AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtarja Anila Capo largohet me dorëheqje nga drejtësia

Komisioni ka vendosur të ndërpresë vetingun e gjyqtares së Tiranës, Anila Capo pas dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit, dy vjet pasi kishte filluar ndaj saj procesi i rivlerësimit dhe kur iu kalua barra e provës për pasurinë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:21 | 05/05/2022
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e KPK-së gjatë një seance dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur të mërkurën më 4 maj të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës, Anila Capo për shkak të dorëheqjes së saj, si  dhe i ka hequr asaj të drejtën për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në vendimin e arsyetuar të KPK konstatohet se nga subjekti i rivlerësimit është kërkuar dorëheqje të parevokueshme nga detyra, kur i është kaluar barra e provës në kriterin e pasurisë.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Capo ka filluar në janar të vitit 2020 dhe në shkurt të 2022-it, trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare  Pamela Qirkon, ka vendosur të mbyllë hetimin kryesisht vetëm për kriterin e pasurisë si dhe e ka njoftuar subjektin për barrën e provës.

Në vendim sqarohet se gjyqtarja Capo ka kërkuar shtyrjen të afatit për paraqitjen e provave dhe përfshirjen në rezultatet e hetimit edhe të dy kritereve të tjera të vlerësimit, atë të kontrollit të figurës dhe profesionalizmit. KPK shprehet se e ka informuar Capon se diskutimi dhe vendimarrja për dy kriteret e tjerë kryhet pasi subjekti arrin të provojë të kundërtën e barrës së provës.

Sipas trupës së KPK, kur pritej që gjyqtarja Anila Capo të depozitonte prova dhe shpjegime për një pjesë të barrës së provës për të cilat kishte kërkuar kohë shtesë, ajo ka njoftuar se kishte paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga statusi i gjyqtarit dhe funksioni i saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke bashkëlidhur edhe kopje të kërkesës.

Në vijim, Komisioni është njohur me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ të datës 25 mars 2022, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Anila Capo, për shkak të dorëheqjes së saj.

Pasi është konfirmuar fakti se ndaj këtij vendimi të KLGJ-së subjekti nuk ka paraqitur ankim, është thirrur për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, por Capo e ka refuzuar këtë të drejtë.

Në përfundim, KPK ka vendosur të deklarojë ndëprerjen e vetingut për Capon dhe ti ndalojë asaj emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Etiketa: AnkimDrejtësiaGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareInspektorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKprokurorProkuror i PërgjithshëmRoland IliaTiranëVendimVendimi
I mëparshmi

Prioritetet e çuditshme të qeverisë “Rama” me rrugët

Tjetri

Kthimi i gurëpunuesve në fshatrat e Durrësit

Tjetri
Kthimi i gurëpunuesve në fshatrat e Durrësit

Kthimi i gurëpunuesve në fshatrat e Durrësit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.