AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A duhet të ndalojë Evropa së financuari luftën e Putinit?

Për qytetarët e shteteve që janë anëtarë të NATO-s, ndërmarrja e të gjitha hapave të mundshëm, përveç luftës së gjithanshme, për të siguruar që Rusia të mos pushtojë Ukrainën nuk është një sakrificë altruiste. Është një investim afatgjatë, për veten dhe fëmijët e tyre, për lirinë, demokracinë dhe shtetin ndërkombëtar të së drejtës.

Peter SingerngaPeter Singer
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë në Bruksel kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Foto: Twitter.

A është e drejtë që vendet evropiane të vazhdojnë t’i paguajnë Rusisë 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë) në ditë për energji kur e dinë se po financojnë luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës?

Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendet evropiane që lulëzojnë nga energjia ruse “po i fitojnë paratë e tyre në kurriz të gjakut të njerëzve të tjerë”. Rusia nuk kishte pse t’i merrte seriozisht bisedimet e paqes, sugjeroi ai, për shkak të miliardave që merr për eksportet e saj të naftës dhe gazit. Mikhail Khodorkovsky, ish-CEO i kompanisë ruse të naftës Yukos, tani në mërgim, tha për BBC se një embargo ndaj naftës dhe gazit rus do të ishte një goditje serioze për presidentin Vladimir Putin, duke e bërë atë “të humbasë mbi gjysmën e të ardhurave të tij”.

Megjithatë, asnjë ndërprerje e menjëhershme nuk po merret në konsideratë. Komisioneri Ekonomik i Bashkimit Evropian Paolo Gentiloni tha vetëm se BE-ja do të reduktojë varësinë e saj nga nafta dhe gazi rus me dy të tretat deri në fund të vitit dhe në zero deri në vitin 2027. Dhe ndërsa Gjermania, blerësi më i madh evropian i energjisë ruse, e çoi afatin e saj për ndalimin e importeve të naftës nga fundit i vitit deri në fund të kësaj vere, me importet e gazit që vazhdojnë, mund të jetë tepër vonë për të ndihmuar Ukrainën.

Në Poloni, ku pothuajse tre milionë ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, po gjejnë strehë për momentin, qeveria u përpoq, duke kërkuar fillimisht një embargo evropiane ndaj naftës dhe gazit rus dhe më pas votoi kundër kësaj. Ata shpëtuan nga hipokrizia vetëm nga ndërprerja e njëanshme e furnizimit nga Rusia për Poloninë dhe Bullgarinë, sepse ata janë “jomiqësorë” dhe refuzuan të paguajnë në rubla për gazin. Këto vende tani kanë shansin t’i tregojnë pjesës tjetër të Evropës se jeta mund të vazhdojë edhe pa gazin rus.

Sa dhimbje duhet të jenë të gatshëm të pranojnë evropianët? Ëall Street Journal kohët e fundit citoi Giovanni Staunovo, një analist mallrash në UBS Group AG: “Bashkimi Evropian që sanksionon plotësisht naftën ruse do të ishte njësoj si të thoshe se po e ul rrgën tënde me 40% dhe duhet të vazhdosh të jetosh si të mos kishte ndodhur asgjë.”

Por pse evropianët duhet të vazhdojnë të jetojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë? Rusia pushtoi Ukrainën, duke bërë që 11 milionë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, duke përfshirë pesë milionë që janë larguar në vende të tjera. Rreth gjysmë milioni ukrainas mund të jenë dëbuar me forcë në Rusi. Mariupoli, jo shumë kohë më parë një qytet paqësor me një popullsi prej më shumë se 400,000 banorësh, është shkatërruar totalisht dhe shumë qytete të tjera janë dëmtuar rëndë. Mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra, njerëz, civilë dhe anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës që mbrojnë vendin e tyre, janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ka prova të forta se ushtarët rusë kanë kryer krime lufte, duke përfshirë vrasje, tortura dhe përdhunime.

Vendet evropiane mund t’i ishin përgjigjur shkeljes së qartë të Kartës së Kombeve të Bashkuara nga Rusia duke i shpallur luftë Rusisë dhe duke përdorur forcat e tyre të armatosura për të ndihmuar Ukrainën në rezistencën e saj. Në vend të kësaj, ata morën rrugën më pak të rrezikshme të vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe dërgimit të armëve në Ukrainë. Konsiderimi i sanksioneve si një alternativë ndaj veprimeve ushtarake vë në perspektivë sakrificat që është e arsyeshme të priten nga ata që paguajnë Rusinë për energjinë që po përdorin. Nëse ndërprerja e përdorimit të energjisë ruse do të nënkuptojë vështirësi ekonomike, a është vërtet shumë për të kërkuar?

Për më tepër, sakrifica nuk do të ishte thjesht altruiste. Lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Një komandant ushtarak rus tha kohët e fundit se, “Kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugëdalje për në Transnistri, ku ka edhe fakte të shtypjes së popullatës rusishtfolëse”. Transnistria është një rajon separatist i Moldavisë. “Fakte të tilla të supozuara të shtypjes” të njerëzve rusishtfolës ishin, natyrisht, preteksti për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kjo është diçka që mund të pretendohet në disa vende të tjera që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe kanë rusishtfolës në mesin e popullsisë së tyre. Prandaj, Ukraina është vija e parë e rezistencës ndaj qëllimit të Putinit për të rivendosur dominimin rus mbi rajonet e dominuara nga Bashkimi Sovjetik dhe, para kësaj, carët rusë.

Nëse ukrainasit thjesht do të kishin dorëzuar armët përballë forcave pushtuese ruse në dukje dërrmuese, siç duket se priste Putini, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia do të kishin frikë për sigurinë e tyre. Dhe për shkak se të gjithë janë anëtarë të NATO-s, barra e mbrojtjes së tyre do të kishte rënë mbi të gjithë anëtarët e aleancës. Për qytetarët e shteteve që janë anëtarë të NATO-s, ndërmarrja e të gjitha hapave të mundshëm, përveç luftës së gjithanshme, për të siguruar që Rusia të mos pushtojë Ukrainën nuk është një sakrificë altruiste. Është një investim afatgjatë, për veten dhe fëmijët e tyre, në lirinë, demokracinë dhe shtetin ndërkombëtar të së drejtës.

Imperativi moral për të ndërprerë pagesën e parave të gjakut për Rusinë është gjithashtu një mundësi që vendet evropiane të përmbushin angazhimet e tyre, të marra në Rio de Zhaneiro në 1992, për të parandaluar ndryshimet e rrezikshme antropogjene klimatike. Lesia Vasylenko, kreu i nënkomitetit të klimës të parlamentit ukrainas, ka sugjeruar që industritë e shkatërruara të Ukrainës duhet të rindërtohen me teknologji të re për të përdorur energji të pastër. BE-ja tani ka një arsye shtesë për të përshpejtuar kalendarin për arritjen e qëllimit të saj për ta bërë Evropën kontinentin e parë neutral ndaj klimës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Should Europe Stop Paying for Putin’s War?

Etiketa: ArmëBanorëBashkimi EvropianBashkimi SovjetikBECEOembargoEnergjiaEstoniaEuroEvropaGjermaniagraKomisioneriKontrolliKrimekrime lufteLuftaLuftenaftaNATOParaPoloniProject SyndicatePutinQeveriarajonRusiRusiaSHteknologjitorturaTransnistriUkrainaUkrainëvereVladimir PutinVolodymyr Zelenskyvrasje
Tjetri
Tre kompani në hetim pas vdekjes së 53 vjeçarit në kantierin e rindërtimit

Tre kompani në hetim pas vdekjes së 53 vjeçarit në kantierin e rindërtimit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.