AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Dukem naiv, por jam idealist”, Endri Fuga mbron Agjencinë e Medias dhe Informimit

Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha të mërkurën në Kuvend se ka pasur një hop cilësor në transparencën e qeverisë pas krijimit të saj, duke përmenduar si arritje trafikun e vizitorëve në faqen online të qeverisë dhe praktikën e komunikimit të ministrave me gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Endri Fuga në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Endri Fuga i bëri komentet gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Ai tha se Agjencia për Media dhe Informim lindi si nevojë për të bërë një organizim të strukturuar të punës për informimin e medias dhe publikut pas hapjes së shumë portaleve online dhe zhvillimine rrjeteve sociale.

“Ne shohim një rritje të numrit të personave që vizitojnë faqen e kryeministrisë,” tha Fuga duke e prezantuar këtë si një prej arritjeve pozitive të 3 muajve që kur ka nisur punë kjo agjenci.

“Kemi bërë rikonceptim të ri të faqes së Këshillit të Ministrave, ku informacioni qoftë për gazetarët, qoftë për publikun serviret më i thjeshtuar,” shtoi ai.

Edhe faqen online të vetë agjencisë e konsideroi “një hap përpara për transparencën”, pasi sipas tij, ajo shërben si “agregat” i gjithë njoftimeve, vendimeve dhe çdo informacioni që ka të bëjë me punën e ministrive.

Deputetja Zhupa i drejtoi një dyzinë me pyetje Fugës duke e cilësuar punën e agjencisë që ai drejton si “propagandë të institucionalizuar me para publike”, por Fuga këmbënguli se qëllimi i agjencisë ishte transparenca dhe se po ndiqte modelin gjerman në strukturimin e saj.

“Mund t’ju dukem naiv, por jam idealist,” u tha ai deputetëve, “por objektivi im që është Agjencia për Median dhe Informim shqiptare të kthehej në modelin e agjencisë gjermane”.

Ina Zhupa ishte e vetmja deputete e opozitës që kishte pyetje për Fugën gjatë seancës dëgjimore. Sipas saj puna që bën agjencia e drejtuar nga Fuga nuk ka asgjë të ngjashme me modelin gjerman që vë theksin tek liria e medias dhe e shprehjes.

“Qëllimi kryesor i saj është që të përcjellë në publik propagandën e qeverisë,” tha ajo, duke e konsideruar problematike vendimin për krijimin e “një strukture gjigante kontrolli”.

Zhupa e cilësoi centralizim të kësaj “propagande” faktin që drejtori i agjencisë ka të drejtë ligjore të emërojë zëdhënësat e gjithë ministrave. Por Fuga mohoi që ta kishte ushtruar këtë kompetencë që i jepte akti nënligjor për themelimin e agjencisë dhe theksoi se po punonte me të gjithë këshilltarët e emëruar nga vetë ministrat. Po ashtu ai mohoi që agjencia po përgatiste fjalimet apo direktivat e qëndrimeve politike për ministrat.

Çështja e kostove financiare të kësaj agjencie ishte po ashtu një pikë që krijoi debat me deputeten Zhupa, duke marrë shkas nga struktura me 69 punonjës dhe buxheti i planifikuar për kriimin e saj.

Zv/sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë, Elira Kokona, e cila shoqëronte Fugën në këtë seancë dëgjimore, bëri një prezantim të kostove të parashikuara për krijimin e agjencisë, që kapnin shifrën 230 milionë lekë, e ndarë në zëra, ku përfshiheshin paga dhe sigurime 92 milionë lekë, shpenzime operative 48 milionë lekë dhe shpenzime kapitale 90.5 milionë lekë.

“Parashikimi i shpenzimeve kapitale nuk është realizuar  për nevoja të ristrukturimit të buxhetit dhe krizës,” tha ajo.

Ndërsa Fuga sqaroi se buxheti është shumë më i ulët se sa ishte parashikuar pasi 2/3 e punonjësve janë të transferuar nga institucione të tjera dhe pagat e tyre ishin parashikuar në buxhetet e këtyre institucioneve.

Ai theksoi se nuk është shpenzuar buxheti i parashikuar për një godinë të re duke shfrytëzuar pa qira zyrat e Pallatit të Kongreseve.

Drejtori i Agjencisë për Median ripërsëriti se synimi i vetëm për ngritjen e saj ishte transparenca për publikun dhe kordinimi i informimit me institucionet e tjera. Fuga deklaroi se agjencia do të luante rol dhe në edukimin qytetar me hapjen e godinës së kryeministrisë dhe ministrive për vizita nga fëmijët e shkollave.

Endri Fuga ka shërbyer si këshilltar për mediat i kryeministrit Edi Rama për shumë vite dhe u emërua prej tij drejtor i kësaj agjencie, e cila është krahasuar nga organizatat e lirisë së shprehjes me një “ministri propagande”.

Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp. “Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,” thuhet në vendim.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t’i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie. Në një deklaratë të publikuar në tetor 2021, gjashtë organizata ndërkombëtare e quajnë “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe e shohin atë si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri.

Edhe Komisioni Europian ngriti shqetësimin e lirisë së medias në progres-raportin e fundit, kur  theksohej se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara për sa i përket lirisë së shprehjes.

Etiketa: Agjencia për Media dhe InformimbuxhetideputetdeputeteEdi RamaElira KokonaEndri FugagazetarIna ZhupaKëshillit të MinistraveKokonaKomisioni EuropianKontrolliLiriaLiria e MediasMediaPagatParaPartisë DemokratikeprogrespropagandePunaPunëRamasekretarjaSHshpenzimeshqipShqipëriShqipëriashqiptareTransparencaVendimvizitaVKM
Tjetri
KPA pranon provat e Fatri Islamajt dhe mbyll hetimin gjyqësor

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.