AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA shkëmben aktet për gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Elbana Lluri

Pasi ONM kërkoi bashkimin e çështjeve të gjyqtares Elbana Lluri dhe të ish-bashkëshortit të saj, Gerd Hoxha, dy trupa të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosën t’i shkëmbejnë aktet që gjenden në fashikujt që po i nënshtrohen gjykimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:41 | 06/05/2022
në KPA, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha pas seancës në Kolegj. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 6 maj që në funksion të shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha, të marrë aktet nga fashikujt e çështjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqares së Apelit Tiranë, Elbana Lluri. Njësoj Kolegji vendosi dhe në seancën e të mërkurës më 4 maj për çështjen e gjyqtares Lluri.

Vendimarrjet e dy trupave të KPA erdhën pas paraqitjes së një opinoni nga vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, ku bazuar në argumentin se provat kanë tendencë të jenë të njëjta, kërkoi bashkimin e çështjeve me qëllim shmangien e standarteve të dyfishta në shqyrtimin e ankimeve dhe për efekt të ekonomisë gjyqësore. Në vjimin, ONM kërkon që, nëse çështjet do shqyrtohen të ndara, atëherë gjykimi të kryhet në të njëjtën kohë.

Komisioneri Florian Ballhysa vërejti se ankimi ndaj vendimit të Komisionit për Hoxhën ishte kryer nga Komisioneri Darjel Sina që është emëruar së fundmi në Gjykatën e Lartë.  Bazuar në këtë fakt ai kërkoi kohë për t’u njohur me çështjen.

Ndërsa gjyqtari Gerd Hoxha paraqiti qëndrimin e tij kundërshtues ndaj opinonit të ONM-së. Sipas tij, në opinion nuk qartësohen dispozitat për shkëmbimin e akteve dhe se ky veprim nuk u shërbente qëllimeve të pretenduara.

Gjyqtari Gerd Hoxha u konfirmua në detyrë me shumicë votash më 3 qershor 2021 nga komisionerët Genta Tafa Bungo dhe Olsi Komici, ndërsa Brunilda Bekteshi në pakicë çmoi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë burimin e një huaje të marrë nga ish-bashkëshortja prej prindërve të saj, që ka shërbyer për shlyerjen e një kredie 25 mijë euro të përdorur për rikonstruksionin e një apartamenti. Konfirmimi i Hoxhës u ankimua nga Komisioneri Publik Darjel Sina pas një rekomandimi të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit, ONM.

Hoxha e paraqiti qëndrimin e tij të premten bazuar në dy hipoteza, nëse çështja do të ishte duke u shqyrtuar në shkallën e parë dhe në atë të Apelit. Sipas tij, në shkallën e parë merret vendim për bashkimin e padive para seancës përgatitore, kryesisht, ose me kërkesë të pditësit. Subjekti vërejti se nuk kishte një veprim të ndërmarrë kryesisht për bashkimin e çështjeve, ndërkohë që as Komisioneri Publik në cilësinë e palës paditëse nuk kishte bërë një kërkesë të tillë.

Sipas Hoxhës, një gjë e tillë nuk ishte kërkuar që në fillim prej ONM-së. Subjekti theksoi se ankimet përmbajnë shkaqe të ndryshme, pasi për ish-bashkëshorten konstatohet si gjetje një vlerë 5 milionë lekë e krijuar përpara martesës, për të cilën atij nuk i është ngritur shkak. Po ashtu, Hoxha solli në vëmendje faktin se ndaj tij janë ngritur shkaqe dhe në kriterin e profesionalizmit.

Duke argumentuar për rastin nëse çështjet gjykohen në shkallën e dytë, Hoxha deklaroi se mund të ndodhte bashkimi i ankimeve për të njëjtin vendim. “Por janë vendime të ndryshme, për subjekte të ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme,” pohoi Hoxha.

Ai deklaroi se nuk mund të qëndronte qëllimi për ekonomi gjyqësore, pasi tashmë Kolegji ishte investuar në kryerjen e dy analizave financiare të veçanta, një për ankimin e Komisionerit ndaj konfirmimit të tij dhe tjetrën për çështjen e ish-bashkëshortes. Hoxha konstatoi se analizat financiare janë kryer nga ekspertë të ndryshëm dhe se kanë rezultate të ndryshme. Sipas tij, për rrjedhojë duhet të shpallen të pavlefshme dhe duhet të kryhet një analizë tjetër financiare që do të kërkojë kohë.

Hoxha solli në vëmendje jurispudencën e KPA-së lidhur me raste të subjekteve të tjerë të rivlerësimit, që pavarësisht lidhjeve të tyre të posaçme si bashkëshortë apo lidhjeve të gjakut, ishin gjykuar gjithmonë veçmas. Në përfundim, ai këmbënguli se kërkesa e ONM për bashkimin e çështjeve nuk i qëndronte qëllimit të pretenduar dhe kërkoi që procesi të vijojë i ndarë për secilin.

Me shumicë votash, Kolegji vendosi të marrë në këtë gjykim aktet e fashikujve të çështjes së gjyqtares Elbana Lluri dhe shtyu seancën për t’u dhënë kohë palëve të njihen dhe të përgatisin qëndrim, përfshi edhe për analizën financiare. KPA vendosi të mos çelë hetimet për tre denoncime nga publiku, duke vlerësuar se nuk plotësojnë kriteret. Seanca e radhës do të zhvillohet më 25 maj, në porën 12:30.

 

Etiketa: AnalizëAnkimiBrunilda BekteshiDarjel sinaekonomiElbana LluriEuroFlorianFlorian BallhysaGenta Tafa BungoGerd HoxhaGjykata e Rrethit TiranëGjykatëgjykimGjyqgjyqtarGjyqtareHetimetKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKPAMASOlsi KomiciONMParaSeancaSHTHeo JacobsTiranëVendim
I mëparshmi

Kontaktet e papërshtatshme, KPK shkarkon prokurorin Arian Ndoja

Tjetri

“Pus e shtëpi”: Ndotja e naftës në Kuçovë lihet jashtë kontrollit

Tjetri
“Pus e shtëpi”: Ndotja e naftës në Kuçovë lihet jashtë kontrollit

“Pus e shtëpi”: Ndotja e naftës në Kuçovë lihet jashtë kontrollit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.