AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ligjet miratojnë rritje pagash për administratën e organeve të vetingut

Komisioni parlamentar i ligjeve pranoi kërkesën e institucioneve të vetingut për rritjen me 10 për qind të pagës për administratën, pavarësisht kundërshtimit të Ministrisë së Financave dhe DAP-it.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:39 | 22/04/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e institucioneve të vetingut në Komisionin e Ligjeve. Foto: Blerina Gjoka.

Komisioni i Ligjeve miratoi të premten kërkesat e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë për ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe klasifikimin e pagave të  personelit për këto organe për vitin 2022.

Deputetët pranuan dhe një kërkesë të organeve të vetingut për një shtesë page për personelin administrativ, pavarësisht se kërkesa u kundërshtua nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Administratës Publike, të pranishëm në mbledhje.

Përfaqësuesit e organeve të vetingut parashtruan para komisionit kërkesat e tyre përkatëse për përdorimin e buxhetit për vitin 2022 dhe theksuan disa herë se puna e çdo punonjësi në administratën e tyre kishte vështirësi të një natyre të veçantë.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kërkesën e parashtroi sekretari i Përgjithshëm, Edmond Verçani, i cili tha se nuk ishte kërkuar shtim i numrit të punonjësve, po brenda fondit të përcaktuar kërkohej ndryshim pozicionesh në organikë. “Për të përmirësuar funksionimin në dy drejtori, shërbimin ligjor dhe shërbimin ekonomik dhe administrativ,” argumentoi Verçani.

Komisionerët Publikë kërkuan shtesë për vështirësi në punë për punonjësit administrativë,  këshilltarët ligjore dhe ekonomikë dhe riklasifikim pagash për tre pozicione pune në rang specialistësh.  Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se kjo shtesë kërkohej pasi në përfundim të mandatit, ky organ kishte hasur vështirësi për aplikime në pozicionet e punës. “Shtesa në pagë është menduar të ofrojë jo vetëm numra, por edhe cilësi për këto vende vakante,” tha ai.

Diskutimet në komision u përqendruan tek kërkesa për rritje page 10 përqind për administratën e KPA-së.

Albana Shtylla, kryetare KPA-së, tha se ka pasur një kërkesë të hershme ndaj Kuvendit për organikën dhe strukturën e KPA-së lidhur me njësinë e shërbimit ligjor, por dhe për stafin administrativ. Sipas Shtyllës kërkesa bëhet në funksion të përmirësimit të ritmeve në gjykimin e çështjeve dhe e cilësoi shtesën e pagës një të drejtë të njohur nga ligji. “Një e drejtë e vështirësuar në zbatim,” shtoi ajo.

“Unë vlerësoj që Kuvendi është organi, i cili ka kompetencën që me vendimin e tij të njohë këtë shtesë të veçantë për personelin e organeve të rivlerësimit,” këmbënguli Shtylla duke shtuar se “nuk është Këshilli i Ministrave që përcakton nivelin e pagave dhe shtesave mbi to”.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, e cilësoi këtë një kërkesë mbi ato të parashikuara në projekt-vendimet e mbledhjes dhe ngriti pikëpyetjen nëse Kuvendi kishte tagrin ligjor për ta bërë këtë apo  duhej bërë me VKM duke kërkuar mendim nga Ministria e Financave dhe DAP-i.

Drejtoresha e DAP-it, Enkela Dudushi, shprehu kundërshtimin ndaj kësaj kërkese, duke e cilësuar të paparashikuar në ligj dhe diferencim mes organeve të vetingut, nëse jepej vetëm për KPA.

“Nuk mund ta marrë njëri dhe jo dy të tjerët,” tha ajo. Sipas saj, ligji ka parashikuar se shtesat për natyrë të veçantë pune janë vetëm për këshilltarët dhe nuk është pjesa e administratës brenda.  Duke përforcuar argumentet, Dudushi shtoi se pagat për administratën e organeve të vetingut ishin më të larta se të njëjtat pozicione të institucione të tjera. “Kjo shtesa për ne nuk është e justifikuar dhe nuk është e mbështetur për t’u dhënë”- përfundoi ajo.

Kjo kërkesë u kundërshtua edhe nga Ministria e Financave. Vilma Çausholli, përgjegjëse në Sektorin e Analizës Buxhetore tha se “kjo shtesë nuk është parashikuar në fondet për këto institucione” duke i kërkuar komisionit që të ruhej niveli i klasifikimeve dhe shtesave aktuale.

Kryetarja e KPA-së ndërhyri në diskutim, duke u shpjeguar deputetëve vështirësitë me të cilat përballen punonjësit e organeve të vetingut.

“Nuk është e thjeshtë edhe të jesh pastrues, për shkak të kufizimeve dhe kujdesit që duhet të kesh për shkak të informacioneve me të cilat mund të biesh në kontakt gjatë procesit të punës, ka dokumentacion të klasifikuar dhe të gjithë personelin e kemi me certifikatë sigurie dhe përveç kësaj i gjithë personeli ka përcjellë adresat e tyre të komunikimit elektronik, që do të jenë të monitoruara nga organet komptente,” tha Shtylla.

Shtylla e cilësoi shtesën e pagës si stimul që të mos ikin punonjësit.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafa mbështeti argumentet e Shtyllës duke e cilësuar punën e administratës së KPA të një natyre të veçantë. “Kuvendi duhet ta marrë përsipër këtë përgjegjësi për t’ia mundësuar këtë të drejtë ligjore,” tha ai.

Kërkesën e Shtyllës e mbështeti edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. “Sa kohë është Kuvendi që miraton organikën dhe klasifikimin e pagava, po ashtu çdo shtesë page e miraton Kuvendi,” tha Bardhi, duke e quajtur rast tipik të një natyre të veçantë pune administratën e organeve të vetingut.

“Siç bëmë për këshilltarët ligjore dhe ekonomikë, ta përfshijmë dhe këtë në vendim,” propozoi ai.

Komisioni gjeti konsensus për miratimin e  kërkesës së KPA-së dhe pas disa diskutimeve u miratua e njëjta shtesë page dhe për administratën e KPK-së dhe Komisionerëve Publikë.

Etiketa: Albana ShtyllaAnalizëDAPdeputetEdmond VerçaniFlorianFlorian BallhysaGazmend BardhiKESHKlotilda BushkaKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionkomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i LigjeveKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKKuvendiLigjMbledhjeMinistria e FinancavenatyrePagatParaPartisë DemokratikePunaPunëSHVendimVendimetVilma ÇausholliVKM
I mëparshmi

‘Një minë me sahat’: Fundi i palavdishëm i gjigandit shqiptar të hidrokarbureve

Tjetri

133 milionë euro për 42 kilometra rrugë

Tjetri
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

133 milionë euro për 42 kilometra rrugë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.