AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Çmimet dhe qeveria, kur ilaçi mund të jetë më i dëmshëm se sa sëmundja

Qeveria shqiptare vendosi të krijojë një bord të dytë për të caktuar çmimin e miellit, sheqerit, orizit e vajit ndërsa çmimet e “vendosura” nga bordi janë të njëjtat me ato të vendosura nga tregu. Kjo mund ta ndihmojë qeverinë të duket se po bën diçka. Por nëse tenton me të vërtetë të bëjë diçka, është më mirë të mos e bëjë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pankarta gjatë protestës për rritjen e çmimeve. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Hera e fundit në historinë e njerëzimit kur një vend ka funksionuar me çmime të përcaktuara nga qeveria ka qenë qeveria naziste gjermane. Ajo shpiku mes të tjerash, kuotat e importit dhe eksportit, (të cilat u kopjuan edhe nga vende të tjera) si dhe një ekonomi të centralizuar me çmime të komanduara nga lartë. Arsyeja e funksionimit të ekonomisë hitleriane gjatë pak më shumë se 12 vjetëve që funksionoi regjimi nazist nuk duket se lidhen aq shumë me ekonominë se sa me indoktrinimin e tejskajshëm të popullsisë.

Që nga ajo kohë, bota ka mësuar se çmimet e përcaktuara nga shteti nuk funksionojnë. Përgjatë të gjithë periudhës komuniste, eksperimenti me çmime dhe kuota prodhimi nuk funksionoi sepse nuk kishte se si të funksiononte. Në rastet kur shteti përcaktonte çmime të ulëta, malli në treg mbaronte para kohe ndërsa nëse vendoste çmime të larta, konsumatorët nuk e blinin, por kursenin, duke krijuar “kursime të detyruara” të cilat, në fund fare sollën zhvlerësimin masiv në të gjitha vendet e lindjes (përfshirë Shqipërinë) në vitet 1989-1992.

Që nga vitet 1970, bota ka shpikur një mënyrë tjetër të kontrollit të çmimeve. Ky mjet është norma bazë e interesit dhe përdoret nga banka qendrore. Nuk është një mjet që bën magji, por, sipas atij që e krijoi, Milton Friedmanit, është mjeti më i mirë që ka shpikur bota deri më sot. Ky mjet është shumë i thjeshtë: Banka qendrore e rrit interesin kur dëshiron që çmimet të ulen. Kur BSH e rrit interesin me të cilën pranon depozita dhe jep kredi për bankat e nivelit të dytë, këto të fundit rrisin interesin për depozitat dhe kreditë, duke sjellë më pak konsum dhe më shumë kursim, ku, konsumi më i ulët sjell ftohjen e çmimeve.

BSH nuk ka asgjë në dorë për të bërë në rast se rritja e çmimeve është e importuar, siç është në këtë rast. Në rast se, fjala vjen, çmimi i naftës trefishohet në tregun ndërkombëtar, rritja e interesit nga banka qendrore e Shqipërisë, apo banka qendrore e Amerikës, nuk jep asnjë efekt për ulje çmimi, së paku jo për atë inflacion të shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës.

Duke pasur parasysh këtë histori të shkurtër dhe të thjeshtë të ekonomisë monetare, vijnë në Shqipëri, vendin që ka një qeveri unike, e cila ka vendosur të krijojë borde për ndalimin e inflacionit. Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse ky është ndonjë model të cilin e kanë parë në ndonjë vend tjetër apo është një shpikje autoktone.

Qytetarët janë të stresuar për valën e inflacionit, por akoma më e stresuar duket qeveria. Me një akt normativ, ajo vendosi të mërkurën t’i japë të drejtë vetes të “përcaktojë çmimet”. Kjo do të ishte shumë alarmuese nëse nuk do të ishte kaq joserioze. Në mbledhjen e saj të parë, qeveria “vendosi” që çmimi i vajit të lulediellit të jetë 320 lekë, sheqeri 120 lekë, mielli 90.5 lekë.

Autori i këtyre rradhëve qëlloi në një supermarket në Tiranë (jo nga ato të lirët), një ditë më herët dhe vuri re çmimet e tregut: vaji i lulediellit, produkti më i shtrenjtuar nga lufta në Ukrainë, kushtonte 315 lekë, mielli 95 lekë. Me pak fjalë, për këto dy produkte, qeveria nuk ka vendosur ndonjë çmim tjetër përveç atij të përcaktuar nga tregu, qoftë ky spekulativ apo jo.

Ky fakt, pra që qeveria nuk ka ndërhyrë në treg por vetëm sa ka bërë një deklaratë në të cilën çmimet urdhërohen të jenë aq sa në fakt janë, duhet të na lehtësojë. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me një goditje propagandistike dhe joreale. Qytetarët do të paguajnë çmimet e inflacionuara nesër, njësoj siç i paguan dje, por me dallimin që nesër do t’i paguajnë nën “mbrojtjen” e qeverisë. Alternativa, pra që qeveria të përcaktonte ndonjë çmim më të ulët se sa tregu, do të duhej të na alarmonte më shumë.

Ne jetojmë sot në një fshat global dhe fakti është që gjatë inflacionimit dramatik të çmimeve të disa mallrave, stoqet e mallrave mund të shiten në Shqipëri me çmim “spekulativ” ose, në rast se qeveria nuk e lejon këtë, të eksportohen në vende të tjera. Në rast se, fjala vjen, qeveria kërkon që një sasi vaji e importuar më parë me një çmim, fjala vjen 10 lekë, nuk duhet të shitet për më shumë se 12 lekë, në një kohë kur çmimi në tregun ndërkombëtar është rritur në 20 lekë, poseduesi i atij malli nuk e ka shumë të vështirë që ta ngarkojë në kamion dhe ta dërgojë për ta shitur në Malin e Zi, në Kosovë, në Maqedoni apo në vende të tjera.

Në rast se qeveria do të donte me të vërtetë të “shmangte spekulimet”, ajo do të duhej të mendonte edhe të bllokonte eksportet e stoqeve ekzistuese, të përcaktonte kuota e ta kthente vendin në kohën e ekonomisë së centralizuar socialiste. Pastaj do t’i duhej të shpërndante triska për të luftuar barkderrët që hanë më shumë pilaf dhe ia marrin fukarait që nuk ka lekë as për pak e kështu me rradhë. Larg qoftë, pas kësaj inflacioni i këtyre ditëve do të na dukej si bollëk në kohë të Zogut.

Inflacioni është një fenomen monetar. Ai shkaktohet nga sasia e parasë në qarkullim. Nëse e mbani mend, gjatë periudhës së pandemisë, bota e zhvilluar shpërndau triliarda dollarë dhe euro për të mbajtur të gjallë konsumin në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk ishte në gjendje të punonte për të fituar këto para. Është shumë e natyrishme që kjo rritje e masës monetare të pasohet nga një rritje çmimesh. Për këtë, nuk ka asnjë lloj bordi që të mund të ndihmojë. E vetmja gjë që mund të bëhet është që të shikohet problemi i pabarazisë, ajo pjesë e popullsisë e cila e ka shumë të vështirë të përballojë çmimet e rritura për shkak se është sakaq e varfër. Për këtë pjesë është mirë që të jepet ndihmë nga taksapaguesi i pasur për të kompensuar sadopak rritjen e çmimeve. Për të tjerët, paratë që ne të gjithë kemi marrë gjatë pandemisë, duke mos punuar fare ose duke punuar pak, detyrimisht do të duhet t’i shlyejmë në formën e çmimeve më të larta.

Etiketa: BankatBlogekonomiEkonomiaEuroInflacioniKonsumikrediLuftaMaqedoniMASnazistnazisteParaQeveriaRritja e çmimeveshqipShqipëriTë lirëTregTreguulje
Tjetri
Kontrabandë e korrupsion, SPAK “shkrin” policinë e kufirit në Kukës

Kontrabandë e korrupsion, SPAK "shkrin" policinë e kufirit në Kukës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.