AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lideri i opozitës kritikon Erdoganin për transferimin e çështjes Khashoggi te sauditët

Pasi u refuzua një apel kundër vendimit për t'i dorëzuar Arabisë Saudite çështjen e vrasjes së Jamal Khashoggi, lideri kryesor i opozitës turke akuzoi presidentin Erdogan se i ka vënë një çmim nderit të vendit.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë para Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll pas vrasjes së Jamal Khashoggi. Foto: Wikipedia.

Lideri kryesor i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, ka dënuar një vendim të gjykatës turke të miratuar nga Ministria turke e Drejtësisë, e cila ia dorëzoi çështjen e vrasjes së Jamal Khashoggi Arabisë Saudite.

Khashoggi u vra nga agjentët sauditë brenda konsullatës saudite në Stamboll në vitin 2018, kur ai vizitoi konsullatën për të rregulluar dokumentet e tij të martesës.

Kilicdaroglu akuzoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se i ka vënë “një çmim nderit tonë”.

“Pavarësisht se çfarë besoni, nuk mund t’i vendosni një çmim Jamal Khashoggi, i cili ishte viktimë e një vrasjeje të tmerrshme në tokën tuaj”, tha Kilicdaroglu, presidenti i Partisë Socialdemokrate Republikane Popullore, CHP në një video-mesazh në Tëitter të mërkurën vonë.

Kilicdaroglu tha se vendimi ishte imoral.

“Morali është themeli i shtetit. Ata që varrosën nderin e Turqisë në kopshtin e Ambasadës Saudite, tronditën themelet e shtetit”, shtoi ai.

Të mërkurën, kallëzimi kundër vendimit për transferimin e çështjes, i paraqitur nga e fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz, u refuzua nga Gjykata Administrative e 14-të e Ankarasë.

“Republika e Turqisë nuk mund të heqë dorë nga të drejtat e saj sovrane në një mënyrë të tillë”, kishte kërkuar në apel Gokmen Baspinar, një avokat i Cengiz.

Sipas faqes së internetit T24, e cila ka parë dokumentet e gjykatës, Turqia ia dorëzoi çështjen Khashoggi Arabisë Saudite për “mirësjellje ndërkombëtare”.

Vendimi erdhi në një kohë kur Turqia dëshiron të rindreqë marrëdhëniet me Arabinë Saudite. Erdogani do të vizitojë Arabinë Saudite gjatë Bajramit më 2 maj.

Sipas disa vëzhguesve, parakushti i Arabisë Saudite për këtë përmirësim të marrëdhënieve ishte transferimi i çështjes Khashoggi.

Me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë turke, një gjykatë në Stamboll më 7 prill vendosi që çështja të transferohej në Arabinë Saudite.

Në vitin 2019, një gjykatë saudite dënoi pesë burra me vdekje dhe tre të tjerë me burgime të ndryshme për vrasjen e Khashoggi, por dënimet me vdekje u ndryshuan më vonë në dënime me burg pasi djali i Khashoggi i fali vrasësit e babait të tij.

Që nga vrasja dhe një protestë ndërkombëtare, autoritetet saudite kanë pohuar se Khashoggi u vra nga një ekip ekzekutimi pa dijeninë e zyrtarëve të lartë sauditë – një pretendim i hedhur poshtë nga ekspertët dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Vendimi i Turqisë për të dërguar çështjen në Arabinë Saudite tronditi mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët thanë se kjo do t’i jepte fund çdo shprese për drejtësi.

Etiketa: AdministrativeApelBurgCHPErdoganGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësMbrojtësit e të Drejtave të NjeriutrepublikaneRexhep Tajip ErdoganStambollTurqiavdekjeVendimVendimivideoVrasja
Tjetri
Aktivistja Xheni Karaj vlerësohet me çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Aktivistja Xheni Karaj vlerësohet me çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.