Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar Emiljano Ruli – Gjykata Administrative e Tiranës

Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.

BIRNNgaBIRN
13:00 | 10/05/2022
Në KPK, Skeda, Veting
0
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës do të përballet të mërkurën më 11 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Emiljano Ruli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Prej vitit 2013, Ruli e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Emiljano Ruli nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Emiljano Ruli.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2005, gjyqtari Emiljano Ruli deklaronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 16 milionë lekëve.

Ruli deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.5 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 2.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.1 milionë lekë, nga të cilat 35% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit dhe 41% të ardhurat nga pagat e familjarëve. Të ardhurat e siguruara nga shitja e pasurive të paluajtshme është në masën 15% ndërsa të ardhurat nga shitja e pasurive të luajtshme rreth 7%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huamarrjet që kanë shërbyer si burim për blerjen e pasurive të patundshme. Subjekti Emiljano Ruli gjatë periudhës deklaruese 2004-2017 ka deklaruar si burim financimi të pasurive të paluajtshme huamarrje nga të tretët në shuma të konsiderueshme:  në vitin 2009 shumat 4,000,000 lekë dhe 3,000,000 lekë; në vitin 2010 shuma 2,000,000 lekë dhe në vitin 2012 shuma 1,980,000 lekë.

Nga huatë e marra, Z.Ruli deklaron të shlyer shumën 4,000,000 lekë në vitin 2010, ndërsa detyrimet e tjera mbeten të pashlyera deri në fund të vitit 2017.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Gjykata Administrative TiranëGjyqtareKomisioni I Pavarur i Kualifikimit
Pas

Mësime lufte: Kosova trajnon gratë ukrainase në çminim

Tjetri

Enkeleida Hoxha nuk paraqitet për konkluzionet përfundimtare në KPA

Tjetri
KPA i kërkon KLGJ-së të dorëzojë dosjen e procedimit  disiplinor për Enkeleida Hoxhën

Enkeleida Hoxha nuk paraqitet për konkluzionet përfundimtare në KPA

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar Emiljano Ruli – Gjykata Administrative e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar Emiljano Ruli – Gjykata Administrative e Tiranës

13:00 | 10/05/2022
Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë

Gjyqtari Emiljano Ruli përballet me probleme të pasurisë

18:28 | 11/05/2022
‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

‘Investime strategjike’: Resortet kërcënojnë zonat e mbrojtura në bregdet

18:16 | 10/05/2022
Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

17:35 | 12/05/2022
Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

16:42 | 13/05/2022
“Neglizhencë dhe pakujdesi”: Marsida Frashëri jep shpjegime për profesionalizmin

“Neglizhencë dhe pakujdesi”: Marsida Frashëri jep shpjegime për profesionalizmin

17:01 | 10/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.