AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Raketat serbe dërgohen në Mianmar edhe pas grushtit të shtetit të vitit 2021

Serbia eksportoi raketa me vlerë miliona euro në Mianmar në 2021 ditë pas një grushti shteti ushtarak i cili që atëherë ka shkaktuar një luftë civile. Dhe kjo u pasua edhe me katër licenca të tjera eksporti.

Marija RisticSasa DragojloJovana TomicngaMarija Ristic,Sasa Dragojlodhe2 të tjerë
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjeolokacioni i imazhit të avionit të postuar në mediat sociale në aeroportin e Yangon.

Ilyushin-62M, i operuar nga transportuesi ajror privat bjellorus, Rada Airlines, u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Beogradit disa minuta pas mesnatës së 9 shkurtit 2021, i ngarkuar me qindra raketa 80 mm prodhimi serb.

Pas një ndalese në Egjipt, avioni u ulë 8,000 kilometra në lindje në Yangon, kryeqyteti i Mianmarit dhe në atë kohë skena e një grushti shteti të përgjakshëm ushtarak që filloi më 1 shkurt dhe do ta fuste vendin në një luftë civile.

Këto janë fakte të vërtetuara nga BIRN në bashkëpunim me Myanmar Witness, Qendrën për Gazetari Investigative në Serbi, CINS dhe Lighthouse, bazuar në imazhet, videot dhe dokumentet me burim të hapur.

Avioni, megjithatë, nuk duhet të ishte larguar kurrë nga pista.

Duke shpërfillur raporte të përhapura për dhunë, vrasje dhe abuzime të të drejtave të njeriut, Serbia lejoi që dërgimi i armëve të vazhdojë, pavarësisht nga kërkesa që qeveria të revokojë çdo leje për eksport armësh nëse ndryshojnë kushtet në vendin e destinacionit dhe nëse ekziston rreziku që armët mund të përdoret për të shkelur të drejtat e njeriut.

Në mars 2021, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë që shpreh shqetësim të thellë për kërcënimin ndaj të drejtave të njeriut në Mianmar nga transferimet e parregulluara ose të paligjshme të armëve. Qershorin e ardhshëm, me ushtrinë në Mianmar që kërkonte të shtypte protestat masive, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare “të parandalojnë fluksin e armëve në Mianmar”.

Serbia ishte ndër 119 nga 193 shtetet anëtare që votuan në favor të rezolutës jodetyruese, megjithëse kishte dhënë tashmë të paktën katër licenca të tjera për eksport armësh për në Mianmarin, dy në mars, një në prill dhe një në qershor. Është e paqartë nëse dërgesat vazhduan.

Nga Beogradi në Yangon, nëpërmjet Kajros

Sipas të dhënave nga FlightRadar24 dhe ADS-B Exchange, avioni Ilyushin-62M është nisur nga Beogradi, ka ndaluar në Kajro, Egjipt, për disa orë, përpara se të vazhdonte rrugën për në Yangon, Myanmar.

Sipas dokumenteve të ministrisë serbe të tregtisë, gjithsej 2,524 raketa të padrejtuara 80 mm janë eksportuar nga Serbia në Mianmar në dy dërgesa, në janar 2021 dhe më pas në shkurt.

E gjithë porosia ishte me vlerë 4.75 milionë euro dhe u eksportua nga Jugoimport SDPR me qendër në Beograd, një ndërmjetës shtetëror në importin dhe eksportin e pajisjeve të lidhura me mbrojtjen.

Ngarkesa e parë prej 880 raketash u realizua më 23 janar, një javë përpara se ushtria e Mianmarit të merrte kontrollin pas zgjedhjeve të përgjithshme të fituara nga partia NLD e Aung San Suu Kyi. Ngarkesa e dytë, prej 1644 raketash, ndodhi me Mianmarin në kthetrat e një grushti shteti dhe duke rënë me shpejtësi në dhunë.

Bazuar në dëshmitë me burim të hapur, BIRN, Myanmar Witness, CINS dhe Lighthouse mësuan rrugën që ndoqën të dyja dërgesat, nga Beogradi në Yangon.

Sipas të dhënave nga FlightRadar24 dhe ADS-B Exchange, pasi u nis nga aeroporti i Beogradit më 9 shkurt, avioni Ilyushin-62M, me numër regjistrimi EW-505TR, u ndal në Kajro, kryeqyteti i Egjiptit, për disa orë, përpara se të vazhdonte për në Yangon, ku u ul pas orës 18:00 me orën lokale.

Imazhet nga toka konfirmojnë gjithashtu mbërritjen e aeroplanit në Yangon, me një foto të ngarkuar të njëjtën ditë që tregon arkat duke u shkarkuar.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se i njëjti aeroplan ishte rinovuar edhe me një dysheme të re druri për udhëtime mallrash. Nga dyshemeja, panelet anësore dhe numrat e shënuar përgjatë pjesës së brendshme të avionit (treguar në kutitë e bardha), mund të shihet se ngarkesa që po shkarkohet është nga i njëjti avion, EW-505TR. Kjo mbështetet nga imazhe shtesë që tregojnë brendësinë e avionit, duke përfshirë pajisjet e përshtatshme të ndriçimit në tavan dhe numrin ’65’ në mure. Formulimi në arkat e gjelbra përputhet gjithashtu me formulimin që mund të gjendet në arkat e armëve të prodhuara nga Serbia.

Lidhje e fortë që daton prej dekadash

Pamjet e avionëve që lëshojnë raketa nga videoja e dytë.

Dërgesat e gjurmuara në këtë artikull përbëjnë vetëm një pjesë të tregtisë së armëve midis Serbisë dhe Mianmarit.

Lidhjet midis dy vendeve datojnë në vitet 1950, kur Mianmari, i njohur atëherë si Burma, dhe Jugosllavia, pjesë e së cilës Serbia ishte, ishin themeluesit e Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara.

Në vitin 2015, ministritë e mbrojtjes të të dy vendeve nënshkruan një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi dhe, sipas bazës së të dhënave Comtrade të OKB-së, Serbia eksportoi armë me vlerë rreth 23.5 milionë dollarë në Mianmar midis 2018 dhe 2021.

Dokumentet e ministrisë së tregtisë tregojnë se Mianmari ka blerë kryesisht bomba, silur, raketa, predha, lloje të ndryshme municionesh dhe avionësh. Ndër “përdoruesit përfundimtarë” janë ministria e mbrojtjes e Mianmarit, forcat ajrore dhe zyrat e ushtrisë dhe gjeneralëve të forcave ajrore.

BIRN, Myanmar Witness, Lighthouse dhe CINS nuk ishin në gjendje të verifikonin nëse armët serbe ishin përdorur në luftimet e nisura nga grushti ushtarak i shtetit.

Megjithatë, raketa të të njëjtit lloj u përdorën në sulmet ajrore në zonat civile të qytetit Loikaw, kryeqyteti i shtetit lindor Kayah, në janar të këtij viti.

Në videon e postuar në Facebook më 11 janar, shihet një avion luftarak duke gjuajtur të paktën tre raketa të padrejtuara, të cilat lënë një gjurmë zjarri dhe tymi.

Një video e dytë e postuar në Facebook në të njëjtën ditë tregon gjithashtu një sulm ajror dhe në fund të videos shihet që vendi është Loikaw, me pesë raketa të tjera të lëshuara, afërsisht në këtë lokacion. OKB vlerëson se gjysma e popullsisë së Loikaw është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre dhe se pothuajse 90,000 njerëz nga shteti Kayah janë zhvendosur.

Më shumë se 650 shtëpi dhe ndërtesa të tjera civile, duke përfshirë kisha, manastire dhe shkolla, janë djegur ose shkatërruar në shtetin Kayah që nga maji 2021, sipas raporteve të cituara nga OKB.

Armët serbe vihen re diku tjetër

Qeveria serbe thotë se nuk ka dhënë asnjë licencë të re për eksporte armësh në Mianmar që nga shpërthimi i krizës dhe ka hedhur poshtë raportet e mediave në Mianmar se një delegacion serb vizitoi vendin në janar të këtij viti për të diskutuar bashkëpunimin ushtarak dhe shitjen e armëve.

“Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Serbe nuk ishte në Mianmar dhe përfaqësuesit e Ministrisë dhe Ushtrisë nuk negociuan për shitjen e armëve në atë vend”, tha ministria e mbrojtjes për të përditshmen serbe Danas më 27 janar. “Ne vërejmë se leje për eksportin e armëve në Mianmar nuk janë dhënë që nga shpërthimi i krizës së fundit në atë vend.”

Megjithatë, gjetjet e këtij investigimi tregojnë se eksporte të bazuara në lejet e mëparshme janë realizuar pas grushtit të shtetit, në shkelje të dukshme të legjislacionit serb që kërkon revokimin e lejeve nëse ndryshojnë kushtet e sigurisë dhe ekziston rreziku që armët të përdoren për të shkelur të drejtat e njeriut.

Rregullat në Serbi për licencat e eksportit të armëve janë harmonizuar me rregullat e përbashkëta të miratuara nga BE-ja në 2008 dhe Traktatin e Tregtisë së Armëve, i cili rregullon tregtinë ndërkombëtare të armëve konvencionale. Këto theksojnë se një vend duhet të refuzojë një licencë eksporti, nëse ekziston një rrezik i qartë që teknologjia ose pajisjet ushtarake që do të eksportohen mund të përdoren për shtypje të brendshme.

Të paktën katër leje të tjera u dhanë gjithashtu pas marrjes së kontrollit ushtarak, megjithëse është e paqartë nëse eksportet vazhduan.

Leja e parë i është dhënë më 8 mars 2021, më shumë se një muaj pas grushtit të shtetit, kompanisë beogradase JNJ Export Import Ltd për eksportin e municioneve në vlerë prej 2.65 milionë euro. Dy ditë më vonë, më 10 mars, prodhuesi shtetëror i armëve Sloboda Cacak mori gjithashtu një leje për të eksportuar katër fishekë eksploziv 122 mm.

Më pas, përkundër përkeqësimit të situatës së sigurisë në Mianmar dhe raporteve për dhunë ndaj civilëve, Serbia i dha një tjetër licencë më 7 prill kompanisë private Zenitprom, duke përfshirë edhe për eksportin e municioneve të prodhuara nga Sloboda Cacak.

Leja e katërt e eksportit pas grushtit të shtetit u dha më 8 qershor, sërish për Sloboda Cacak, për eksportin e municioneve. Tre lejet e dhëna për pronësinë shtetërore Sloboda Cacak, dy prej të cilave erdhën pas grushtit të shtetit, kapnin vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Armët e prodhuara në Serbi janë vërejtur në disa zona konflikti vitet e fundit. Qeveria serbe mohon se armët janë përdorur për shkelje të të drejtave të njeriut dhe pretendon se disa vende të BE-së gjithashtu eksportojnë armë në zonat e konfliktit.

Së fundmi, në gusht të vitit të kaluar, Amnesty International kritikoi Serbinë për eksportimin e armëve në Burkina Faso, ku armët e prodhimit serb u përdorën nga një degë e Shtetit Islamik përgjegjëse për vrasjen e qindra civilëve.

Në nëntor 2020, plumbat e prodhuar në Serbi u përdorën nga autoritetet nigeriane në një goditje vdekjeprurëse ndaj protestuesve të paarmatosur në kryeqytetin Lagos, ndërsa armët e prodhuara në fabrikën Krusik të Serbisë u përdorën në shtator të të njëjtit vit në luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin polemik të Nagorno-Karabakut.

Në qershor të vitit 2020, kur forcat qeveritare libiane zmbrapsën forcat rebele nga jugu i Tripolit, një predhë e prodhuar nga Serbia u gjet e lidhur pas një arushi pelushi, si një kurth me armë zjarri i vendosur me sa duket nga forcat që tërhiqeshin.

Autoritetet në Irak përdorën gjithashtu granata gazi të prodhuara nga Serbia në tetor 2019 për të shpërndarë protestuesit antiqeveritar në Bagdad, me efekt vdekjeprurës. Armë të prodhimit serb u panë gjithashtu në Siri në vitin 2016 gjatë konfliktit atje.

Ky artikull u realizua si pjesë e Shkollës Verore për Gazetari Investigative të BIRN

Etiketa: Amnesty InternationalArmëarme serbeBEBeogradBIRNbombaCINSEgjipteksport armëshEuroFacebookimportIrakKrusikLokaleMianmarMinistria e MbrojtjesOKBpaktPartiaProtestatQeveriarrezikRrjetet socialeSerbiSerbiaSHshkollashtatorshtypjeSiriSulmsulm ajrorTokatregti armeshUshtriavideovrasje
Tjetri
Akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata dënon me 7 vjet burg ish-policin që ngacmoi seksualisht një të mitur

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.