AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Projektligji, qeveria merr 80 milionë euro kredi për ujësjellësin e ri të Tiranës

Me një projekt investimi prej 144 milionë eurosh, Bashkia Tiranë pretendon që të realizojë më në fund premtimin për 24 orë ujë në ditë dhe dërgimin me presion në çdo kat pallati. Për ndërtimin e një burimi dhe rrjeti të ri ujësjellësi qeveria ka marrë një kredi 80 milionë euro, e cila po shqyrtohet në Kuvend.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e bashkisë Tiranë, UKT dhe zv/Ministrja Energjisë dhe Infrastrukturës, Enkelejda Muça në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese | Foto: Kuvendi

“Tirana do të kthehet në një kantier ndërtimi në katër vitet e ardhshme”, paralajmëroi të hënën drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Elton Kacidhja, duke folur në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku u diskutua projektligji për ratifikimin e kontratës financiare mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve për programin “UKT shpërndarja e ujit”.

Kjo kontratë parashikon një kredi 80 milionë euro për shfrytëzimin e një burimi të ri dhe një unazë presioni për ujësjellësin që furnizon qytetin e Tiranës.

Në prezantim e projektligjit, zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj u shpreh se kostoja totale e projektit, siç është vlerësuar nga BEI, është 144.500.000 euro, ku për të përmbushur planin e financimit të parashikuar, huamarrësi ka kërkuar nga BEI një kredi prej 80 milionë euro. Pjesa tjetër e investimit sipas saj do të përballohet nga UKT-ja.

Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, tha se kostoja reale është akoma një parashikim, pasi nuk dihet se sa do të shkojë projekti final.

“Po hartohet studimi i fizibilitetit që do të shkojë deri në detaje për procesin e zbatimit të këtij projekti,” tha ajo.

Sipas Rusetit, huaja është parashikuar që ndahet në tre zëra, “20 milionë euro për zhvillimin e burimit të ri të Gurit të Bardhë, 60 milionë euro për ringun (unazën e presionit) dhe pjesa tjetër për ndërtimin e 54 minizonave në Tiranë”.

Bashkia pretendon që të realizojë më në fund premtimin 24 orë ujë në ditë dhe dërgimin me presion në çdo kat të pallateve ndryshe nga ç’ndodh aktualisht që uji shkon deri në depozitat e kateve të para.

“Ajo që ne nuk kemi garantuar dot është që uji i pijshëm, jo vetëm të garantohet në burim por të shkojë deri tek familjet, abonentët individualë,” tha Ruseti.

Deputetët e opozitës e vlerësuan si projekt, por ngritën shqetësimin për rrezikun e rritjes së borxhit publik nëpërmjet një kredie të re.

“Ju keni rritur çmimin e ujit disa herë me premtimet për investime që do të garantojnë ujë 24 orë në ditë deri në fund të vitit 2021, ndërsa tani merrni një kredi për ta bërë këtë,” tha deputeti Helidon Bushati.

Ndërsa deputeti Xhelal Mziu e cilësoi “absurde” marrjen e një kredie të re për një ndërmarrje e cila, sipas tij, është e mbytur në borxhe.

Kontrata e firmosur dhjetor 2021 mes zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe zv.presidentes së BEI-së, Liliyana Pavlova, parashikon marrjen e një huaje 80 milionë euro për “ndërtimin e linjës së transmetimit nga Guri i Bardhë dhe rrjetin e furnizimit me ujë me presion të lartë”.

Sipas Rusetit huaja do të paguhet me 20 këste dhe parashikohet të shlyhet njëkohësisht me përfundimin e projektit.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBashkiaBorxhedeputetElton KacidhjaEnkelejda MuçaEnkelejda MuçajEuroFinalinvestimekrediParaProjektligjiQeveriashqiptareTiranaTiranëUjësjellësUKTXhelal Mziu
Tjetri
Vatrat e reja të gripit të shpendëve krijojnë alarm edhe në Shkodër

Vatrat e reja të gripit të shpendëve krijojnë alarm edhe në Shkodër

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.