AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Rritet interesi i investitorëve nga Lindja për tregun imobiliar në Durrës

Gjatë dy viteve të fundit shtetasit nga Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Ukraina kanë blerë qindra apartamente banimi në Durrës.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pushues duke u larë në plazhin e Durrësit, i cili laget nga deti Adriatik, | Foto : LSA

Giuseppe Palumbo jetonte në Durrës prej disa vitesh, por ai vendosi të blejë shtëpi vetëm kur u kurorëzua në martesë me partneren e tij shqiptare.

“Bleva një apartament në shëtitoren “Taulantia”, pranë detit, pasi edhe çmimet po rriteshin vazhdimisht,” tha për BIRN Giuseppe, i cili ka lënë Napolin, qytetin e lindjes për ta kaluar periudhën e pensionit në bregdetin shqiptar.

Palumbo është pjesë e një grupi të madh pensionistësh nga Italia që jetojnë në Durrës dhe në Tiranë, dhe që sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve nuk taksohen për vlerën e pensionit.

Por kohët e fundit numri i të huajve që blejnë banesa në Durrës është rritur, dhe në ndryshim me fillimvitet 2000 ata vijnë kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Noteri Juledo Beqiraj, tha për BIRN, se shtetas nga, kanë blerë në më pak se dy vjet rreth 200 apartamente banimi.

Blerësit që vijnë nga vendet e Europës Lindore kërkojnë hyrje në pallatet që shohin nga ana e detit, dhe njëkohësisht edhe Çertifikatën e Pronësisë së apartamentit.

Sipas Beqirajt, në shumicën e shitjeve janë përfshirë banesa në plazhin tradicional, në jug të qytetit, si dhe ato të Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit.

Disa muaj më parë dy agjenci immobiliare, përkatësisht në Pragë dhe në Tiranë kryen shitblerjen e 104 apartamenteve, që të gjithë në zonën bregdetare të Durrësit, ndërkohë që shitje të tjera janë kryer edhe në zonën e Gjirin të Lalzit.

Alfred Spiro, i cili menaxhon një hotel në stabilimentin “Hekurudha” tha për BIRN se një fenomen i tillë në rritje mund të sjellë edhe përmirsimin e infrastrukturës në zonën e Plazhit.

Plazhi ka nevojë për kinema, për një Qendër kulturore, apo edhe për një kënd masiv lodrash për fëmijë.

Që prej tre vitesh në hotelin që Spiro menaxhon kalojnë pushimet e verës familje që vijnë kryesisht nga Serbia, ndërsa kohët e fundit po shtohen edhe pushues të tjerë lindorë.

“Kjo ka sjellë edhe rritjen e çmimeve, jo vetëm për shitblerjet e apartamenteve, por edhe për dhënien e tyre me qera,” thotë Florian Tahiri, drejtues në një agjenci immobiliare në Durrës.

Tahiri sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e një agjencie simotër në Varshavë.

“Ne biseduam mbi të ardhmen e investimeve të qytetarëve nga Polonia në zonën e Durrësit,” shpjegoi Tahiri.

Përfaqësuesi polak Piotr Lukashevski tha për BIRN se apartamentet e bukur dhe me pamje nga deti janë pjesë e interesit tonë dhe jo vetëm për pallatet e përfunduar”.

“Ne mund të arrijmë në marrrëveshje kontraktuale edhe për pallatet në ndërtim e sipër,” theksoi Lukashevski i agencisë RCS, duke pohuar se Polonia mbetet vendi më i interesuar për pushime dhe për investime në blerjen e apartamenteve në Durrës.

Interesimi i të huajve, si dhe i shtetasve kosovarë për zonën bregdetare, u rrit sidomos pas shpalljes së projektit të krijimit të portit turistik në Durrës, çka përshpejtoi ngritjen e 8 hoteleve si dhe ndërtimin e një kompleksi pallatësh.

“Ne kemi patur kërkesa nga të huajt, jo vetëm për banesat e ngritura pranë territorit të sotëm portual, por edhe në zonat bregdetare pranë tij,” nënvizon Florian Tahiri.

Sipas Tahirit blerësit e huaj më së shumti mund ti përdorin si banesa të dyyta pushimi, por mund ti lëshojnë me qira për bashkëatdhetarët e tyre të interesuar gjatë stinës së verës.

Brenda dy vjetësh Durrësi u përball me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërsa një efekt të ndjeshëm shkaktoi edhe pandemia e zgjatur nga Covid – 19, dhe sipas specialistit Tahiri, vetëm në këtë përiudhë në qytet u dyfishua numri i zyrave immobiliare.

Një pjesë e familjeve që u larguan nga apartamenteve të tyre pas dëmtimeve të tërmetit, vazhdojnë të jenë në banesa me qira, ndërsa rritja e numrit të blerjeve nga të huajt ka ndikuar edhe në ndryshimin e çmimeve.

“Një pallat shumëkatësh në bregdet është bërë objekt interesimi nga ana e blerësve të huaj,” tha noteri Juled Beqiraj, megjithëse çmimet në zonën e shëtitores në Durrës rriten vazhdimisht.

Sipas noterit nga Durrësi, aktualisht çmimi në këtë zonë ka arritur në 1,250 euro/metër katror, kur në vitin 2015 kur nuk e kalonte shifrën 750 euro/metri katror.

Etiketa: BIRNbregdetCOVIDDurrësEuroFamiljeFlorianFlorian TahiriGiuseppe PalumboHekurudhaimobiliarinvestimeItaliaLindjaPallatpandemiapensionistëPoloniapushimeSerbiaSHshqiptareTaulantia
Tjetri
KPA shtyn gjyqin pas kërkesës paraprake të prokurorit Bujar Memia

KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bujar Memia

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.