AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë policisë të ndalë dhunën ndaj protestuesve

Në një deklaratë të përbashkët 18 organizata dënuan sjelljen e policisë ndaj protestuesve dhe kërkuan nga autoritetet që të respektojnë të drejtën e tubimit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës civil të Policisë së Shtetit duke arrestuar protestues. Foto:LSA

Sjellja e policisë gjatë protestave për rritjen e çmimeve është kritikuar nga organizatat e shoqërisë civile si cënim i të drejtave të njeriut.

“Civil Rights Defenders” së bashku me 17 organizata të shoqërisë civile publikuan të martën një deklaratë të përbashkët ku kërkohej nga autoritetet “që të respektojnë të drejtën e lirisë së tubimit dhe të lejojnë qytetarët të shprehin ankesat e tyre dhe t’i angazhojnë ata në një dialog kuptimplotë”.

Gjatë ditëve të fundit policia e shtetit ka shoqëruar në komisariate në të gjithë vendin qindra protestues me akuzën e “tubimit të paligjshëm”, “kundërshtim të forcave të policisë”, “bllokim të qarkullimit” apo “prishje te qetësisë publike”.

“Kemi parë me shqetësim ndërhyrje jo proporcionale të forcave të policisë së shtetit, efektivë të maskuar apo të veshur civilë jo rrallë herë kanë përdorur dhunë në shoqërimin e mbi 200 protestuesve, 50 nga të cilët janë arrestuar ndërsa për rreth 150 të tjerët janë hapur procedimepenale dhe janë shpallur në kërkim,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Organizatat i kërkojnë qeverisë dhe policisë së shtetit që respektojnë të drejtën e qytetarëve për tubime paqësore.

Aktivisti Gentian Serjani, përfaqësues i organizatës “Drejtësi Sociale” i tha BIRN-it se këto ndalime bëhen me qëllim për të frikësuar njerëzit që të mos protestojnë.

“Po tentojnë të përhapin panik dhe frikë që njerëzit të mos dalin në protesta,” tha ai, ndërsa shtoi se akuzat e ngritura për të ndaluarit janë pa bazë ligjore.

“Nuk mund të ketë akuza për tubim të paligjshëm sepse e garanton Kushtetuta dhe as për prishje të qetësisë publike,” theksoi Serjani.

Në deklaratën e bërë publike, organizatat e shoqërisë civile i bën thirrje policisëtë ndalojë represionin ndaj medias së lirë.

“Në dijeninë time ka patur një episod ku një kameran është goditur nga një civil (i dyshuar që mund të qenë ketë efektiv policie) në Durrës, ndërsa gazetarët janë shtyrë e shtypur nga policia në Tiranë,  ku një gazetare ka përfunduar në Spital në Tiranë nga dhuna e policisë,”  tha Koloreto Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias.

“Çdo gazetar e kameraman që është në protesta për të raportuar është i paprekshëm dhe ata do të mbajnë përgjegjësi maksimale nëse këto metoda dhune vazhdojnë,” theksoi Cukali, ndërsa shtoi se “nuk mund të presim që gazetarët të vriten për të reaguar.”

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme të shtunën arrestimet me akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe liroi nga qelitë të arrestuarit. BIRN mësoi se gjykata cilësoi si të paligjshme arrestimet mbi akuzat “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por caktoi masa sigurimi detyrim paraqitje për akuzën e “bllokimit të rrugëve”.

Organizatat e shoqërisë civile i quajnë këto akuza si frikësuese për protestuesit. Ato i kërkojnë qeverisë që të marrë në konsideratë “dialogun” për të gjetur zgjidhje demokratike për çështjet e ngritura nga protestuesit.

Etiketa: AkuzaBIRNbllokimCivil Rights DefendersdetyrimdhunaDhunëdialogDurrësgazetargazetareGentian SerjaniGentjan SerjaniGjykataGjykata e TiranësKoloreto CukaliMasandalimePoliciaPolicia e ShtetitprishjeProtestaprotestuesSigurimiSpitalTiranëtubime
Tjetri
Turistët serbë fillojnë të zëvendësojnë kosovarët në plazhin e Durrësit

Rritet interesi i investitorëve nga Lindja për tregun imobiliar në Durrës

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.