AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Luftëtarë vullnetarë kroatë nisen për në vijën e frontit në Ukrainë

Luftëtarë vullnetarë që po shkojnë në Ukrainë thonë se ukrainasit e mbështetën luftën e tyre për pavarësi në vitet 1990 dhe tani ata dëshirojnë t’ua paguajnë borxhin.

Matea GrgurinovicngaMatea Grgurinovic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtria e Kroacisë. Foto ilustruese.

Kryeministri Andrej Plenkoviç tha në një konferencë për shtyp mbi Ukrainën të dielën, se ai nuk kishte informacione për luftëtarët vullnetarë që po shkonin atje dhe se po merrte informacione nga mediat për këtë. “Çdo largim në Ukrainë është një akt personal dhe një përgjegjësi personale”, tha kryeministri.

Gazeta Dnevnik.hr të shtunën raportoi se vullnetarë kroatë ishin nisur tashmë për në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus. “Një grup më i madh vullnetarësh do t’i bashkohet ushtrisë ukrainase në dy ditët e ardhshme”, tha njëri për Dnevnik.hr të dielën.

Vecernji list shkruante gjithashtu se ndihmat për Ukrainën po mblidheshin në ambientet e Bad Blue Boys, mbështetës të klubit të futbollit Dinamo, në Zagreb. Ky veprim thuhet se u koordinua nga Denis Seler, i cili kaloi gjashtë vjet me batalionin e ekstremit të djathtë Azov të Ukrainës.

“Ne jemi në kufirin e Ukrainës me Hungarinë. Po shkojmë në fushën e betejës për t’u bashkuar me popullin ukrainas dhe kroatët tanë. Ne e dimë se shanset janë të pakta që kjo luftë të përfundojë në Ukrainë”, shtoi i njëjti vullnetar.

“Ukraina na ndihmoi në vitin 1991 dhe përsëri pas tërmeteve në Zagreb dhe Banovina. Kjo është arsyeja pse ne do të ndihmojmë ukrainasit në luftë”, tha për Vecernji list një tjetër vullnetar, i cili i kontaktoi ata nga pika kufitare Letenye.

RTL shkroi se pasi një grup vullnetarësh janë nisur për në fushën e betejës, ajo ka kontaktuar me njërin prej tyre përmes videove.

“Ushtarë të tjerë kroatë janë tashmë në Ukrainë. Transporti i parë i ushtarëve u nis për në Ukrainë dje dhe sot po mbërrijnë dy grupe të tjera – një nga Spliti dhe Zadari dhe i dyti nga Osijeku”, tha një i ri i veshur me kapuç në video.

“Ukraina ishte ndër vendet e para që pranoi sovranitetin e Kroacisë ndërsa ne po luftonim për liri në 1991”, shpjegoi ai.

Një investigim i BIRN në vitin 2019 raportoi se në 2014 dhe 2015, Seler ishte mes 20 ose 30 kroatëve që luftuan si pjesë e batalionit vullnetar të ekstremit të djathtë Azov kundër rebelëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.

Kombet e Ballkanit janë të ndarë për mosmarrëveshjen Rusi-Ukrainë.

Serbët kanë simpati të madhe me rusët e krishterë ortodoksë, ndërsa shumë kroatë mbështesin rezistencën e Ukrainës ndaj dominimit nga Moska, aleati i ngushtë i Serbisë.

Nacionalistë si nga Kroacia ashtu edhe nga Ukraina shohin shumë të përbashkëta në historitë e fundit të vendeve të tyre.

Grupet e ekstremit të djathtë në Ukrainë u bënë të njohura me rolin e tyre në rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych, duke mbajtur barrikada të armatosura në Sheshin e Pavarësisë së Kievit.

Vullnetarë po vijnë edhe nga vende të tjera. Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, u tha gazetarëve se do të mbështeste shtetasit britanikë që duan t’i bashkohen luftës në Ukrainë, “Absolutisht, nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë”, tha ajo. “Kjo është diçka për të cilën njerëzit mund të vendosin vetë. Populli i Ukrainës po lufton për liri dhe demokraci, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën.”

Një faqe interneti është krijuar për luftëtarët e mundshëm nga Macer Gifford, i cili kaloi disa vite duke luftuar ISIS-in në Siri.

Etiketa: Bad Blue BoysBIRNdemokraciDinamogazetagazetarInvestigimISISKroaciaMoskaortodoksParaRusëRusiRusiasekretarjaSHSiriUkrainaUkrainëvideovullnetarëZagreb
Tjetri
KPK u nda në rivlerësimin e prokurorit Drini Pali

KPK u nda në rivlerësimin e prokurorit Drini Pali

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.