AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Dhunë e fshehur”: Poligamia në Ballkan

Poligamia është e paligjshme në Ballkan, por praktika ende ekziston.

Filjana KokangaFiljana Koka
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: BIRN/Igor Vujcic.

Ata u njohën nëpërmjet miqve të tyre, kujton Emineja. Ai ishte nga Maqedonia, ajo një jetime nga Kosova, të dy pjesë e asaj që atëherë ishte Jugosllavia socialiste.

“Unë nuk e njihja”, tha Emineja, por ajo do të kalonte 36 vitet e ardhshme me të. Dhe tre “gratë” e tjera të tij.

Tre vjet pas vdekjes së tij, 56-vjeçarja Emine ka ende shenja të abuzimit fizik dhe mendor që ka duruar.

“Kur dehej, e humbte fare toruan”, tha ajo. Një herë, “ndenja gjithë natën jashtë me fëmijët. Nuk më lejohej të hyja brenda derisa atë ta zinte gjumi.”

“Kjo ndodhte vazhdimisht. Ai dehej çdo ditë. Çdo ditë e njëjta gjë.”

Rrëfimi i Emines ofron një vështrim të rrallë të poligamisë në Ballkan, një praktikë e njohur si “ortaklek” dhe ende e pranishme – edhe pse në numër të vogël – në mesin e disa komuniteteve myslimane.

Ashtu si në shumicën e vendeve të botës, poligamia është e paligjshme në Maqedoninë e Veriut, ku jeton Emineja, dhe nuk ka të dhëna zyrtare se sa e përhapur mund të jetë ajo. Vlerësimet jozyrtare sugjerojnë se mund të ketë qindra raste të tilla.

Në Islam, mbështetësit e poligamisë citojnë Kuranin dhe faktin se vetë Profeti Muhamed kishte shumë gra. Por historianët theksojnë se kjo praktikë inkurajohej gjatë kohës së luftës, kur shumë vejusha dhe jetimë kërkonin mbështetje financiare.

Sot, kjo është një formë abuzimi, tha Tatjana Stojanoska Ivanova, profesoreshë sociologjie në universitetin më të madh publik të Maqedonisë së Veriut, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në kryeqytet, Shkup.

“Dhuna ekziston, por është e heshtur”, tha Stojanoska Ivanova për BIRN. “Edhe pse mund t’i drejtohet institucioneve, ajo nuk inkurajohet sa duhet, sepse është e varur ekonomikisht, nuk ka mbështetje nga familja sepse ka vendosur për një mënyrë të tillë jetese.”

“Është një formë dhune e fshehtë, një fenomen i fshehur social… Inkurajimi i këtyre grave për të folur në publik është shumë i vështirë sepse vetë mjedisi do t’i dënojë ato.”

E paligjshme, por ndonjëherë e toleruar

Pasqyrë e rasteve të bigamisë në periudhën nga viti 1972 deri në vitin 2006 në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, asnjë rast nuk është regjistruar nga viti 2007 deri në vitin 2020. Burimi: Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Infografika: BIRN/Igor Vujcic.

Poligamia lejohet të paktën në një farë mase në dhjetëra vende, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ndërsa e paligjshme në Ballkan, ekzistenca e saj në disa zona të rajonit shihet si një trashëgimi shekullore e sundimit osman që, në disa pjesë, përfundoi vetëm në fillim të shekullit të 20-të.

Rastet shfaqen rrallë në media.

Në vitin 2013, presidenti i atëhershëm gjerman Joachim Gauck shkaktoi debate kur u bë gjysh nderi i një foshnje tre muajshe, fëmija i shtatë i një shqiptari të Kosovës i cili jetonte me dy gra që ai i konsideronte gratë e tij në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Gelsenkirchen, raportoi Deutsche Ëelle në vitin 2016, kur ministri i atëhershëm i drejtësisë Heiko Maas u zotua të shtypte poligaminë në Gjermani.

Në vitin 2016, BIRN raportoi për një prirje të re në Bosnje të grave boshnjake – zakonisht me pëlqimin e baballarëve ose vëllezërve – që martoheshin me biznesmenë nga vendet arabe, të cilët tashmë e kanë një ose më shumë gra në vendet e tyre.

Ceremonitë e dasmës kryhen nga anëtarët e klerit, por certifikatat e martesës të lëshuara janë të pavlefshme si sipas rregullave të komunitetit islam në Bosnje ashtu edhe sipas ligjit boshnjak. Nuset boshnjake zakonisht qëndrojnë në Bosnje.

Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet thonë se midis viteve 1972 dhe 2006, janë regjistruar 18 raste poligamie. Midis viteve 2007 dhe 2020 nuk kishte asnjë rast të tillë.

E pandëshkuar, “do të vazhdojë të ekzistojë”

Pasqyrë e rasteve të dhunës në familje të ndjekura në Gjykatën Themelore të Shkupit 1. Burimi: Gjykata Themelore Shkup 1 e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Infografika: BIRN/Igor Vujcic.

Hamdi Oja, imam i xhamisë Leylat al-Qadr në Shkup, tha se gratë në marrëdhënie poligame shpesh vuajnë në heshtje.

“Nëse gruaja e parë nuk ka baba apo nënë, nëse nuk ka një vend ku të kthehet, ajo do të vuajë situatën me gruan e dytë”, tha ai. “Kjo varet nga marrëdhënia e saj me vëllezërit e motrat, babain dhe familjen. Ato tani vuajnë më shumë për hir të fëmijëve, për hir të martesës, që fëmijët të mos mbeten pa nënë apo pa baba.”

“Ajo do të vuajë gjithçka sepse nuk ka vend tjetër ku të kthehet. Burri i saj e përdor atë, të gjitha këto janë elemente të situatës në të cilën ajo ndodhet.”

Stigma rreth praktikave të tilla i pengon gratë të flasin, madje edhe t’u tregojnë organizatave që punojnë në fushën e të drejtave të grave. Nena Smilevska, e cila drejton një strehë dhe është pjesë e Organizatës së Grave të Shkupit, tha se viktimat e abuzimit në familje shpesh hezitojnë të flasin.

“Shumë prej tyre nuk duan ta raportojnë dhunën tek institucionet”, tha Smilevska për BIRN. “Ato kanë thjesht nevojë që ne t’i dëgjojmë dhe t’ua lehtësojmë barrën që mbajnë në shpirt, sepse nuk u besojnë të dashurve të tyre.”

Stojanoska Ivanova tha se shteti do të bënte mirë ta merrte çështjen “më seriozisht” dhe të mos “ta fshinte atë”.

“Nëse mbetet e pandëshkuar, ajo do të vazhdojë të zgjasë.”

Emineja ka këshillën e saj: “Të rinjtë me mend në kokë, i këshilloj të hapin sytë, të mos jenë si ne, të dinë se me kë do të jetojnë, me kë do të kenë një jetë të mirë.”

Etiketa: BallkanBIRNBiznesmenBosnjedebatedhunaDhunëFamiljeGjermaniGjykataGjykatëgraKosovaKosovëMaqedoniambështetjeMediaMinistria e BrendshmeMjedisimyslimanepaktSHShkup
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Florian Bonjaku – Prokuroria e Krujës

Skeda e pasurisë së deklaruar - Florian Bonjaku – Prokuroria e Krujës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.