AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Gjyqtari Aurel Arapi jep shpjegime për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin

Gjyqtari i Rrethit Gjyqësor Kurbin Aurel Arapi u përball me procesin e vetingut të mërkurën ndërsa komisionerët ngritën pikëpyetje mbi disa episode në lidhje me profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës, ndaj të cilave Arapi dha shpjegime.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca dëgjore për gjyqtarin Tritan Hamitaj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se hodhi poshtë disa fakte të raportuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të klasifikuar mbi subjektin e rivlerësimit Aurel Arapi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndërsa ky i fundit dha shpjegime edhe për disa vendime mbi të cilat ishin ngritur pikëpyetje.

Arapi iu nënshtrua procesit të vetingut përballë trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa (Bungo).

Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, relatori Lulzim Hamitaj raportoi se subjektit i është kaluar barra e provës për kursime të deklaruara në masën 600 mijë lekë, si dhe për një bilanc negativ të vlerësuar në masën 656 lekë për vitet 2014-2016, për të cilat subjekti ka dhënë shpjegime. Hamitaj raportoi gjithashtu se hetimet administrative të komisionit mbi një banesë ku subjekti ka jetuar pa qira për një periudhë kohore, banesë që ishte nën pronësinë e kunatit, nuk zbuloi kushte konflikti interesi.

Në drejtim të integritetit profesional, komisioni duket se doli në rezultate të kundërta me disa fakte të raportuara nga agjencitë ligjzbatuese në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në lidhje me vendimmarrjen e Arapit në disa çështje të tilla, ku dyshohej se kishte dhënë dënime të lehta mbi të gjykuarit për vepra penale.

Në një rast të dyshuar, kur dy persona janë dënuar për një vepër penale të kryer jo në bashkëpunim ndërkohë që prokuroria kishte ngritur akuzë për bashkëpunim, hetimi administrativ zbuloi se Arapi, si pjesë e një trupe gjykuese me tre anëtarë, kishte pasur në fakt opinion minorance, gjë që bëri që KPK të gjykonte se faktet e zbuluara në hetimin administrativ mund “të mos përkojnë” me me të dhënat e furnizuara nga DSIK.

Arapi pati probleme me marrëdhënien e krijuar me avokatin e subjekteve të ndryshme, një person që sipas tij, e ka njohur rastësisht përmes një miku të përbashkët me të cilin kanë udhëtuar me një automjet. Komisioni nuk vuri re konflikt interesi në këtë situatë por theksoi se një situatë e tillë mund të ngrejë perspektivën e cënimit të besimit të publikut.

Arapi shpjegoi më tutje se për një rast të dyshuar për dënim të lehtë të dy të pandehurve për kultivim lëndësh narkotike, dënimi i tillë ishte mbështetur në faktin se të dy të pandehurit duhej të ishin punëtorë në plantacionet e drogës ndërkohë që pronarët e dyshuar ishin nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Vëzhguesi ndërkombëtar ngriti pikëpyetje mbi përdorimin në një gjykim penal prej Arapit të dy deklaratave noteriale si prova. Arapi pranoi se deklaratat noteriale nuk mund të përbëjnë prova në procese penale por theksoi se ai i ka shqyrtuar ato për të krijuar bindje të brendshme krahas rrethanave të tjera të ngjarjes.

Në fund të seancës, Arapi kërkoi konfirmimin në detyrë.

Vendimi pritet të shpallet të premten më 1 prill 2022, ora 9.15.

Etiketa: AdministrativeAurel ArapiDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKGenta Tafa BungoGjykata e Rrethit Gjyqesor KurbinGjykatëgjykimGjyqgjyqtarHetimHetimetKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPKKurbinligjzbatueselulzim hamitajMASProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëPunëtorSHValbonaValbona SanxhaktariVendimi
Tjetri
Fituesit dhe humbësit në luftën e Putinit

Fituesit dhe humbësit në luftën e Putinit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.