AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mediat serbe pro-qeveritare lavdërojnë “pushtimin” rus të Ukrainës

Gazetat serbe, të cilat zakonisht janë pro-Putinit, ose raportuan me entuziazëm për mbërritjen e trupave të Moskës "brenda një dite në Kiev” ose e quajtën sulmin rus ndaj Ukrainës një "përgjigje ndaj kërcënimeve të NATO-s".

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqet e para të gazetave serbe të premten në mëngjes. Foto: politika.rs, danas.rs, novosti.rs, kurir.rs, objektiv.rs, nova.rs, blic.rs. Grafika: BIRN.

Gazetat që mbështesin qeverinë serbe përshëndetën pushtimin rus të Ukrainës në faqet e tyre të para të premten, 24 orë pasi presidenti rus Vladimir Putin filloi sulmin e tij ushtarak.

Informer dhe Alo në faqet e tyre të para kishin lajme që pretendonin se Rusia “mbërriti në Kiev brenda një dite”, ndërsa titulli kryesor në faqen e parë të  Objektiv thoshte “Rusët pushtuan Ukrainën brenda një dite”.

Titulli kryesor i Vecernje Novosti ishte “Grusht shteti rus në përgjigje të kërcënimeve të NATO-s”.

Sprski Telegraf shkruante “Putini po përgatit ‘Satanin’ (raketën balistike ndërkontinentale ruse R-36) për Evropën” së bashku me një foto të presidentit rus me uniformë ushtarake.

Politika e hapi me “Gjendje lufte në Ukrainë”, duke thënë se “Putini miratoi një operacion ‘çmilitarizimi dhe denazifikimi’” dhe duke cituar vetëm burime ruse për luftën në vazhdim. Zyrtarët rusë shpesh kanë e akuzuar qeverinë ukrainase të Volodymyr Zelensky, i cili është hebre, si fashiste.

Ndërkohë Danas dhe Nova, të cilët shihen si kritikë ndaj qeverisë, raportuan kryesisht për heshtjen e zyrtarëve serbë për sulmin rus në Ukrainë.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, një aleat i Putinit, i cili po kërkon gjithashtu anëtarësimin në BE për Serbinë, ende nuk e ka shprehur qëndrimin e tij zyrtar për pushtimin rus të Ukrainës.

Mediat kryesore serbe, të cilat zakonisht janë pro Putinit, vazhduan ta mbështesin atë pasi ai njohu pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura të Ukrainës lindore, Donetsk dhe Luhansk, më 21 shkurt.

Tabloidi Informer shkoi edhe më tej të martën, duke publikuar një titull në faqen e parë që pretendonte se “Ukraina sulmoi Rusinë”.

Ai pretendoi se “ukrainasit bombarduan një pikë kontrolli kufitar pranë Rostovit, 150 metra brenda territorit rus” dhe “forcat speciale ruse eliminuan pesë diversantë ukrainas që u përpoqën të kalonin kufirin” – pretendime që janë mohuar fuqishëm nga qeveria ukrainase.

Më 22 shkurt, tabloidi Kurir publikoi një artitull duke pretenduar se “Rusia ka bërë gjithçka që mundet për paqen në Ukrainë”.

Të nesërmen, 24 orë para fillimit të pushtimit rus, Vecernje Novosti raportoi qartë se Putin tha se Rusia “nuk po ndërton një perandori dhe do të ishte më mirë që Kievi të hiqte dorë nga dëshira për t’u anëtarësuar në NATO”.

Të enjten, ditën e fillimit të pushtimit, Informer citoi ish-presidentin amerikan Donald Trump, të thoshte se “Putini është një gjeni, ai na mashtroi të gjithëve”. Me përjashtim të Trump, Putin ishte i vetmi lider botëror i cituar në tabloidet pro-qeveritare, dhe i vetmi, fotografia e të cilit ishte printuar në faqet e tyre të para.

Ndërkohë, tabloidi Kurir pretendoi se pas konfliktit “është lufta për energjinë: Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur konfliktin për të provuar të vënë në zbatim një plan afatgjatë për të reduktuar varësinë e gazit nga Rusia”.

Për shkak të lidhjeve të forta të Serbisë me Rusinë, shumë nga titujt e gazetave serbe kishin të bënin gjithashtu me hapat e ardhshëm të Beogradit për sa i përket përgjigjes së tij ende të paqartë ndaj luftës në Ukrainë. Presidenti Vuçiç është i vetmi lider evropian që nuk ka mbajtur qëndrim për pushtimin rus, deri më tani.

Mbrëmjen që Putini njohu dy territoret separatiste, Vuçiç tha se 80 për qind e mediave të Serbisë janë “gjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodh, në anën ruse”, ndërsa “20 për qind, ata gjithashtu nuk kanë qasje të paanshme dhe objektive, janë apriori kundër rusëve”.

Ai gjithashtu pohoi se Serbia është nën presion për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe shprehu shqetësimet për ndikimin që mund të ketë kjo në ekonominë e vendit të tij.

Etiketa: Aleksandër VuçiçBEDonald TrumpGazetatgrusht shtetihebreKievKontrollilajmeLuftaLuftemediat serbeNATOoperacionParapushtimPutinQeveriaRusëRusiRusiaSerbiSerbiaShtetet e BashkuaraTrumpUkrainaUkrainëVladimir PutinVolodymyr Zelensky
Tjetri
Për çfarë na hyjnë në punë incineratorët?

Për çfarë na hyjnë në punë incineratorët?

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.