AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kontrabandë e korrupsion, SPAK “shkrin” policinë e kufirit në Kukës

32 punonjës të policisë  së kufirit nga Kukësit u arrestuan me akuzat e korrupsionit, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të kufirit. Arrestimet u kryen nga SHÇBA pas një hetimi të SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Mbi 50 oficerë u arrestuan në dy anët e kufirit.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Oficerë të Policisë Gjyqësore gjatë aksionit në Drejtorinë e Policisë Kufitare në Kukës. Foto:Bashkim Shala

Një hetim i SPAK dhe i Prokurorisë Speciale të Kosovës u përmbyll të premten me arrestimin e mbi 50 oficerëve të policisë në dy krahët e kufirit. Në një njoftim për shtyp Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit njoftoi se ishin marrë masa arresti për 32 oficerë të policisë kufitare në Drejtorinë e Policisë në Kukës të cilët akuzohen për “312 episode të veprimeve korruptive”.

Një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe në krahun tjetër të kufirit. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës njoftuan arrestimin e 20 oficerëve të policisë së pikës kufitare të Vermicës.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e përshëndeti aksionin dhe cilësoi atë një “hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”.

Por ndërsa në Shqipëri arrestimet filluan të premten Kosova ka prej rreth një muaji që ka bërë operacione të ngjashme në pikat doganore në kufi me Shqipërinë dhe ka arrestuar më herët rreth 50 oficerë dhe agjentë doganorë. Drejtuesit e Policisë së Kukësit të pyetur nga BIRN pas arrestimeve në Qafën e Prushit dhe në Qafë Morinë në 15 mars mohuan të kishin informacione. Të premten ata nuk ishin të arritshëm për komente.

Të premten SPAK njoftoi se hetimet për funksionarët e policisë kufitare përfshi drejtuesit e tyre kishin filluar që në nëntor të vitit 2020 në bazë të një kallëzimi nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i ri pagëzuar së fundmi si Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP.

“Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë kryer hetime proaktive, duke përdorur metoda speciale të hetimit. Gjithashtu hetimet janë kryer në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për shtyp të SPAK.

Sipas prokurorisë gjatë hetimeve janë verifikuar “rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas”.

SPAK thotë se punonjësit e policisë kishin favorizuar futjen e mallrave kontrabandë, trafikun e automjeteve, kalimin e kufirit të personave të ndryshëm me problematika ligjore.

Prokuroria njoftoi se Gjykata e Posaçme kishte miratuar 34 masa sigurimi personal, “nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për 17 punonjës policie masa e sigurisë është burg, 14 persona janë me masë sigurimi arrest shtëpie, 12 punonjës policie dhe dy civilë të kapur nga ky hetim, ndërsa janë pezulluar 3 punonjës policie.

Etiketa: AMPArrestarrest shtëpieBIRNBledi ÇuçiBurgGjykataGjykata e PosaçmeHetimhetimeHetimetKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivKosovaKosovëKufiMASMasaMorinProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria SpecialeSHshqipShqipëriShqipëriaSigurimiSPAKUshtrim i ndikimit të paligjshëm
Tjetri
Aktivistja pro-abortit rrezikon burgun në Poloni

Aktivistja pro-abortit rrezikon burgun në Poloni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.