AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shkëmbimi i zbehtë kulturor midis Shqipërisë dhe Kosovës

Aktorët e jetës kulturore por edhe qytetarët theksojnë nevojën për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e kulturës midis dy vendeve.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Kosovës i shpalosur në fasadën e Bashkisë se Tiranës, në nder të përvjetorit të 14-të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. | Foto: LSA

Prej shumë vitesh Shuaipi nga Fushë Kosova i kalon pushimet verore në Durrës.  Por ai ankohet se në kioskat e plazhit nuk gjen gazeta e botuara në Prishtinë, madje spesh herë nuk gjen as ato të  Tiranës.

“Unë jam 72 vjeç dhe nuk i lexoj dot lajmet si të rinjtë, nëpër telefona,” u ankua ai.

E  njejta gjë ndodh edhe me titujt e librave të publikuar në Kosovë. Ato mund ti shohësh në stenda vetëm gjatë panaireve vjetore, por jo në libraritë e zakonshme.

“Të paktën në Durrës ne sjellim kryesisht tituj të librave për fëmijë, apo ato me tematikë nga psikologjia të përgatitur nga autorë kosovarë,” tha për BIRN librari Adi Pine, i cili furnizon disa nga libraritë e qytetit bregdetar.

“Përkthimet e autorëve të huaj që botohen në Prishtinë, ne i gjejmë të publikuara nga shtëpitë botuese të Tiranës,” i cili shpjegon se kjo është arsyeja që nuk përbëjnë interes për blerësit.

Marrrëdhëniet kulturore mes dy shteteve shqiptare në Ballkan kohët e fundit kanë njohur njëfarë zbehjeje institucionale, të cilën e pohojnë në të dy anët e kufirit shtetëror.

“I vetmi treg i përbashkët i artistëve shqiptarë në të dy vendet mbetet tregu i muzikës pop dhe rock,” tha koreografi Gjergj Prevazi, sipas të cilit kjo lidhet kryesisht me komercialitetin e saj.

Në fund të muajit shkurt, Unioni i Gazetarëve shqiptarë organizoi në Prishtinë “Ditën e Miqësisë” mes gazetarëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Presheva e Bujanovci.

Besim Dybeli, nga Unioni I Gazetarëve në Elbasan tha për BIRN se “prania e kolegëve kosovarë në veprimtarinë e Prishtinës ishte e papërfillshme, çka edhe sot na duket e pabesueshme”.

Edhe në fushën e trashëgimisë kulturore duket se bashkëpunimi midis dy vendeve është zbehur.

Ilir Culaj, pedagog në Universitetin e Prishhtinës, tha për BIRN se bashkëpunimi në rrafshin arkeologjik nuk ka impenjimin e dikurshëm.

“Në vitet 2004 – 2005 arkeologët nga Shqipëria dhanë një kontribut të ndjeshëm për krijimin e Hartës arkeologjike të  Kosovës,” tha Culaj, duke shtuar se tashmë ky bashkëpunim në terren është ndalur.

Stafet arkeologjike po punojnë kryesisht me projekte ndërkombëtare, njëlloj siç ndodh edhe në territorin shqiptar.

Pedagogu thotë se misionet ndërkombëtare dypalëshe i sigurojnë palës shqiptare financimin e nevojshëm për realizimin e ekspeditës.

“Grupet e studentëve nga Kosova vazhdojnë të jenë pjesë e misioneve, që kryejnë arkeologët e Shqipërisë në hapësira të ndryshme të vendit, por bashkëpunimet në nivel shkencor gjatë ekspeditave mungojnë,” nënvizon Ilir Culaj.

Edhe skenës teatralë të përbashkët midis dy vendeve shqipfolëse duke se po i mungon gjallëria.

Teatrot kryesorë të Shqipërisë, si Teatri Kombëtar apo ai i Operas dhe Baletit prej disa kohësh mungojnë bashkëpunimet me kolegët kosovarë.

Gjergj Prevazi veçon Teatrin Eksperimental, ku sipas tij janë vënë në skenë vepra dramatike me regjisorë nga Kosova, si dhe me pjesmarrrjen e disa aktorëve kosovarë.

Koreografi që ka një përvojë të gjatë pune në skenat e Kosovës vlerëson se institucionet dhe kolegët artistë në Kosovë janë mëndjehapur më shumë se sa në Shqipëri.

Ai shton se tregu teatror kosovar ka një boom të admirueshëm kohët e fundit, jo vetëm brenda vendit, por edhe në bashkëpunime me regjisorë të huaj dhe në prezantime festivalesh po ashtu.

“Financimet shtetërore të teatrove simotra në Prishtinë janë disa herë më të larta se sa në Tiranë,” tha Prevazi, i cili kujton se në kryeqytetin e Kosovës funksionon edhe një teatër i inisiativës së lirë, i cili mbështetet gjithashtu edhe nga shteti.

Mungesa e bashkëpunimit është dhe më e theksuar mes teatrove rajonalë.

Në teatrin ‘Aleksandër Moisu’ në Durrësit prej më shumë se 10 vitesh nuk është prezantuar një pjesë teatrale e Kosovës.

Por aktorët veteranë kujtojnë se në vitet 1970 ata u njohën me dramaturgjinë mjaft interesante të autorëve nga Kosova, e po ashtu edhe me inskenimet e veprave si “Familja e peshkatarit”, “Karnavalet e Korçës” dhe “Erveheja”.

Ndërsa janë memorizuar edhe disa koncerte të këngëtarëve të shquar jo vetëm në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, por edhe në pallatin e sportit, si dhe në teatrin veror të qytetit.

Të njejtën vlerë ka patur edhe premiera e operas “Goca e Kaçanikut” e autorit Rauf Dhomi.

“Fatkeqësisht pas viteve 2000 duket se ne jemi mbyllur dhe numri i bashkëpunimeve ka rënë,” tha Gjergj Prevazi.

“Krijimi i një Fondacioni të përbashkët për kulturën shqiptare mund ti vlejë rizgjimit krijimtarisë dhe bashkëpunimit mes kolegëve në të dy anët e kufirit,” propozoi ai.

Etiketa: Adi PineAleksandër MoisiuarkeologBallkanbesimBesim DybeliBIRNDurrëselbasangazetagazetarGjergj PrevaziIlir CulajKarnavaletKorçëKosocaKosovaKosovëMaliMali i ZiMaqedoniaMjaftpaktRauf DhomiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptarestudentTeatri KombëtarTiranëTregTregu
Tjetri
Prokurorja Eriselda Bala jep shpjegime për pagesën e ‘çuditshme’ përmes bankës

Prokurorja Eriselda Bala jep shpjegime për pagesën e ‘çuditshme’ përmes bankës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.