Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Komisioni hetimor për inceneratorët del me dy raporte të kundërta

Opozita prezantoi një raport me 120 faqe, ku pretendoi se kishte prova për shkelje ligjore, skema korruptive dhe skema të pastrimit të parave në të tre kontratat koncesionare - por mazhoranca përdori forcën e kartonëve për të votuar një raport krejt të kundërt.

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
18:13 | 07/03/2022
Në Lajme
0
PS kundër zgjatjes së afatit, dështon hetimi parlamentar për inceneratorët

Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar, Jorida Tabaku dhe nënkryetarja Ermonela Felaj. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike që inicioi hetimin parlamentar për “aferën e inceneratorëve” deklaroi të hënën se gjatë hetimit ishte vërtetuar se institucionet përgjegjëse kishin shkelur ligjet në fuqi në dhënien e tre kontratave koncesionare dhe se përfituesit e tyre kishin krijuar skema korruptive dhe pastrimi parash.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku prezantoi një raport me 120 faqe të hartuar nga opozita me gjetjet hetimore në bazë të dokumenteve dhe dëshmive të dhëna në komision. Sipas saj, nga vlera e parashikuar prej 430 milionë eurosh për tre kontratat koncesionare, vetëm 1/3 e këtyre fondeve i korrespondon vlerës reale të ndërtimit të inceneratorëve.

Sipas raportit, “janë përdorur tre mënyra për të qarkulluar paratë e buxhetit të shtetit, duke krijuar një skemë të madhe piramidale dhe evazioni fiskal me qëllim përfitimet e paligjshme”.

“Së pari, kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur buxhetin e shtetit për të tërhequr paradhënie shumicën e shumës së premtuar dhe më tej ato kanë zhdoganuar mallra më pak se sa ajo e zotuar në kontrata. Së dyti, mënyra përmes së cilës ato kanë vepruar është ajo e krijimit të transfertave të parave jashtë vendit, duke krijuar kështu mundësinë që paratë e buxhetit shqiptar të dalin jashtë territorit të vendit pa përfunduar punën.

Së treti, është mënyra e krijimit të një miksi mes sajimit të kompanive fiktive me fatura të TVSH dhe gjithashtu transferimi i parave në kompaninë ITS, e cila është përdorur si një kompani guackë përmes së cilës janë shpërndarë paratë në të tjera kompani,” lexoi Tabaku si gjetjet kryesore.

Tabaku tha se transfertat me jashtë kapnin shifrën prej 24.48 milionë euro, për të cilat tha se “janë të lidhura me kompani “guackë ” e të regjistruara në vendet të njohura si parajsa fiskale”.

Kryetarja e komisionit sqaroi lidhjet e kompanive përfituese me njëra tjetrën në të treja kontratat me përfitues fundor Mirel Mërtirin, partneren e tij Stela Gugallja dhe ortakun Klodian Zoto. Sipas saj, ‘afera masive financiare” u mbështet në dy shtylla, tek procedurat e paligjshme dhe në “përdorimin e fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t'i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri”.

Në përfundimet e tyre, demokratët listuan emrat e 50 zyrtarëve të lartë dhe dytësorë apo punonjës administrate që kanë qenë të lidhur me këto procedura, për të cilët thanë se do të ngrenë padi në SPAK si përgjegjës për ndërtimin e një skeme të madhe korruptive.

Partia Socialiste me mazhorancë numerike në këtë komision prezantoi një raport të kundërt me atë të opozitës, ku flitej përgjithësisht për situatën mjedisore në vitin 2014, kur nisën procedurat e koncensioneve për ndërtimin e inceneratorëve. Nënkryetarja Ermonela Felaj tha se gjatë punës së tij, komisioni kishte shkelur ligjin ku bazohet dhe ka marrë atribute ligjore që nuk i takojnë. “Komisioni bëri shkelje proceduriale dhe përmbajtësore në mbledhjen e informaconit dhe pyetjen e dëshmitarëve,” tha Felaj.

Felaj e cilësoi gjithashtu jashtë kompetencës së komisionit hetimin e kompanive që kanë përfituar këto koncensione. “Sjellja e subjekteve private në raport me ligjin nuk mund të jetë objekt i hetimit parlamentar, nuk është në interesin publik të parlamentit,” tha ajo.

Përfaqësuesja e PS-së në raportin e saj iu referua vetëm procedurave të dhënies së këtyre kontratave, duke i cilësuar ato “në përputhje me legjislacionin në fuqi”. Për rastin e Elbasanit, për të cilin një ish-ministër i PS-së është i arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Felaj tha se nuk do të komentonte një çështje në hetim, ndërsa iu referua ligjeve për përgjegjësinë penale si individuale. “Nuk do komentojmë veprimet e Autoritetit Kontraktor, pasi po hetohet nga drejtësia, por nuk bëjmë avokatinë e askujt. E kemi të qartë përgjegjësinë individuale dhe kolektive,” tha ajo.

Lidhur me vendimin e Komitetit të zv/ministrave për shpalljen e emergjencës kombëtare  mjedisore, një vendim që rezulton pa vlerë ligjore,  Felaj tha se: “pavarësisht interpretimit që i bëhet këtij vendimi”, ai ishte i lidhur me konteksin ku ndodhej vendi dhe solli si shembull vendimet e bashkive të marra me unanimitet për shpalljet lokale të emergjencës.

Raporti i PS-së ishte një kundër-raport për pretendimet e opozitës. “Hetimi rezultoi se opozita nuk ka asnjë qasje për të provuar akuzat për grup të strukturruar kriminal dhe korrupsion,” tha Felaj.

Komisioni me shumicë votash votoi si raport përfundimtar atë të mazhorancës, ndërsa raporti i opozitës do t'i bashkangjitet gjatë prezantimit në seancë plenare.

Komisioni hetimor nisi në fund të tetorit dhe megjithë konfliktin politik mes palëve që çoi në ngecjen e hetimit në fund të janarit, arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut drejt debatit për ligjshmërinë e këtyre kontratave në disa seanca maratonë dëshmish me zyrtarë të lartë, ndër ta dhe kryeministri Edi Rama.

 

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveKlodian ZotoKomisioni hetimor parlamentarMirel MertiriStela Gugallja
Pas

KPA u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurores Lindita Ziguri

Tjetri

KPK ndëpret vetingun për gjyqtarin Sokol Tona

Tjetri
KPK ndëpret vetingun e prokurorit të akuzuar për shpërdorim detyre

KPK ndëpret vetingun për gjyqtarin Sokol Tona

Më të lexuarat

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023
PS kundër zgjatjes së afatit, dështon hetimi parlamentar për inceneratorët

Komisioni hetimor për inceneratorët del me dy raporte të kundërta

18:13 | 07/03/2022
Gjyqtarja Gilda Hoxha përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar

Gjyqtarja Gilda Hoxha përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar

14:38 | 21/11/2023
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

KPK shkarkon prokurorin Elio Mazreku

13:16 | 23/11/2023
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

21:30 | 21/11/2023
KPA çel hetimin gjyqësor të çështjes së gjyqtarit Pëllumb Zaimi

KPA çel hetimin gjyqësor të çështjes së gjyqtarit Pëllumb Zaimi

16:10 | 23/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.