AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria drejt fitores në zgjedhjet e pjesshme, opozita e re-e-vjetër fiton Shkodrën

Partia Socialiste në pushtet duket se fitoi pesë nga gjashtë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të së dielës me shumicë votash ndërsa çmimi më i madh, Shkodra, duket se i shkoi Shtëpisë së Lirisë. Partia Demokratike e Lulzim Bashës u shfaq thuajse inekzistente si forcë garuese në të gjashta bashkitë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zgjedhje të pjesshme 2022. Foto: LSA

Socialistët arritën të fitojnë me lehtësi pesë nga gjashtë partitë e vogla në garën elektorale të së dielës, ndërsa opozita e përçarë arriti të mbajë Bashkinë Shkodër në një ditë ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte në minimum. Ndërsa janë numëruar rreth tre të katërtat e të gjitha votave, socialistët duket se do të vijojnë të qeverisin bashkitë Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Dibër ndërsa kandidati Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë do të qeverisë Shkodrën.

Socialistët janë në avantazh të thellë duke marrë 60-70% të votave në Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë ndërsa Shtëpia e Lirisë, koalicioni joformal mes Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, u rendit forcë e parë në Shkodër dhe forcë e dytë në katër nga pesë bashkitë e tjera.

Partia Demokratike, e cila përjetoi trazira të konsiderueshme të brendshme pas vendimit për të përjashtuar udhëheqësin e vet të mëparshëm për shkak të shpalljes Non Grata nga qeveria amerikane, rezultoi forcë e dobët në elektorat. Rezultati i saj më i mirë ishte në Rrogozhinë me 22% të votave ndërsa rezultati më i keq në Vorë, ku kandidati i saj Ymer Marku mori vetëm 6.3% të votave.

Surpriza e madhe e zgjedhjeve duket se është Shkodra, ku kandidatja socialiste Majlinda Angoni mori më pak se 40% të votave dhe ku socialistëve nuk i mjaftoi as përçarja e opozitës për të fituar bashkinë më të rëndësishme të veriut, të cilën nuk e kanë qeverisur që nga koha e rënies së regjimit komunist tre dekada më parë.

Socialistët humbën shansin për të qeverisur Shkodrën edhe në zgjedhjet e vitit 2019, në të cilat garuan më vete pas braktisjes së zgjedhjeve nga opozita. Në atë rast, kandidati fitues i PS-së Valdrin Pjetri nuk arriti të marrë mandatin pasi u zbulua se nuk kishte deklaruar një dënim në Itali për trafik droge kur kishte qenë i ri.

Fituesit e zgjedhjeve të së dielës do të qeverisin administratat e bashkive deri vitin e ardhshëm kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e zakonshme për pushtetin vendor.

Në garën e së dielës u votua vetëm për postin e kryetarit të bashkisë ndërsa këshillet bashkiake vijojnë sipas rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2019, ku socialistët kontrollojnë praktikisht 100% të tyre.

Etiketa: Bardh SpahiaDrogeDurrësGjergj ErebaraItalinon grataOpozitaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePiSPjetriPSQeveriaRrogozhinëShkodërShtepia e LiriseTrafikTrafik DrogetraziraValdrin PjetriVorëYmer Markuzgjedhjezgjedhje 2022ZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
Vojisllav Shesheli bën fushatë për deputet

Vojisllav Shesheli bën fushatë për deputet

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.