AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Vatrat e reja të gripit të shpendëve krijojnë alarm edhe në Shkodër

Harta e infeksionit të shpendëve në Shqipëri u zgjerua edhe me qarkun e Shkodrës, ku disa qindra pula u asgjësuan dhe groposën në njësinë e Dajçit.

Emi KalajaElvis HilangaEmi KalajadheElvis Hila
17:05 | 11/04/2022
në Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punonjës sterilizon zonën e prekur nga gripi i shpendëve në Dajç të Shkodrës. Foto: Emi Kalaja.

Fermeri Tom Livadhi nga Dajçi i Shkodrës u trondit mëngjesin e 6 prillit, kur pa pula të ngordhura në oborrin e tij. Burri kishte ndjekur lajmet për përhapjen e gripit të shpendëve, ndaj vendosi të vepronte menjëherë.

Bashkë me pulat e ngordhura, Livadhi vrau edhe 50 të tjera të gjalla dhe i groposi së bashku me të shoqen.

“Dy – tre pula ngordhën, por kur pashë lajmet, i mora të gjitha i futa në thes dhe i groposa në distancë nga ferma ime,” tha Livadhi në një bisedë për BIRN.

Reagimi i tij ishte instiktiv. Pasi groposi pulat, Livadhi njoftoi veterinerët e zonës dhe të nesërmen, oborri i tij u mbush me njerëz të maskuar me mushama të bardha dhe të pajisur me pompa me lëndë sterilizuese.

“Veterinerët i njoftova më pas dhe ata erdhën dhe asgjësuan dhe të tjerat dhe sterilizuan vendin,” shton fermeri.

Një ditë pas këtij rasti, në një fshat fqinj në njësinë e Dajçit u identifikua një vatër e dytë, e cila e çoi numrin e shpendëve të prekur në këtë zonë në 130.

Qarku i Shkodrës është vatra më e fundit e gripit të shpendëve në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, sëmundja është përhapur tashmë në 6 nga 12 qarqet e vendit.

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, i tha BIRN në një bisedë telefonike se 435 mijë shpendë kishin ngordhur apo ishin asgjësuar në të gjithë vendin si pasojë e gripit “H5N8”.

“Janë gjithsej 13 vatra,” tha Gjeçi, duke përfshirë edhe dy fshatrat e Shkodrës, ndërsa shpjegoi se 175 mijë shpendë të tjerë kishin ngordhur në të njëjtën periudhë nga një sëmundje tjetër e stinës. Gripi ka prekur po ashtu edhe shpendët e rrallë. Gjeçi tha se katër pelikanë kishin ngordhur nga gripi, tre në Prespë dhe një rast në Karavasta.

Rastet në Shkodër

Një punonjës i veterinarisë duke sterilizuar fermat e prekura nga gripi i shpendëve. Foto: Emi Kalaja.

Rastet masive me grip të shpendëve u identifikuan së pari në pulari në zonën e Durrësit në mesin e muajit mars. Mbi 350 mijë pula ngordhën dhe u asgjësuan në këtë zonë. Administratorë të këtyre pularive që ngritën alarmin, akuzuan atëherë autoritet për reagim të vonuar, ndërsa tregu i mishit dhe vezëve u përfshi nga paniku.

Pas rasteve të para në Durrës, raste të ngjashme u identifikuan edhe në qarqe të tjera. Një vatër u identifikua në Tiranë, një në zonën e Vlorës, 2 vatra me shpendë të sëmurë u gjetën në Dibër, 3 vatra në Korçë, 2 vatra në Fier dhe së fundmi dy të tjera në Shkodër.

Pas identifikimit të dy rasteve në oborre shtëpiake, autoritete lokale në Shkodër ndërmorën inspektime në zonë.  Shërbimet veterinare bën tamponimin e zonës sipas protokolleve me një distancë deri në 10 kilometra rreth fermave ku u gjetën shpendët e sëmurë.

Prefektja Majlinda Angoni, e cila po drejton marrjen e masave, tha se grupet që po kryejnë monitorimin e fermave dhe pularive përfshinin policitë bashkiake dhe drejtoritë vendore të veterinarisë në qark.

“Deri më tani nuk ka patur përhapje të mëtejshme, ndonëse çdo ditë merren kampione nga zona të ndryshme,” tha Angoni.

Prefektja tha se shpendët nuk lejohej të tregtoheshin të gjallë në tregje, por shprehu shqetësimin se mund të ketë raste të tilla në tregje informale.

Sipas saj, veç monitorimit të fermave po mbahet në vëzhgim edhe liqeni i Shkodrës për të identifikuar nëse kishte apo jo raste shpendësh të egër të ngordhur. Angoni tha se deri së fundmi nuk kishte raste të tilla.

Po ashtu, të paprekura janë sipas autoriteteve edhe 9 pularitë e qarkut. Muhamed Bishja, specialist në Drejtorinë e Bujqësisë dhe përgjegjës i Planit të kontrollit në qytet lidhur me gripin e shpendëve tha se shpresonte shumë në ndërgjegjësimin e tregtarëve, për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. “Shpresojmë të mos agravojë situata, tashmë jemi në karantinë,” tha ai.

Fermerët e prekur i thanë BIRN po ashtu se shpresonin që situata të normalizohej.  “Unë me këtë punë kam jetuar, Zoti e bëftë mirë,” thotë Tom Livadhi, që humbi gjithë shpendët që kishte në oborrin e tij.

Livadhi tha se vezët ishin një prej burimeve të të ardhurave dhe vetëm nga ngordhjet ai kishte humbur 80 mijë lekë.

Pulat në Ranë të Hedhun

Ndërsa vendi është përfshirë nga gripi i shpendëve, pamje të pulave të ngordhura të nxjerra nga deti në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë alarmuan banorët. Pamjet e pulave të futura në thasë dhe të nxjerra në breg prej dallgëve u publikuan fillimisht në media.

Më pas, shpendët e ngordhur u hoqën nga specialistët e Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, të cilët bënë dhe dezinfektimin e zonës. Por autoritetet e minimizuan situatën.

“Informacioni na erdhi nga media. U krijua gjendje alarmante, por u gjetën vetëm 4 pula që nuk kanë lidhje me fermerët e Lezhës,” tha përgjegjësi i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjës së Bimeve në Lezhë, Ded Rama.

Zëvendësministrja Gjeçi tha se ajo që kishte ndodhur në Lezhë ishte ende e paqartë. “U morën kadavrat e pulave dhe do të bëhen analizat, nuk është e qartë nga se kanë ngordhur,” tha ajo.

Lek Prendi, specialist i Autoritetit të Veterinarisë në Lezhë tha se në pikën ku u konstatuan pulat e ngordhura nuk ka asnjë qendër banimi, asnjë shtëpi dhe asnjë fermë që të rrisë shpendë. Sipas tij vendi ku u gjetën pulat e ngordhura u dezinfektua.

“Sot zona është e pastër. Në ditët në vazhdim do dalim me rezultate konkrete,” thotë Prendi.

Autoritetet dyshojnë se pulat që u gjetën aty, edhe pse të dekompozuara, mund të jenë hedhur në bridhet të lumejve mbi Lezhë dhe kanë përfunduar në det. Veç analizave për arsyet e ngordhjes autoritetet thanë se kishte edhe një hetim për të zbuluar se nga kishin ardhur shpendët e ngordhur.

 

Etiketa: BanorëBIRNDurrësFierGripi i shpendeveHetimLezhëLokaleMediapanikuParaQarqetRamaSHShkodërshqipShqipëriTreguVlorë
I mëparshmi

Projektligji, qeveria merr 80 milionë euro kredi për ujësjellësin e ri të Tiranës

Tjetri

Britania sanksionon liderët serbë të Bosnjës

Tjetri
Retorika radikale në Bosnjë ringjall frikën e një konflikti të ri

Britania sanksionon liderët serbë të Bosnjës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.