AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre kompani në hetim pas vdekjes së 53 vjeçarit në kantierin e rindërtimit

Geri EmiringaGeri Emiri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tabelë paralajmërimi në një godinë në ndërtim. Foto Ilustrusese Geri Emiri.

Policia e Durrësit njoftoi të dielën arrestimin e 3 personave të dyshuar si përgjegjës për sigurinë dhe kushtet e punës në një kantier ndërtimi ku humbi jetën një 53 vjeçar.

Njoftimi telegrafik i policisë nuk saktësoi datën, orën e ngjarjes, dhe rolin e të arrestuarve, por vetëm njoftoi se dyshohej se burri kishte humbur jetën teksa punonte, si pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë.

Në një sqarim për BIRN zyrtarisht zëdhënësja për mediat e Drejtorisë së Policisë Durrës sqaroi vetëm se ngjarja kishte ndodhur më datë 7 maj, ditën e shtunë.

BIRN mësoi se ngjarja që ndodhi në lagjen numër 15 ishte në një nga kantieret e ndërtimit për lagjet ku do strehohen të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të cilët mbetën pa banesa.

“Momentalisht nuk kemi informacione të tjera përveç asaj që na kanë thënë inxhinierët, ku ndodhi, se ra tek kafazi teksa ishte duke afruar për të shkarkuar tullat”, sqaroi për BIRN një përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në degën e Durrësit.

Përfaqësuesi që kërkoi të mos i përmendej emri tha se ata kishin filluar hetimet për rastin.

“Kemi qenë, kemi hapur 3 çështje sepse janë me nënkontraktorë dhe kjo ngjarje që ka ndodhur është një punonjës i një nënkontraktori aty. I kemi hapur një çështje edhe firmës kryesore, investitorit dhe jemi duke mbledhur informacionet”, sqaroi zyrtari.

Sipas tij ngjarja ndodhi tek kompania që ishte nënkontraktuar për realizimin e muraturës së godinave që po ngrihen në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019. Kompanitë e përfshira nuk ishin të arritshme për një koment.

Ndërkohë familjarët e viktimës ngritën dyshime përpara medias paraditen e së hënës, se ngjarja mund të deformohej për të ja lënë fajin viktimës.

“Mbetet për tu parë deri sa të sillet dokumentacioni i plotë nga subjekti. Patjetër që ka qenë i regjistruar sepse vetë subjekti që e ka pasur të punësuar ka bërë njoftimin e aksidentit sipas procedurave ligjore, brenda afatit 24 orë”, u shpreh përfaqësuesi i Inspektoratit të Punës në Durrës.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak kohësh në Durrës. Në muajin prill policia arrestoi 3 persona pas aksidentimit për vdekje të një 19 vjeçari në Portin e Durrësit, teksa punonte si punëtor ngarkim-shkarkimi në Terminalin e Kontejnerëve.

Ndërtimi bashkë me elektricitetin e minierat janë sektorët me më shumë raste aksidentesh fatale në punë. Në ndërtim në tre vitet e fundit është shënuar numër më i lartë viktimash. Vitin që kaloi 8 punonjës ndërtimi humbën jetën në detyrë sipas Inspektoratit të Punës, shumica pas rënies nga lartësitë.

Etiketa: BIRNDurrësEmriHetimHetimetPoliciaPolicia e DurrësitPunëPunëtorSHshkarkimivdekje
Tjetri

KPK shkarkon gjyqtarin Guximtar Boçi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.