema” pas kryerjes së hetimeve nuk janë gjetur kafshë  të balsamosura për të cilat ligji i ndalon, e si pasojë nuk ka fakte penale ndaj të cilave të ngrihet denoncim.

Duke e konsideruar këtë vendim si shpërfillje ndaj jetës së egër, PPNEA i bën thirrje  autoriteteve shqiptare të rishqyrtojnë këtë çështje duke marrë në konsideratë të gjitha provat e denoncuara në Prokurorinë e Tiranës më 5 qershor 2020 dhe Prokurorisë së Elbasanit, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe me konventat ndërkombëtare që Shqipëria ka nënshkruar.

Etiketa: aktivistAktivistëDenoncimelbasangjuetiGjykatëGjykatësKEMjedisiMjedisitPPNEAProkuroriaProkuroria e ElbasanitrreqebullishqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëVendimVrasjazhdukje
Tjetri
Arben Ahmetaj i bën bisht ‘njohjes’ me Mirel Mërtirin

Arben Ahmetaj i bën bisht ‘njohjes’ me Mirel Mërtirin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.