AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ukraina padit pretendimin e Rusisë për “gjenocid” në Gjykatën e Hagës

Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke akuzuar Moskën për akuza të rreme për gjenocid për të mbështetur argumentet e saj për luftën.

Matthew CollinngaMatthew Collin
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Foto: Twitter.

Ukraina i ka kërkuar gjykatës më të lartë të OKB-së, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që të fillojë procedurat kundër Rusisë, duke akuzuar Moskën për interpretim të rremë të Konventës së vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, në mënyrë që të mbështesë argumentet e saj për një pushtim.

Ukraina argumentoi se “Federata Ruse ka pretenduar në mënyrë të rreme se në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës kanë ndodhur akte gjenocidi, dhe mbi këtë bazë ka njohur të ashtuquajturën ‘Republika Popullore e Donetskut’ dhe ‘Republika Popullore e Luhanskut’, dhe më pas deklaroi dhe zbatoi një ‘operacion special ushtarak’ kundër Ukrainës”, thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga GJND-ja në Hagë të dielën.

Autoritetet e Kievit thanë se ata nisën çështjen për të “përcaktuar se Rusia nuk ka bazë ligjore për të ndërmarrë veprime në dhe kundër Ukrainës me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e çdo gjenocidi të hamendësuar”, sipas GJND-së.

Kërkesa e Ukrainës drejtuar GJND-së i përshkroi pretendimet e Moskës si “një gënjeshtër absurde” dhe i bëri thirrje gjykatës së Hagës që të zhvillojë një seancë sa më shpejt të jetë e mundur këtë javë.

“Kjo gjykatë duhet të mbrojë urgjentisht Ukrainën në pritje të zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshjeje. Ukraina aktualisht po përballet me sulme ushtarake katastrofike dhe tërësisht të paprovokuara dhe çdo ditë që këto veprime vazhdojnë, të drejtat e njeriut të popullit ukrainas shkelen rëndë”, argumentoi ajo.

Duke njoftuar nisjen e çështjes kundër Rusisë të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi GJND-së të merrte “një vendim urgjent duke urdhëruar Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani”.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, shkroi Zelensky në Twitter.

Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës javën e kaluar, duke pretenduar se rusisht folësit në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk në lindje të vendit ishin nën kërcënim dhe duke thënë ajo duhet të “çmilitarizonte” vendin, i cili vitet e fundit ka marrë një qëndrim pro-perëndimor.

Pushtimi rus është dënuar gjerësisht si një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Pushtimi erdhi pasi Moska njohu të ashtuquajturat Republikë Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut, dy territore të vetëshpallura, të mbështetura nga Rusia, të cilat kanë luftuar kundër qeverisë së Kievit që nga viti 2014, si shtete të pavarura, duke shkaktuar një protestë ndërkombëtare.

Etiketa: Federata RusegjenocidGJNDGjykatëGjykatësHageMoskaOKBoperacionpushtimRusiRusiaTwitterUkrainaUkrainëVendimVladimir PutinVolodymyr Zelensky
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra prokuroren Violeta Shkurta

KPK shkarkon nga detyra prokuroren Violeta Shkurta

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.