AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, por dështon të miratojë një rezolutë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të opozitës kërkuan që parlamenti shqiptar të dilte me një rezolutë kundër sulmit rus në Ukrainë, por ministrat e mazhorancës e quajtën të panevojshme.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:47 | 24/02/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në mbledhjen e parë më 10 shtator 2021. Foto: LSA

Parlamenti shqiptar nuk arriti të enjten që të gjente konsensus për të miratuar një rezolutë të përbashkët si qëndrim të Shqipërisë ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë. Rezoluta u propozua nga deputetë të opozitës, por deputetët dhe ministrat e mazhorancës qeverisëse e quajtën të panevojshme.

Që në nisje të seancës plenare, deputeti Tritan Shehu propozoi që të shmangej rendi i ditës dhe të diskutohej për sulmin rus në Ukrainë dhe në fund të diskutimeve të dilej me një rezolutë të fortë të përbashkët. “Sot ndodhemi para një agresioni të madh të demokracisë në Europë, i cili rrezikon dhe rajonin tonë,” tha ai.

Por Mimi Kodheli, e cila mban detyrën e zv/presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se shteti kishte mekanizma të tjerë për të mbajtur qëndrim.

“Shteti shqiptar ka shumë mekanizma duke nisur nga presidenti, që mbledh këshillin e sigurisë apo raportime të kryeministrit e ministrave, po sigurisht ka dhe të drejtën të bëjë rezoluta,” tha ajo duke kërkuar kryetares së Kuvendit që seanca të vijojë normalisht.“Shqipëria është vend i NATO-s dhe i merr vendimet tjetërkund për këtë gjë,” tha ajo.

Kryeparlamentarja e hodhi në votim propozimin e Kodhelit dhe me votat e mazhorancës u vijua me rendin e ditës së parlamentit.

Por opozia iu rikthye kësaj çështje sërish gjatë seancës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, si dhe kundërshtari i tij brenda partisë, Sali Berisha, mbajtën të njëjtin qëndrim duke kërkuar që Kuvendi të mos anashkalonte diskutimin e e ngjarjes më të rëndësishme.

“Thirrja ime është e qartë dhe e paekuivok ndaj strukturave përgjegjëse të ekzekutivit, veçanërisht duke patur parasysh rolin tonë dyvjeçar që sapo ka nisur në Këshillin e Sigurimit, i drejtohet kreut  të qeverisë, i drejtohet të gjithë institucioneve,” tha Basha.  Ai tha se nuk po kërkonte ta politizonte çështjen, por kërkoi një “reagim të fuqishëm, aspak rutinor ndaj një akti të pashembullt agresioni”, që sipas tij, kërcënon jo vetëm rendin botëror, por “ndodh në një kontekst aspak të qetë dhe për rajonin tonë e në veçanti për interesat tona kombëtare edhe në raport me Republikën e Kosovës”.

Bashës iu përgjigj ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila e vlerësoi qëndrimin e opozitës dhe tha se “qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat dhe është pranë aleatëve tanë në NATO”.  “Jemi bashkë në këtë, nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e fortë të Shqipërisë,” shtoi ajo.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, refuzimi i mazhorancës për të dalë me një rezolutë në parlament e barazonte atë me “parlamentin e Rusisë së vogël, Serbisë”. “Si mund të justifikohet ky qëndrim? Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit,” tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi akuzoi opozitën se po e politizonte këtë diskutim dhe se ishte qeveria ajo që mbante qëndrim në emër të vendit.

“Unë nuk shoh rezoluta parlamentare, sot po flasin qeveritë në emër të vendeve të tyre. Do t’ju lutesha që këtë çështje të mos e përdorim në politikë. Do të thoja që dhe çështje të tjera që shtrembërohen në një situatë ku duhet të tregojmë se dimë të reagojmë edhe përballë situatave të mëdha,” tha Peleshi duke iu drejtuar kolegëve të opozitës.

Për këtë çështje foli dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka që bëri një bëri një raportim për rolin e Shqipërisë në NATO dhe Këshillin e Sigurimit si anëtare e përkohshme duke theksuar se “Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të hapur, të qartë dhe të argumentuar ndaj politikës ruse në rajon dhe më gjerë, qëndrim që përputhet me atë të ShBA dhe BE dhe që e bën këtë qëndrimi të vendit tonë të dallueshëm në rajon”.

Ndësa për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, konflikti Rusi-Ukrainë mund të sjellë probleme për ekonominë shqiptare për shkak të importeve nga Serbia. Ajo propozoi që “ministria e Bujqësisë dhe komisioni i emergjencave duhet të jenë të gatshëm duke pasur parasysh që furnizimi i Shqipërisë pjesën më të madhe e ka nga Serbia me ushqim”.

Pasi deputetët nuk gjetën gjuhën për të futur në rend dite një rezolutë për dënimin e sulmit rus, Presidenti Ilir Meta njoftoi se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

 

Etiketa: BashaBEdeputetElisa SpiropaliIlir MetaKosovëKuvendiLSILulzim BashaMetaMimi KodheliMonika KryemadhiNATONiko PeleshiOlta XhaçkaParaparlamentPDQeveriaQeveria shqiptarerajonraportRefuzimiRezolutaRusiSali BerishaSeancaSerbiaSHBAshqipShqipëriashqiptareTritan ShehuUkrainëVendimetvotim
I mëparshmi

Shtetet kufitare me Ukrainën përgatiten për valën e refugjatëve

Tjetri

Kuvendi rizgjedh Genti Sejkon Guvernator të Bankës së Shqipërisë

Tjetri
Pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit fshihet pas rënies së euros

Kuvendi rizgjedh Genti Sejkon Guvernator të Bankës së Shqipërisë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.