AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbi 650 mijë shqiptarë ftohen të zgjedhin kryebashkiakë për 1 vit

Qytetarët në gjashtë bashki të mbetura pa kryetar për shkak të shkarkimeve prej ligjit të dekriminalizimit, dorëheqjeve edhe një arrestimi do të zgjedhin kryetarët e rinj me mandat pak më shumë se një vit. Por moti i keq me borë ka penguar fillimin e votimeve në disa zona të thella rë Shkodrës.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një qytetar duke votuar në Bulqizë më 25 prill 2021. Foto: Sami Curri/BIRN

Mbi 650 mijë qytetarë të bashkive Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Rrogozhinë e Vorë do të votojnë sot për të plotësuar vendet vakante në krye të këtyre bashkive. Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit u njoftuan nga Presidenti Ilir Meta menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se zgjedhjet lokale të bojkotuara nga opozita në vitin 2019 nuk kishin shkelur kushtetutën.

Kjo i hapi mundësinë plotësimit të vakancave në krye të bashkive. Disa prej vakancave si ajo e Shkodrës dhe e Vorës u krijuan për shkak të largimit të fituesve Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku nga ligji i dekriminalizimit menjëherë pas zgjedhjeve në vitin 2019. Pjetri nuk e mori asnjëherë detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës që vijoi të ushtrohej nga Voltana Ademi. Kajmaku u largua pasi u zbulua se nuk kishte thënë të vërtetën në formular pak kohë pasi kishte marrë detyrën në Vorë. Kjo i la të dy bashkitë pa kryetar legjitim prej tre vjetësh.

Edhe Bashkia e Durrësit qeveriset me kryetar bashkie të emëruar që prej dhjetorit të vitit 2019, kur kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit që shkatërroi një pjesë të mirë të qytetit.

Rrogozhina mbeti pa kryebashkiak në shkurt të vitit 2020 kur kryebashkiaku Haxhi Memolla vdiq nga një infrakt. Vendi vakant në Dibër u krijua pas dorëheqjes së kryetarit Dionis Imeraj, i cili kandidoi për tu zgjedhur si deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Imeraj nuk e fitoi vendin e deputetit. Ndërsa bashkia e Lushnjes mbeti pa kryetar pas arrestimit dhe më pas shkarkimit të kryebashkiakut Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Tre forca politike, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni Shtëpia e Lirisë i krijuar nga LSI dhe një fraksion i Partisë Demokratike të udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha, kanë vendosur kandidatë në të 6 bashkitë. Ndërkohë në bashkinë e Dibrës veç këtyre garon edhe Lëvizja e Re.

Durrësi është bashkia më e madhe në garë me 262 mijë zgjedhës të regjistruar sipas KQZ-së. Në Durrës, i cili qeveriset nga socialiastët që prej vitit 2003, garojnë Emiriana Sako kryetare në detyrë për Partinë Socialiste, Luan Hoti për Partinë Demokratike dhe Ardian Muka për koalicionin Shtëpia e Lirisë.

Ndarja e Partisë Demokratike ka krijuar në dukje terrenin për një garë më të hapur në Shkodër, e cila është fituar gjithmonë thellë nga demokratët.  Në këtë bashki për socialistët garon Majlinda Angoni, Partia Demokratike ka kandiduar Xhemal Bushatin, ndërsa Shtëpia e Lirisë Bardh Spahinë. Për këto zgjedhje në Shkodër KQZ ka të regjistruar 168 mijë zgjedhës.

Në Dibër, ku janë të regjistruar rreth 56 mijë zgjedhës, gara është mes Rahim Spahiut të socialistëve, Luan Hakës së PD-së dhe Premtim Kryemadhit të Shtëpisë së Lirisë, ndërsa Dritan Torba garon për LRE.

Rreth 104 mijë zgjedhës në Lushnje do të votojnë mes Eriselda Sefës së PS, Indrit Sefës së PD dhe Elton Banos së Shtëpisë së Lirisë.

Në Rrogozhinë për PS garon Edison Memolla, për PD Ferdinand Saraçi dhe Hekuran Xhani garon për Shtëpinë e Lirisë. Bashkia ka 32 mijë zgjedhës të rregjistruar sipas KQZ-së.

Bashkia më e vogël në këto zgjedhje është ajo e Vorës me pak më shumë se 30 mijë zgjedhës të regjistruar. Në Vorë socialistët garojnë me Blerim Shera, demokratët kanë kandidat Ymer Markun dhe Shtëpia e Lirisë garon me Lulzim Vranën.

Fushata për zgjedhjet e pjesshme ka qenë e qetë edhe për shkak të një interesi në dukje të ulët të qytetarëve që nuk shohin se si mandatet një vjeçare të kryebashkiakëve mund të sjellin ndonjë ndryshim.

Ndërkohë reshjet masive të Dëborës kanë penguar procesin në disa qendra votimi në Dibër e Shkodër.

Etiketa: ademiAgim KajmakuArdian MukabashkiBashkiaBashkia e DurrësitBlerim SheradeputetdiberDurrësEdison MemollaEmiriana SakoFatos TusheGjykataGjykata KushtetueseHotiIlir MetaImerajKorrupsionKQZkryetarkushtetueseLigji i dekriminalizimitLSILuan HotiLushnjemandatetMetaOpozitaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPjetriPSRrogozhinëSHShkodërShpërdorim detyreSPAKValbonaValdrin PjetriVoltana AdemiVorëVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Lufta globale për demokraci është në Ukrainë

Lufta globale për demokraci është në Ukrainë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.