AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ERE shfuqizon licencën e hidrocentralit në Zall Gjoçaj 4 muaj pas vendimit të gjykatës

Enti Rregullator i Energjisë vendosi të pezullojë licencën që i kishte dhënë shoqërisë “Seka Hydropower”shpk për të prodhuar energji në HEC-in “Zais”. Por aktivistët mendojnë se vendimi është i vonuar.  

Sami CurringaSami Curri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tubat e njërit prej hidrocentraleve që po ndërtohet në Zall Gjoçaj. Foto ilustruese nga Sami Curri.

Enti Regullator i Energjisë njoftoi se kishte vendosur pezullimin e vendimit për licencimin e shoqërisë “Seka Hydropower”shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Zais”.

ERE tha se vendimi ishte marrë bazuar në vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, më 10 nëntor të vitit 2021. Gjykata Administrative e Apelit vendosi pezullimin e vendimit të ERE që licenconte kompaninë “Seka Hydropower” për të prodhuar energji nga HEC në “Zais” në Zall Gjoçaj. Vendimi i ERE-s për licencimin e shoqërisë ishte marrë një vit më parë në datën 10 nëntor 2020 dhe u kundërshtua nga banorët fillimisht pranë Entit dhe më pas edhe në Gjykatë Administrative, pasi një pjesë e tubacionit shtrihej në zonën e mbrojtur.

Për Dhimitër Kolecin, një prej banorëve që kundërshton ndërtimin e hidrocentralit, ky vendim i ERE është i vonuar, pasi ka lejuar kompaninë të prodhoj energji në kundërshtim me vendimin e gjykatës për katër muaj. “ERE do të duhej ta kishte zbatuar që ditën e nesërme, vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që është një vendim i formës së prerë. ERE e mbajti në sirtar dhe e la për plot katër muaj firmën kontrabandë”, tha Koleci.

Dorina Ndreka avokatja e banorëve të Zall Gjocaj në një qëndrim për BIRN tha se ky vendim i ERE vjen pas kallëzimit penal që kanë bërë banorët në Prokurorinë e Tiranës. Sipas saj, që nga momenti i vendimit të Apelit si vendim i formës së prerë do të duhej të ishte i ekzekutueshëm menjëherë. “Kodi Penal është shumë i qartë se mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore është vepër penale dhe nuk ka vend për diskutime. ERE ka legjitimuar prodhimin e energjisë elektrike që nga nëntori 2021 deri ne mesin e shkurtit për HEC-in që ndodhet brenda zonës së mbrojtur”, tha avokatja.

Kundër vendimit të Gjykatës së Administrative të Apelit, për pezullimin e vendimit të licencimit të shoqërisë “Seka Hydropower” shpk, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, Avokatja e Shtetit dhe kompania. Por sipas vendimit të ERE kjo gjykatë nuk e ka marrë ende në shqyrtim rastin.

Leja për HEC-it në Zall Gjocaj u miratua në tetor të vitit 2018-të nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por që prej fillimit të punimeve banorët dhe përfaqësues të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC, shoqëruar me protesta në terren dhe para gjykatave. Zona Lurë – Dea, bën pjesë në listën e zonave të mbrojtura si monument natyre, së bashku me kanionet e Flimit dhe të Urakës si monumente gjeonatyrore.

Etiketa: AdministrativeBanorëBIRNDEAGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësGjyqHECKëshilli Kombëtar i TerritoritKodi PenalnatyreParaProtestaTiranëVendimVendimiZall Gjoçaj
Tjetri
Kandidatët në zgjedhjet e pjesshme thyejnë heshtjen zgjedhore

Kandidatët në zgjedhjet e pjesshme thyejnë heshtjen zgjedhore

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.