AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KPA mbyll për herë të dytë shqyrtimin gjyqësor për Fatri Islamajn

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj paraqiti qëndrimin e tij ndaj një opinioni të ONM-së, ku më së shumti dha shpjegime për qiramarrjen e një apartamenti nga i ati dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:11 | 12/04/2022
në Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatri Islamaj pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën të mbyllë për të dytën herë shqyrtimin gjyqësor lidhur me ankimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, pasi ky i fundit paraqiti qëndrimit e tij ndaj një mendimi të përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Ferdinando Buatier. Në seancën paraardhëse më 31 mars, kur pritej që të shpallej vendimi për gjyqtarin Islamaj, kryesuesi i trupës së Kolegjit, Sokol Çomo njoftoi vendimarrjen për rihapjen e hetimit pas paraqitjes së opinionit nga vëzhguesi ndërkombëtar, por pa bërë të ditur më shumë detaje.

Prej qëndrimit të paraqitur të martën nga subjekti mbi këtë opinion të ONM-së, u kuptua se kishte të bënte me apartamentin e prindërve të gjyqtarit Islamaj, i cili është përdorur nga ky i fundit.

Islamaj u shkarkua me shumicë votash nga KPK, pasi dy komisioneret Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko arritën në përfundimin se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin e blerë nga i ati në vitin 2010 në çmimin 65 mijë euro. Sipas shumicës, babai i subjektit nuk kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie të përdorur nga Islamaj.

Lulzim Hamitaj në pakicë e kundërshtoi këtë arsyetim me argumentin se babai i Islamajt kishte pasur burime financiare të ligjshme të mjaftueshme dhe se kërkesa e shumicës për dokumentim të shkëmbimeve financiare për qiranë brenda familjes ishte e tepruar.

Gjatë seancës të martën, duke iu referuar opinonionit të vëzhguesit ndërkombëtar, Islamaj kërkoi që të vlerësohen drejt marrëdhëniet familjare në raport me qiramarrjen e apartamentit të të atit.

Ai e cilësoi të pabazuar konkluzionin e shumicës së trupës KPK-së për moskonsiderimin e marrëdhënies së qirasë, ndërkohë që theksoi se kishte provuar burimet e familjes së prindërve për krijimin e pasurisë në fjalë.

“Kam provuar se apartamenti ku kam qëndruar me qira është blerë nga babai në vitin 2010, pas kthimit të një prej djemve të tij nga emigracioni,” pohoi Islamaj dhe shtoi se në atë periudhë jetonin me të atin edhe vëllezërit e tjerë që ishin në moshë madhore dhe të pamartuar. Sipas tij, është e arsyeshme që ata të investonin në zgjerimin e vendbanimit, pasi mund të krijonin familje të re në çdo çast.

Po ashtu, Islamaj këmbënguli se me provat dhe shpjegimet e dorëzuara nuk mbetej asnjë dyshim se e kishte paguar rregullisht qiranë në favor të të atit. Ai sqaroi se marrëdhënia e qirasë ishte zgjatur në mënyrë periodike dhe për faktin se në atë periudhë kishte ardhur në jetë djali i tij i parë. Subjekti sqaroi se në atë vendbanim ishte e lehtë që prindërit të gjendeshin afër. “Ishte dhe në favor të gjyshërve dhe nipit, që ishte fëmija i parë, për të krijuar afrimitetin”, shpjegoi Islamaj dhe shtoi se prindërit e bashkëshortes në atë periudhë jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA.

Sipas subjektit, pasi prindërit ishin transferuar në një lagje tjetër, ai nuk kishte pasur më interes për të qëndruar në atë banesë dhe ishte zhvendosur diku tjetër, edhe në funksion të punës së bashkëshortes. “U qëndroj të gjitha provave të dorëzuara që vërtetojnë marrëdhënien e qirasë”, pohoi subjekti lidhur me këtë situatë.

Islamaj vërejti se edhe Komisioni nuk kishte ngritur ndonjëherë dyshime se apartamenti i prindërve ku kishte qëndruar me qira, mund të ishte pasuri e tij e fshehur. Ai vërejti se provohej gjithashtu me dokumentacion marrëdhënia e qiradhënies nga babai për subjekte të tjerë gjatë kohës që ai nuk kishte jetuar në atë banesë.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në mënyrë të pabazuar më ka kaluar barrën e provës për të vërtetuar burimet e ligjshme që kanë shërbyer për krijimin e apartamentit ku kam qëndruar me qira. Edhe sikur subjekti të ndodhej në marrëdhënie huapërdorje, nuk duhej ngarkuar me barrë prove pasi nuk kishte të bënte me huamarrje apo dhurim,” pohoi Islamaj dhe këmbënguli se kishte kryer deklarim të saktë në kriterin e pasurisë.

Në përfundim, ai kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe konfirmimin e tij në detyrë. Kolegji i dha fund shqyrtimit gjyqësor për herë të dytë dhe u tërhoq për të marrë vendim që u njoftua se do të shpallet të enjten më datë 14 prill, në orën 09:00.

 

Etiketa: EuroFamiljeFatri IslamajFerdinando BuatierGjykata e Apelit TiranëGjyqGjyqtareKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKlulzim hamitajONMPamela QirkoPunëraportSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSokol ÇomoTiranëValbonaValbona SanxhaktariVendimVendimiVëzhguesit
I mëparshmi

Administrativja pro publikimit të vendimit për hetimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Marsela Balili

Tjetri
Problemet me pasurinë rrezikojnë për herë të dytë gjyqtaren Marsela Balili

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Marsela Balili

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.