AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas 4 vjetësh fillon restaurimi i godinës 100 vjeçare të BKT në Durrës

Godina e Bankës Tregtare, e cila shihet si një nga ndërtesat më përfaqësuese të qytetit bregdetar dhe është monument kulture i kategorisë së dytë, do i nënshtrohet restaurimit që pritej prej vitesh.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrethimi i godinës 100 vjeçare që pret restaurimin. Foto:Gëzim Kabashi.

Godina 100 vjeçare e Bankës Kombëtare Tregtare në Durrës që nga dita e hënë është rrethuar pjesërisht me mbrojtëse metalike, në prag të fillimit të punimeve restauruese në ndërtesën thuajse shekullore.

Godina e bankës u braktis 4 vjet më parë në pritje të punimeve restauruese, duke i transferuar shërbimet e saj në një mjedis tjetër disa qindra metra më tej. Por punimet vonuan, ndërsa dy tërmete sollën dëme shtesë mbi fasadën e godinës historike.

Por të martën më 10 maj drejtoria e BKT i tha BIRN në një e-mail zyrtar se “faza e parë e punimeve, e cila përfshin përforcimin konstruktiv të godinës së BKT në Durrës, tashmë ka filluar”. BKT tha se për procedurën e restaurimit janë marrë lejet përkatëse pranë të gjitha organeve kompetente si Bashkia e Durrësit, Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Në një shkrim të BIRN në fund të vitit të shkuar, specialistë dhe banorë të qytetit u shprehën të shqetësuar lidhur me vonesën disavjeçare në ndërhyrjen në godinën e ndërtuar në vitin 1928.  BKT insiston se gjithçka u shty për shkak të pandemisë nga Covid -19.

Megjithëse nuk është njoftuar ende për fillimin e punimeve, arkitektja Lida Miraj, që ka hartuar projektin restaurues tha për BIRN se gjithçka do të rikthehet në pamjen që ka patur godina, që u projektua gati një shekull më parë nga arkitekti italian Vittorio Ballio Morpurgo.

Sipas Mirajt, restaurimit do t’i nënshtrohen mjediset e brendshme si dhe mobiljet që kanë mbërritur nga periudha para luftës.

BKT tha se restaurimi i kësaj godine, e cila veç amortizimit të hershëm u godit edhe nga dy tërmetet e vitit 2019, përbën një sfidë për institucionin.  “Situata pas tërmetit i ka vështirësuar punimet e zbatimit për përforcimin konstruktiv të godinës”, – shpreh BKT në përgjigjen e saj me shkrim për BIRN.

Por godina që ka marrë statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë” më në fund do t’i nënshtrohet restaurimit.

Mbi hyrjen impozante të bankës ndodhet monumenti i një gruaje, që përfaqëson në mënyrë simbolike begatinë dhe që për disa kohë hapi diskutimin nëse i takonte figurës së mbretëreshës ilire Teutë. “Ky monument është pjesë e planit të restaurimit” – nënvizoi BKT, sipas së cilës restaurimi i godinës do të përfundojë brenda këtij viti.

Godina e BKT është një nga ndërtesat më përfaqësuese të qytetit bregdetar. Specialistët, qytetarët dhe të huajt vlerësojnë arkitekturën e saj dhe zgjidhjet arkitektonike në mjediset e brendshme.

Historia e godinës së Bankës është një paralele e jetës së qytetit bregdetar gjatë 100 vjetëve të fundit. Kur u ndërtua në vitin 1928, ajo dëmtoi një monument mesjetarë në qytet.  Themelet e saj ndodhen mbi kullën juglindore të fortifikimit bizantin, i cili njihej si “bastioni i madh”.

Etiketa: BashkiaBashkia e DurrësitBIRNCOVIDDurrësKultureMinistria e KulturësMjedisMonument KultureParaRestaurimiSH
Tjetri
‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.