AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi miraton një strukturë të re për gjetjen e të zhdukurve në komunizëm

Kuvendi votoi ngritjen e një strukture të re pranë Autoritetit të Dosjeve për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të personave të zhdukur nga regjimi komunist, por ICMP apelon se nevojitet më shumë vullnet politik për nisjen e procesit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:57 | 18/03/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emrat e personave të burgosur në Shqipërinë komuniste në Shtëpinë e Gjetheve në Tiranë. Foto: BIRN.

Në një përpjekje të re për të avancuar me kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri, Kuvendi miratoi të enjten kërkesën e Autoritetit të Dosjeve, AIDSSH, për ngritjen e një strukturë të posaçme që do të merret me këtë çështje.

Struktura quhet Drejtoria për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale në Procesin e Identifikimit dhe Rikuperimit të Personave të Zhdukur do të ketë një organikë me 5 punonjës, një drejtor dhe 4 specialistë, me fushë veprimi bashkëpunimin ndërinstitucional për identifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve dhe të të ekzekutuarve, si dhe marrjen e masave për ruajtjen e vendvarrimeve.

Autoriteti i Dosjeve, një institucion i ngritur në vitin 2015 për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ka marrë kompetenca të shtuara ligjore për një rol koordinues me institucionet dhe marrjen e masave për identifikimin dhe ruajtjen e vendvarrimeve të personave të zhdukur nga regjimi i Enver Hoxhës.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula i tha BIRN se ngritja e strukturës ishte një domosdoshmëri për realizimin e detyrave ligjore të AIDSSH-së.

“Këto detyra të reja të ngarkuara janë sa të rëndësishme, po aq voluminoze  dhe kërkojnë  jo vetëm ekspertizë specifike në këtë fushë, por edhe punë të dedikuar në terren, atje ku parashikohet të jenë të lokalizuara vendvarrimet,” tha Sula.

Deri tani, pranë Autoritetit janë paraqitur mbi 80 kërkesa me objekt rehabilitimin dhe qartësimin e fatit të të vdekurve apo të zhdukurve nga regjimi komunist dhe ka një trend rritës të kërkesave në fillim të këtij viti.

Gjatë regjimit diktatorial nga vitit 1944-1991 llogaritet të jenë ekzekutuar me dhe pa gjyq si dhe kanë vdekur në burgje apo kampe internimi afro 6 mijë persona, sipas të dhënave të institucioneve shtetërore. Pas rënies së diktaturës, Shqipëria nuk ka bërë përpjekje serioze institucionale për kërkimin e tyre.

Një marrëveshje e qeverisë shqiptare me Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur, ICMP, mbeti gjithashtu peng i burokracive. Në progres-raportin e fundit, Komisioni Evropian kërkoi angazhimin e prokurorëve për hetimin e zhdukjeve dhe nevojën për “vullnet politik” për të rritur ndërgjegjësimin e popullsisë mbi këtë çështje.

Kathryne Bomberger, drejtore e Përgjithshme e ICMP-së e përshëndeti miratimin e ngritjes së strukturës së specializuar për personat e zhdukur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe e konsideroi atë një hap të rëndësishëm në finalizimin e kuadrit ligjor-operativ për këtë çështje.

Megjithatë, Bomberger i tha BIRN se është e nevojshme që miratimi i strukturës së re të pasohet me miratimin e akteve nënligjore (VKM), në mënyrë që më në fund të nisë procesi gjithëpërfshirës i kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur.

Drejtoresha e Përgjithshme e ICMP  theksoi gjithashtu se ka shumë rëndësi vullneti politik i autoriteteve në Shqipëri dhe angazhimi ndaj procesit për personat e zhdukur.

“Vullneti politik duhet reflektuar në forcimin e institucioneve të specializuara, përfshirjen e prokurorive dhe të gjitha strukturave përkatëse në përputhje me legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar, që do të ndihmonte familjet e të zhdukurve të kërkojnë të drejtat e tyre themelore,” shtoi Bomberger.

Edhe Sula shpjegoi se do të jetë një vendim i Këshillit të Ministrave që do të përcaktojë, sipas saj, “modalitetet e  bashkëpunimit të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore për procesin e gjetjes, identifikimit, rikuperimit dhe varrrimit të eshtrave të personave të zhdukur ose të ekzekutuar në periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991”.

VKM do të duhet të përcaktojë gjithashtu autoritetet përgjegjëse dhe masat për të mbrojtur dhe ruajtur në mënyrën më të përshtatshme vendet që janë aktualisht apo do të identifikohen si vendvarrime, si dhe rregullat e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit dhe institucioneve të tjera qendrore dhe vendore për këtë proces.

Etiketa: AIDSSHAutoriteti i DosjeveBIRNburgjeGentiana SulaGjyqICMPKëshillit të MinistraveKomisioni EvropianKompetencaKuvendimarrëveshjeprogresprokurorregjimi komunistshqipShqipëriShqipëriashqiptaretë zhdukurVendimVKM
I mëparshmi

Aktivistëve mjedisorë shtojnë përpjekjet në mbrojtje të shkabës së rrezikuar

Tjetri

Shqipëria hap dyert për refugjatët nga Ukraina

Tjetri
Në foto: Refugjatët nga Ukraina në kufirin me Poloninë

Shqipëria hap dyert për refugjatët nga Ukraina

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.