AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni mbyll hetimin për inceneratorët, palët do të dalin me 2 raporte

Komisioni parlamentar për “aferën e inceneratorëve” mbylli të premten hetimin disa mujor për ligjshmërinë e procedurave në dhënien e 3 kontratave konçensionare për impantet e përpunimit të mbetjeve. Palët lajmëruan se do të dalin me dy raporte të kundërta më 7 mars.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni hetimor për mbetjet | Foto LSA

Anëtarët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në komisionin hetimor për inceneratorët votuan unanimisht të premten mbylljen e hetimit parlamentar për këtë çështje, pasi përmbylli seancat e dëshmive me kryeministrin Edi Rama.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e cilësoi punën e komisionit një sukses në denoncimin dhe faktimin e shkeljeve ligjore në dhënien e këtyre kontratave, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj tha se në komision u faktuan gënjeshtrat publike të opozitës.

“Të tre kontratat konçesionare duke përfshirë edhe atë të Tiranës, që nga formula, mënyra e hartimit të kontratës, por edhe zbatimi është më korruptivja, përbëjnë atë që, besoj për të gjithë qytetarët, gjatë këtyre tre muajve, është bërë e qartë si afera më korruptive e firmosur nga qeveria Rama gjatë 8 viteve të fundit”- tha Tabaku duke folur për punën e komisionit.

Sipas Tabakut, mazhoranca dhe kryeministri Rama bënë mbrojtje politike për kontratat konçesionare dhe pronarët e kompanive që janë persona në kërkim.

“Dëshmitarët një nga një kanë dhënë dëshminë e tyre dhe pjesa më e madhe e tyre kanë treguar të paktën, deri në nivelin politik, përfshirjen e tyre”- tha ajo duke i cilësuar dëshmitë e zyrtarëve shtetërore si faktim i “aferës korruptive”.

Ajo veçoi dëshminë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, që sipas saj,  “këtu në betim tha që ka marrë një angazhim pa pasur një vendim të Këshillit Bashkiak”.

“Ka nënshkruar një kontratë me pjesën takuese të Bashkisë Tiranë, 91 milionë pa pasur një vendim të Këshillit Bashkiak dhe kjo është shkelja më e rëndë, arroganca më e rëndë që i është bërë ndonjëherë pushtetit lokal në këto vite”- shtoi Tabaku.

Sipas Tabakut komisioni ka arritur të provojë, pavarësisht mungesës së dokumenteve zyrtare,  se procedurat e ndjekura në dhënien e konçensioneve kanë qënë korruptive. “Ka pasur zyrtarë të guximshëm të shtetit shqiptar, të cilët na i kanë sjellë këto informacione”- tha ajo duke rezervuar dhe një falenderim për zyrtarët që kanë refuzuar të firmosin mbi këto procedura.

Mazhoranca kishte një qëndrim krej të kundër me atë të Tabakut për hetimin parlamentar. Nënkryetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj, e komentoi hetimin si një faktim të gënjeshtrave të opozitës për inceneratorët.  Felaj akuzoi opozitën se shkeli ligjin gjatë hetimit, pasi nuk arriti që të ndante hetimin penal nga ai parlamentar.

“Ky komision nuk arriti të ishte në performancën e një komisioni hetimor parlamentar. Ky komision nuk e ndau një hetim parlamentar nga një hetim penal”- tha ajo duke lajmëruar një raport më vete nga pala e mazhorancës.  Sipas Felajt, opozita e nisi hetimin duke folur për “inceneratorë fantazëm” por nga vizitat në terren u vërtetua se “impiantet ekzistojnë dhe sot qytetarët e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjës  duhet të jenë të ndërgjegjshëm që mbetjet trajtohen në këto impiante”.

Komisioni vendosi që më datë 7 mars të miratojë raportin përfundimtar të hetimit, por palët paralajmëruan 2 raporte të ndryshme në qëndrimet e tyre ndaj hetimit. Tabaku u bëri dhe një thirrje të fundit drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Avokates së Shtetit, kryetarit të bashkisë Tiranë, bankës Credins dhe disa institucioneve të tjera që të sjellin informacionet dhe dokumentet që u janë kërkuar nga komisioni.

Etiketa: Afera e inceneratoreveCredinsdëshmitarëEdi RamaErjon VeliajErmonela FelajHetimInceneratorJorida TabakuKomisionKomisioni hetimor parlamentarmbrojtjeMjedisiOpozitapaktPartisë DemokratikePartisë SocialistePunëQeveriaQeveria RamaRamaraportTiranëVendim
Tjetri
Në reformimin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, Moldavia vëzhgon precedentin shqiptar

Në reformimin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, Moldavia vëzhgon precedentin shqiptar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.