AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bujar Memia

Pasi rrëzoi dy kërkesa paraprake të paraqitura nga prokurori i Krujës, Bujar Memia në seancën e tretë publike në KPA, trupa gjykuese vendosi të hapë shqyrtimin dhe ftoi palët për të paraqitur parashtrimet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:36 | 15/03/2022
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA rrëzoi të martën dy kërkesa paraprake të prokurorit të Krujës, Bujar Memia që synonin pezullimin e procesit dhe vendosi hapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me ankimin e tij ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP që e shkarkoi nga detyra. Për rreth gjashtë orë e gjysmë, Memia dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, Fatmir Braka dhe Anteo Papa parashtruan shkaqet e ankimit lidhur me aspektin procedural dhe pjesërisht për themelin e çështjes. Kolegji vendosi të shtyjë seancën për të vijuar dëgjimin e pretendimeve të palëve një ditë tjetër.

Në dy seancat parardhëse të zhvilluara në datat 17 dhe 18 shkurt, Memia paraqiti kërkesa të tjera paraprake, duke pretenduar se KPA nuk ishte gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit të tij, si dhe kërkoi plotësimin e dokumenteve nga KLP dhe ILD. Edhe këto kërkesa u rrëzuan nga KPA.

Bujar Memia u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 31 mars 2021 me kërkesë të Inspektorit të  Lartë të Drejtësisë, për shkak të qëndrimit të tij pasiv ndaj vendimeve të gjykatës për lirimin me kusht të dënuarve për vepra të rënda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor 2020.

Nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Fatmir Braka, ish-prokurori Memia kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të pjesshme të vendimit të Kolegjit të marrë gjatë shqyrtimit paraprak në dhomë këshillimi, për kalimin e çështjes në seancë publike. Sipas Memisë, vendimi duhej të konstatohej absolutisht i pavlefshëm lidhur me pjesën e përbërjes së trupit gjykues. Avokati Braka argumentoi bazuar në legjislacionin për Gjykatën Kushtetuese. Ai vërejti se KPA ka vetëm 7 anëtarë dhe nuk mundet të formojë shumicën e thjeshtë prej 5 anëtarësh që përcaktohet për vendimarrjet e Gjykatës Kushtetuese që përbëhet nga 9 anëtarë.

Po ashtu, u pretendua se KPA po shqyrton themelin e çështjes, pasi vendimi i KLP-së për shkarkimin e Memisë nuk ishte i formës së prerë dhe për rrjedhojë trupa duhej të përbëhej nga 5 gjyqtarë, ashtu si në rastet e rivlerësimit dhe jo me 6 anëtarët që ka Kolegji.

Përfaqësuesit e KLP-së dhe të ILD-së e kundërshtuan këtë kërkesë. Sipas KLP-së, akti i shkarkimit të Memisë është administrativ dhe se ligjvënësi ka parashikuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Përfaqësuesit e ILD-së konstatuan se procesi nuk kishte të bënte me rivlerësimin, por ishte disiplinor.

Avokati Braka deklaroi se Memia ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e një togfjalëshi në legjislacionin për vetingun e magjistratëve dhe të institucioneve të rivlerësimit kalimtar që, sipas tij ishte antikushtetues. Bazuar në këtë argument, Memia kërkoi pezullimin e gjykimit deri në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pasi u tërhoq, KPA vendosi të mos i pranojë të dyja kërkesat e Memisë dhe pasi hapi shqyrtimin gjyqësor, u kërkoi palëve të paraqisnin parashtrimet. Për rreth katër orë, avokati Anteo Papa dhe ish-prokurori Bujar Memia paraqitën një pjesë të shkaqeve të ngritura në ankim.

Ata e cilësuan vendimin e KLP-së të marrë në cënim të procesit të rregullt ligjor. Sipas Memisë, KLP nuk kishte analizuar mënyrën se si e kishte filluar hetimin disiplinor Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si dhe provat e shpjegimet që kishte paraqitur gjatë procesit. Duke e cilësuar të paligjshëm gjithë procesin administrativ për hetimin disiplinor të zhvilluar ndaj tij, avokati Papa dhe Memia u shprehën se vendimi për shkarkimin ishte marrë në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me jurispudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se i kishte shkaktuar diskriminim.

Gjatë seancës të martën ata parashtruan qëndrimin e tyre edhe lidhur me dy prej katër çështjeve të verifikuara nga ILD, për të cilat Memia u ngarkua me përgjegjësi gjatë hetimit disiplinor. Ai theksoi se nuk ishte palë në këto procese dhe se në një rast nuk i ishte njoftuar vendimarrja e gjykatës. Po ashtu, Memia pretendoi se në asnjë rast nuk ishte kryer hetim i plotë për aktet e institucioneve ku gjykata dhe ai ishin bazuar për të vlerësuar gjendjen e të dënuarve të liruar. Sipas Memisë, në asnjë rast nuk kishte pasur penalizime të punonjësve të IEVP-ve apo të Shërbimit të Provës, të cilët kishin hartuar ktet mbi të cilat ishte bazuar lirimi të dënuarve.

Rreth orës 16:30, Kolegji vendosi të ndërpresë seancën dhe e shyu për më datë 7 prill, në orën 09:00. Kryesuesja Albana Shtylla solli në vëmendje se trupa gjykuese dhe të gjitha palët ishin njohur me parashtrimet e njëra-tjetrës dhe u kërkoi që në seancën e radhës të jenë më të përmbledhur, për shkak të ekonomisë gjyqësore.

 

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimBujar MemiadiskriminimGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarHetimIEVPILDKLPKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKrujëkushtetueseMagjistratProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit KrujëSHVendimi
I mëparshmi

Rritet interesi i investitorëve nga Lindja për tregun imobiliar në Durrës

Tjetri

Në foto: Refugjatët nga Ukraina në kufirin me Poloninë

Tjetri
Në foto: Refugjatët nga Ukraina në kufirin me Poloninë

Në foto: Refugjatët nga Ukraina në kufirin me Poloninë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.