Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Tenderi për lotin 2 të rrugës Korçë- Ersekë fitohet me ofertë 99.97% e fondit limit

Në një tender për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës Korçë-Ersekë, afërsisht 12 kilometra rrugë, u fitua nga kompania ANK me një ofertë prej 17.6 milionë eurosh, ose e barabartë me 99.97% të fondit limit. Tre konkurrentë të tjerë, 4 A-M, Gener dhe Gjoka, u skualifikuan sepse nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara.

Besar LikmetaNgaBesar Likmeta
19:33 | 05/05/2022
Në Lajme
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inaugurimit të rrugës së Arbrit. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Një tender i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar shpalli fitues kompaninë ANK për ndërtimin e një segmenti rrugor 6.5 metra të gjerë me gjatësi afro 12 kilometra për të lidhur Korçën me Ersekën. Rezultati i tenderit tregon se katër kompani pjesëmarrëse hodhën oferta fare pranë fondit limit, duke e futur edhe këtë tender në listën e gjatë të tenderëve pa garë reale të realizuara nga qeveria shqiptare.

Në garë morën pjesë katër kompani: ANK, 4 A-M, Gener dhe Gjoka. Të katërta hodhën oferta financiare që variuan nga 0.01 deri në 0.04% më të ulëta se sa fondi limit i caktuar nga ARRSH. Por tre nga katër ofertat u skualifikuan pasi kompanitë konkurruese nuk kishin dorëzuar një ose disa nga dokumentet e kërkuara nga ARRSH, gjë që e la ANK-në konkurrent të vetëm dhe fitues me një ofertë prej 632 mijë lekësh më të ulët se sa fondi limit prej gati 2.2 miliardë lekësh.

Tenderi, rezultati i të cilit u shpall nga ARRSh të enjten, dukshëm bie në kategorinë e tenderëve të dyshuar për marrëveshje të fshehtë mes palëve konkurruese, sipas metodologjisë së vrojtimit të tenderëve të dyshimtë të hartuar nga Bashkimi Evropian [Link].

Sipas kësaj metodologjie, rezultati i një tenderi duhet të ngrejë flamuj të kuq për autoritetet prokuruese në rast se “çmimet e ofruara nga konkurrentët jofitues janë të barabarta me çmimin maksimal të caktuar në dokumentet e tenderit ose fare pak më të ulët se sa çmimi maksimal,” si dhe në rast se “të gjitha ofertat janë shumë të afërta në çmimet e dhëna pasi kjo sugjeron se konkurrentët mund të jenë duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe duke shkëmbyer informacion.”

Ky nuk është tenderi i parë që përfundon në këtë mënyrë në ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Në vitin 2015, dy tenderë u vunë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës me dyshimin se kompanitë fituese ishin koordinuar me njëra-tjetrën për të fituar tenderët me çmime 96 dhe 97% të fondit limit, ndërsa në të njëjtën kohë u zbulua se tre segmente rrugore në unazën e Tiranës ishin fituar me çmime maksimale përmes një skeme të njohur si “tender me rotacion,” [link], në të cilin, kompanitë konkurrente ndajnë tregun duke hedhur oferta humbëse në dy nga tre garat me qëllim që të fitojnë me çmime maksimale një nga të treja.

Etiketa: Autoritetit Rrugor Shqiptar
Tjetri
“Le të shkojë ku të shkojë”: Qëndrimi i prokurorit Emror Kasaj në KPK

“Le të shkojë ku të shkojë”: Qëndrimi i prokurorit Emror Kasaj në KPK

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Tenderi për lotin 2 të rrugës Korçë- Ersekë fitohet me ofertë 99.97% e fondit limit

19:33 | 05/05/2022
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

19:55 | 05/08/2022
Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

19:43 | 11/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.