AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rakipi ndjek rrugën e Berishës, kundërshton sanksionet e SHBA-së

Ish-deputeti Aqif Rakipi ka vendosur të kundërshtojë sanksionet e SHBA-ve.  Djali i tij, deputet i PS-së, Ornaldo Rakipi, paralajmëroi nga foltorja e Kuvendit se i ati do të apelojë sanksionet e shpallura nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Orlando Rakipi folur për mediat para Parlamentit. Foto:LSA

Ish-deputeti Aqif Rakipi do të apelojë sanksionet amerikane ndaj tij dhe djali deputet nuk do të tërhiqet nga politika, dhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cilësuan të përfshirë në krimin e organizuar, duke e përfshirë në një listë me zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë të Ballkanit Perëndimor që morën sanksione financiare dhe politike të hënën.

I biri, i zgjedhur deputet me mbështetjen e Rakipit, pa asnjë përvojë në politikë, paralajmëroi të enjten se ai do të ndjekë rrugën e ngjashme me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Sa i takon aktit të Departamentit të Thesarit, im atë po ndërmerr çdo hap institucional dhe ligjor, për të çuar në vend këtë padrejtësi”- tha ai në Kuvend. Sipas Rakipit, vendimi i administratës amerikane jep mundësinë e apelimit dhe babai i tij do ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Po ashtu Berisha, i cili u shpall “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit qershorin e shkuar, e kundërshtoi këtë sanksion politik në një gjykatë ndërkombëtare, dhe nisi një fushatë brenda partisë deri në largimin e pasardhësit të tij pas vendimit për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Ornaldo Rakipi bëri të qartë se nuk do të linte mandatin politik, ndërsa pritet që grupi socialist të diskutojë dhe të mbajë një qëndrim politik nëse do të distancohet prej tij dhe një tjetër deputeti të të zgjedhur me mbështetjen e Aqif Rakipit.

“Unë jam votuar dhe kam marrë besimin e mijëra qytetarëve të qarkut të Tiranës”- tha Rakipi duke shtuar se zgjedhja e tij ishte që të “justifikonte besimin e tyre”.

Deputeti Rakipi akuzoi ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se ka përgojuar babain e tij dhe e cilësoi qëndrimin e të atit si “burrni”.

Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin të hënën, duke e përshkruar atë si një “ish-deputet famëkeq nga Elbasani me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”. Sipas vendimit, Rakipi ka qenë prej kohësh ‘pjesë e krimit të organizuar dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë”.

Me mbështetjen e tij u zgjodhën 2 deputetë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, i biri, Ornaldo Rakipi dhe dhëndri i vëllait të tij, Saimir Hasalla.

Etiketa: Aqif RakipiBashaDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti amerikan i ThesaritdeputetelbasanKuvendLulzim BashandikimOrnaldo RakipiPartisë DemokratikePartisë SocialisteSaimir HasallaSali BerishasanksioneSHSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTiranëVendimiZgjedhjet
Tjetri
Greqia e vendosur për sanksionet ndaj Rusisë, pavarësisht kostove

Greqia e vendosur për sanksionet ndaj Rusisë, pavarësisht kostove

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.