AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar gjyqtarin e Apelit të Tiranës Fatri Islamaj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatri Islamaj pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Fatri Islamaj dhe prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar Islamajn. Kryesuesi i trupës së Kolegjit, gjyqtari Sokol Çomo njoftoi se vendimmarrja është marrë me shumicë votash.

Islamaj u shkarkua me shumicë votash nga KPK, pasi dy komisioneret Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko arritën në përfundimin se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin e blerë nga i ati në vitin 2010 në çmimin 65 mijë euro. Sipas shumicës, babai i subjektit nuk kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie të përdorur nga Islamaj.

Lulzim Hamitaj në pakicë e kundërshtoi këtë arsyetim me argumentin se babai i Islamajt kishte pasur burime financiare të ligjshme të mjaftueshme dhe se kërkesa e shumicës për dokumentim të shkëmbimeve financiare për qiranë brenda familjes ishte e tepruar.

Pas ankimit, Kolegji riçeli dhe mbylli dy herë shqyrtimin gjyqësor për Islamajn. Në seancën e 31 marsit kur pritej të shpallej vendimi, u njoftua se ishte riçelur hetimi pas paraqitjes së opinionit nga vëzhguesi ndërkombëtar, por pa bërë të ditur më shumë detaje.

Prej qëndrimit të paraqitur të martën më 12 prill nga subjekti mbi këtë opinion të ONM-së, u kuptua se kishte të bënte me apartamentin e prindërve të gjyqtarit Islamaj, i cili është përdorur nga ky i fundit dhe që u bë shkak për shkarkimin e tij në shkallën e parë.

Islamaj kërkoi që të vlerësohen drejt marrëdhëniet familjare në raport me qiramarrjen e apartamentit të të atit. Ai e cilësoi të pabazuar konkluzionin e shumicës së trupës KPK-së për moskonsiderimin e marrëdhënies së qirasë, ndërkohë që theksoi se kishte provuar burimet e familjes së prindërve për krijimin e pasurisë në fjalë.

Argumentet dhe provat e subjektit u gjetën të drejta nga shumica në KPA. Sipas Kolegjit, Islamaj kishte arritur të provonte burimet e ligjshme të familjarëve për blerjen e apartamentit qe ai ka përdorur. Po ashtu u vlerësua se prindërit nuk janë në cilësinë e personit të lidhur në këtë marrëdhënie.

Mosdeklarimin e një llogarie dy-emërore në shumën 260 mijë lekë të bashkëshortes me të vëllain e saj, të krijuar përpara martese, Kolegji e vlerësoi si pasaktësi, por është çmuar se nuk mund ta penalizojë subjektin e rivlerësimit. Në përfundim, KPA me shumicë votash vendosi se vendimi i Komisionit është i pabazuar dhe e ndryshoi atë duke rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj.

Etiketa: EuroFatri IslamajGjykata e Apelit TiranëGjyqgjyqtarKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKlulzim hamitajmarteseONMPamela QirkoraportSokol Çomotë drejtaValbonaValbona SanxhaktariVendimi
Tjetri
Komisioni i sigurisë rrëzon mes debatesh dekretin e presidentit për ligjin “Për të huajt”

Nën akuzë për dhunim të të drejtave të njeriut, Ministria e Brendshme përjashton Komitetin e Helsinkit nga Komisioni i Azilit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.