AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

COVID-19 dhe emigrimi pakësojnë popullsinë e Shqipërisë

Të dhënat e vlerësuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e kaluar, popullsia e Shqipërisë u reduktua me 1.3%, një fenomen i paparë më herët në historinë e vendit. Mbi 42 mijë vetë emigruan.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshi Skëndërbej, Tiranë. Foto: Douglas/Unsplash

Shqipëria pësoi rënien më të fortë të popullsisë në historinë e vet të njohur gjatë vitit 2021, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike dhe numri i lindjeve ra. Por rënia u shkaktua në pjesën më të madhe nga vendimi i mbi 42 mijë shqiptarëve që të emigronin.

Të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara të premten bëjnë të ditur se në 1 janar të këtij viti, popullsia rezidente rezulton të jetë më pak se 2.8 milionë banorë, me rënie 1.3% nga vlerësimi i popullsisë më 1 janar 2021.

“Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative,” bëri të ditur Instat.

“Numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona.  Migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë: nga -16.684 në -32.853 banorë në 2021,” thuhet më tej në njoftim.

Më pak dhe më të plakur

Rënia e përgjithshme e popullsisë me 1.3% është vetëm një nga treguesit alarmues të gjendjes së përgjithshme të vendit. Rënia e popullsisë në moshë të re si pasojë e emigrimit dhe rritja e popullsisë së moshuar, si dhe rritja e moshës mesatare të popullsisë janë treguesit e tjerë. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mesatare e popullsisë arriti në 38.2 vjeç më 2021 nga 37.6 vjeç në vitin 2020.

“…raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë,” thotë më tej INSTAT.

Gjatë vitit 2021, numri i shqiptarëve që u ndanë nga jeta ishte mbi 30 mijë, rreth 10 mijë më shumë se sa në vitet e zakonshme, besohet për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e sëmundjes COVID-19 kanë vdekur deri më sot në Shqipëri 3495 persona. Kjo shifër shpjegon vetëm pjesërisht shtesën e përgjithshme të mortalitetit në vitet 2020 dhe 2021 kur në Shqipëri rezultoi se vdiqën rreth 17 mijë persona më shumë se sa mesatarja e viteve para pandemisë.

Etiketa: COVIDCOVID-19EmigrimiINSTATMigracioniNumri i vdekjeveParaRaportiSHshqipShqipëriShqipëriavdekjeVendimi
Tjetri
‘Mprehja e sfurqeve e sopatave’: Gjykata Kushtetuese pyet presidentin Meta për deklaratat gjatë fushatës zgjedhore

Socialistët kërkojnë nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri

Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.