AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Inflacioni rrit të ardhurat buxhetore ndërsa qytetarët dhe bizneset vijojnë të vuajnë

Të dhënat e Ministrisë së Financave për vitin e kaluar tregojnë se të ardhurat e qeverisë panë një rritje të konsiderueshme nga tatimi mbi vlerën e shtuar në krahasim me periudhën para COVID-19 në një kohë që pagesat e tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin vijojnë të jenë më të ulëta se sa para krizës.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:37 | 10/03/2022
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
0
586
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qeveria shqiptare duket se doli e fituara e madhe e dallgës së rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar, duke shtuar arkëtimet tatimore, kryesisht ato që arkëtohen në dogana ndërkohë që të ardhurat e qytetarëve, të para te pagesat e tatimit mbi të ardhurat personale, vijojnë të jenë ndjeshëm më të ulëta se sa në vitin 2019, viti para krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Përgjatë të gjithë vitit 2021, çmimet e mallrave të rëndësishëm të tregtisë ndërkombëtare, përfshirë drithërat dhe karburantet, pësuan një rritje të fortë. Shqipëria importoi gjatë vitit të kaluar 611 mijë tonë karburante, taksimi i të cilave përbën zërin më të madh të të ardhurave të qeverisë.

Ndërsa qytetarët u përballën me rritje të njëpasnjëshme të çmimeve të mallrave më të rëndësishëm, përfshirë rritjen e çmimit të bukës, inflacioni dukshëm u konvertua në të ardhura më të larta për qeverinë.

Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të shtetit arritën në 510 miliardë lekë, (4.25 miliardë euro) gjatë vitit 2021, nga 226 miliardë në vitin 2020 kur ishte edhe kriza e pandemisë dhe 460 miliardë në vitin 2019, viti para pandemisë. Në krahasim me vitin 2019, rritja totale më 2021 është 11%, gjë që, nëse merret parasysh edhe viti i krizës, sjell një rritje mesatare vjetore prej mbi 5%,  një rritje mëse e zakonshme për të ardhurat e buxhetit të shtetit. Por gjatë vitit të kaluar, të ardhurat janë rritur në mënyrë kaotike. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar u rritën me 22% në krahasim me itin 2019 ndërsa të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) ranë më 15%. TAP është tatimi që paguajnë qytetarët për të ardhurat e tyre nga pagat apo nga interesat dhe përbën tregues indirekt të nivelit të të ardhurave të përgjithshme të popullsisë. Dukshëm këto të ardhura janë më të ulëta në vitin e dytë të pandemisë nga sa ishin në periudhën para pandemisë. Por ndërsa të ardhurat janë më të dobëta, shpenzimet që qytetarët kanë paguar për taksa e tatime janë rritur.

Buxheti i shtetit shënoi shpenzime prej 596 miliardë lekësh dhe një deficit buxhetor prej 127 miliardë lekësh.

 

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitCOVIDCOVID-19EkonomiaEuroGjergj ErebaraInflacioniKarburantetKrizaPagatpandemiaParaQeveriaQeveria shqiptareSHshpenzimeshqipShqipëriashqiptaretaksaTaksatTatime
I mëparshmi

Kroacia duhet ta konfiskojë këtë simbol lundrues të korrupsionit të oligarkëve

Tjetri

Gjyqtari Bevis Shehaj jep shpjegime për profesionalizmin dhe pasurinë e prindërve

Tjetri
Gjyqtari Bevis Shehaj jep shpjegime për profesionalizmin dhe pasurinë e prindërve

Gjyqtari Bevis Shehaj jep shpjegime për profesionalizmin dhe pasurinë e prindërve

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.