AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nën akuzë për dhunim të të drejtave të njeriut, Ministria e Brendshme përjashton Komitetin e Helsinkit nga Komisioni i Azilit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit protestoi të mërkurën përmes një letre publike drejtuar ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi për përjashtimin e këtij grupimi nga komisioni që shqyrton kërkesat për Azil, në atë që mund të shihet si përpjekje për të larguar mbikqyrjen e shoqërisë civile nga një institucion sakaq i akuzuar për dhunim të të drejtave të njeriut.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bledi Çuçi duke hyrë në parlament. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Komiteti Shqiptar i Helsinkit njoftoi opinionin publik të mërkurën se Ministria e Brendshme ka vendosur përjashtimin e këtij grupi nga anëtarësia në Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, institucionin që vendos se cili nga refugjatët e huaj që kanë bërë kërkesë për mbrojtje në Shqipëri meriton apo jo t’i jepet azil.

Vendimi për përjashtimin vjen në një kohë kur Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po përballen me akuza në rritje për dhunim të të drejtave të njeriut. Vetë komisioni i azilit është institucioni i akuzuar se lejoi ekstradimin e paligjshëm të shtetasit turk Harun Çelik në janar të vitit 2020 ndërsa Policia e Shtetit u kritikua në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut se ka mbajtur njerëz të ndaluar pas protestave të dhjetorit të kaluar përtej afateve ligjore të përcaktuara.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj kërkesës për koment të dërguar nga BIRN deri në kohën e publikimit të këtij lajmi. Policia e Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës për koment dërguar veçmas në lidhje me kritikat e raportit të Departamentit të Shtetit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bëri të ditur në letrën e vet se heqja e përfaqësimit të saj në komision duket se është bërë gjashtë muaj më parë, por se Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar për ndryshimin.

“Me shqetësim, referuar pikës 2 të këtij vendimi, vërejmë se KShH nuk është më anëtar i Komisionit, i cili tashmë përbëhet vetëm nga përfaqësues të katër Ministrive si pjesë e Këshillit të Ministrave, dhe një përfaqësues nga Shërbimi Informativ i Shtetit,” thuhet në letrën publike të KShH-së.

“…shprehim me anë të kësaj letre të hapur, keqardhjen tonë lidhur me këtë ndryshim, i cili përbën një regres në drejtim të standarteve të mëparshme të transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, për përfaqësimin e sektorit të shoqërisë civile në përbërjen e këtij Komisioni,” shkruhet më tej në letër.

Komisioni i azilit në Ministrinë e Brendshme shqyrton rastet e shtetasve të huaj, të cilët kërkojnë mbrojtje në Shqipëri për shkak se mund të jenë viktima të persekutimit në vendin e tyre për arsye të bindjeve politike, besimit fetar, përkatësisë etnike e të tjera. Nuk ka shumë njerëz të kësaj natyre që kërkojnë mbrojtje në Shqipëri por dy raste të shqyrtuara me bujë gjatë viteve të fundit kanë të bëjnë që të dyja me shtetas turk të cilët kërkojnë mbrojtje nga qeveria e Erdogan, nën frikën se do të persekutohen politikisht, të dyshuar për lidhje me grupin Gulenist.

Komiteti i Helsinkit ishte përcaktuar si përfaqësues i shoqërisë civile në këtë komision, i cili përbëhet nga përfaqësues të ministrive, të cilët, sugjerohet se duhet të jenë nëpunës të administratës publike civile dhe jo përfaqësues politikë, por që në fakt nuk janë të tillë.

Komiteti i Helsinkit në letrën e saj u ankua veçanërisht “për sjelljen e papërshtatshme nga pikëpamja etike dhe procedurale,” të Plarent Ndrecës, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë kryetar i komisionit të azilit dhe personi përgjegjës në rastin e kërkesës për azil të shtetasit Selami Simsek, një turk tjetër i dyshuar si gulenist. Në mars të këtij viti, Gjykata Administrative deklaroi se Komisioni i Azilit “ka shkelur ligjin” në rastin e Simsek duke i refuzuar atij azilin.

 

Shënim: Pas publikimit të këtij lajmi, Ministria e Brendshme iu përgjigj kërkesës së mëhershme të BIRN duke argumentuar se përjashtimi i KShH nga Komisioni ishte rrjedhojë e mungesës së përgjigjes së KShH-së ndaj kërkesës për komente mbi propozimin e parë të anëtarësisë, ku KShH ishte propozuar si anëtare.

“Në kushtet kur me miratimin e ligjit të ri “Për azilin”, numri i anëtarëve të Komisionit Kombëtar për Azilin e Refugjatët nga 7 anëtarë, që ishte me ligjin e shfuqizuar, u reduktua në 5 (bashkimi në një Ministri, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale e zbriti në 6 numrin), solli domosdoshmërinë e heqjes edhe të një anëtari tjetër nga Komisioni,” argumentohet në përgjigje.
“Në draftin e parë (bashkëlidhur në foto), KSHH propozohej të kishte anëtar, duke hequr anëtarin e MAS.
Por KSHH nuk i ktheu komente Ministrisë së Brendshme, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit me shkresë datë 11.10.2021 kërkoi të ishte e përfaqësuar me anëtar në Komision, atëherë në Këshillin e Ministrave është propozuar projektvendimi që u miratua në datë 10.11.2021,” thotë ministria.

“Edhe pse me legjislacionin e ri në fuqi, KShHH nuk përfaqësohet me anëtar në Komision, do të ketë gjithmonë ftesë për të shprehur qëndrime nëse ka për çdo rast, pavarësisht se nuk ka të drejtë vote,” deklaroi ministria.

Etiketa: AdministrativeAkuzaazilBIRNErdoganGjykataGjykata AdministrativeHarun ÇelikKëshillit të MinistraveKomisionKomisioni i azilit në Ministrinë e BrendshmeKomiteti i HelsinkitKomiteti Shqiptar i HelsinkitkryetarKSHHMASmbrojtjeMinistria e ArsimitMinistria e BrendshmenatyrePlarent NdrecaPoliciaPolicia e ShtetitPunëQeveriaSelami SimsekSHshqipShqipëriVendimiviktima
Tjetri
Grupi turk për të drejtat e grave rrezikon të mbyllet për “imoralitet”

Grupi turk për të drejtat e grave rrezikon të mbyllet për "imoralitet"

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.