AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Inceneratori i Fierit, gati prangat për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme arrestoi anëtarët e komisionit të koncesionit të inceneratorit të Fierit për “abuzim me detyrën” si dhe shtoi akuza të reja për Lefter Kokën dhe Klodian Zoton në një hetim që dukshëm është përqendruar te procedurat. Prokuroria bëri të ditur se i përfshirë në korrupsion dyshohet të jetë edhe deputeti socialist Alqi Bllako.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mori miratimin nga gjykata për arrestimin e anëtarëve të komisionit të koncesionit të inceneratorit të Fierit për “abuzim me detyrën” ndërsa arrestoi administratorin Arenc Myrtezani për korrupsion aktiv dhe shtoi akuza për ish-ministrin Lefter Koka dhe pronarin e incineratorëve Klodian Zoto, i cili është në arrati.

Veçmas, SPAK bëri të ditur se deputeti Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 15 milionë lekë. Mbi Bllakon nuk ka masë sigurie pasi ai gëzon imunitet parlamentar dhe para arrestimit, prokurorisë do t’i duhet të marrë miratimin e parlamentit.

“…nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë,” bëri të ditur prokuroria.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.”, vijon më tej njoftimi.

Prokurorët morën miratimin në gjykatë për arrestimin e anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, mbi të cilët rëndojnë akuzat e abuzimit me detyrën. Pëllumb Abeshi akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën për ndryshimin e kategorisë së tokës mbi të cilën u projektua ndërtimi i inceneratorit nga tokë arë në tokë truall. Sipas prokurorëve, kjo i ka shkaktuar shtetit 16 milionë lekë dëm për shkak se toka në fjalë u kompensua me çmim më të lartë.

Nën akuzë për shpërdorim detyre janë edhe Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit. Sipas prokurorisë, këta shtetas, në bashkëpunim me Bllakon dhe Kokën, kanë shkelur ligjin për Partneritetin Publik Privat për të favorizuar kompaninë Integrated Technology Services, e cila fitoi koncesionin.

Akuza për shpërdorim detyre parashikon dënim me deri në shtatë vjet burg për të dyshuarit.

Punime të pakryera, fatura false

SPAK thotë se ka identifikuar në inceneratorin e Fierit një skemë të ngjashme me atë të Elbasanit, në bazë të së cilës, kompanitë koncesionare kanë paguar ryshfet te zyrtarët duke përdorur kompani fiktive dhe fatura për punime të pakryera.

“…nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Një shumë prej 146 milionë lekësh besohet se ka përfunduar në xhepat e ish-ministrit Lefter Koka, i cili është aktualisht në burg, i dyshuar për përfitime të ngjashme nga koncesioni i inceneratorit të Elbasanit.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”,” thuhet në njoftim.

Përgjegjësit për këtë skemë dyshohet se janë shtetasit Klodjan Zoto, i cili sakaq është shpallur në kërkim dhe shtetasi Arenc Myrtezani, i cili është administrator i kompanisë së koncesionit të Fierit. SPAK iu referua të dy këtyre shtetasve me iniciale në njoftimin për shtyp.

Sekuestro Fierit dhe një apartamenti të Bllakos

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë tre kontrata koncesionare për ndërtimin e incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, te një grup kompanish të lidhura me njëra-tjetrën, nën pronësinë e personave pa eksperiencë të mëparshme në këtë fushë. Koncesioni i parë, inceneratori i Elbasanit, u sekuestrua nga prokuroria dhjetorin e kaluar, pak ditë para se kompania t’i transferohej Bashkisë së Elbasanit pas përfundimit të kontratës së koncesionit.

Të martën SPAK njoftoi se ka vendosur nën sekuestro preventive edhe kompaninë e inceneratorit të Fierit, kontrata për të cilën është pranë fundit.

Zyrtarisht hetimet për kontratën më të madhe, atë të inceneratorit të Tiranës, vazhdojnë.

Ndërkohë, prokurorët njoftuan se kanë vendosur nën sekuestro preventive katër nga pasuritë e Lefter Kokës, të cilat, sipas tyre, përmbushin shumën prej 146 milionë lekësh, e cila dyshohet se është përfituar si korrupsion si dhe një apartament në Tiranë të lidhur me Alqi Bllakon, që mbulon shumën prej 15 milionë lekësh të dyshuar si e përfituar si korrupsion nga ky i fundit.

Etiketa: abuzimAkuzaAlqi BllakoArrestBurgdeputetEdi RamaelbasanErjon MuratajEtleva KondiFierFlorjan MuçajGjykataHetimetinceneratoriInceneratori i ElbasanitInceneratori i FieritIncineratorIntegrated Technology ServicesIntegrated Technology Waste Treatment FierKlodian ZotoKontrata koncesionareKorrupsionLefter KokaMASParaPëllumb AbeshiprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitQeveriaRamaryshfetSabina CenameriSHShpërdorim detyreshqipSPAKTiranëTokaUjësjellës
Tjetri
Dizinformim dhe propagandë: Lufta hibride e Edi Ramës kundër demokracisë në Shqipëri

Kërcënimi i deputetit të PD-së nuk i step aktivistët nga protesta

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.