AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tregu i këmbimit valutor qetësohet pas luhatjeve të dhunshme

Leku shqiptar u forcua me 2% të mërkurën, lëvizja e parë në këtë krah pas dobësimit të fortë disaditor, duke sinjalizuar rikthim në normalitet pas trazirave të shkaktuara në arenën ndërkombëtare.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:10 | 09/03/2022
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Leku shqiptar u forcua me 1.9% kundrejt euros dhe 2.8% kundrejt dollarit gjatë ditës së mërkurë pasi kishte shënuar nënçmim dramatik të hënën dhe të martën për shkak të pasigurisë së lartë të krijuar në ekonominë botërore nga sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Euro u këmbye për 124.7 lekë mëngjesin e së mërkurës, sipas kursit mesatar fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë ndërsa dollari i shkëmbye për 113.6 lekë.

Euro, e cila është monedha kryesore e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, kushtonte 122 lekë një javë më parë, por u shtrenjtua në 124 lekë të hënën dhe 127 lekë të martën, duke krijuar njëfarë frike në treg për nënçmim të shpejtë të monedhës kombëtare. Dollari, monedha me të cilën paguhen një pjesë e mallrave të importit, si grurë apo karburante, u shtrenjtua nga 110 në 117 lekë mes të premtes dhe të martës para se të bjerë të mërkurën.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasiguri në të gjithë botën, duke rritur me shpejtësi çmimet e lëndëve të para, të cilat sakaq kishin pësuar rritje që para luftës për shkaqe të tjera. Në Tiranë, çmimi i karburanteve u rrit brenda pak ditësh nga 200 në 260 lekë ndërsa kryeministri Edi Rama u duk se i fryu alarmizmit duke cituar një deklaratë nga Rusia që sugjeron rritje të çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi, pra dy herë më shumë nga sa është aktualisht. Në fakt, analistët e cituar nga Reuters parashikojnë që çmimi i naftës të arrijë në 200 USD për fuçi maksimalisht ndërsa mesatarja vjetore mund të jetë rreth 135 USD për fuçi.

Shtrenjtimi i lëndëve të para në tregun ndërkombëtar nënkupton që Shqipërisë do t’i duhet të paguajë sasi më të mëdha valute, gjë që mund të sjellë presion mbi lekun në tregun e brendshëm. Por rritja e shpejtë e çmimeve pritet të sjellë gjithashtu rënie të konsumit të karburanteve, gjë që do të zbusë kërkesën për valutë dhe presionin nënçmues mbi lekun.

Në tregun shqiptar, euro kushtoi të mërkurën 2.9% më shumë se sa më 24 shkurt, dita para fillimit të luftës në Ukrainë ndërsa dollari kushtoi 4.7% më shtrenjtë. Rreth 80% e tregtisë së jashtme të Shqipërisë bëhet në euro dhe 20% në dollarë. Nëse këto dy monedha konsiderohen si shportë, leku është dobësuar rreth 3% kundrejt këtyre dy monedhave nga 24 shkurti ndërsa gjatë ditës së djeshme u forcua me 2%.

Etiketa: DollariEdi RamaEkonomiaEuroGjergj ErebaraKryeministri Edi RamaKursi i KembimitLuftanaftaParapasiguriRamaRusiaSHshqipTregTreguUkrainë
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Bevis Shehaj – Gjykata Administrative Vlorë

Tjetri

Lufta në Ukrainë mund të ndryshojë përllogaritjet në Ballkan, edhe për Greqinë

Tjetri
Lufta në Ukrainë mund të ndryshojë përllogaritjet në Ballkan, edhe për Greqinë

Lufta në Ukrainë mund të ndryshojë përllogaritjet në Ballkan, edhe për Greqinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.