AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas 2 vjetësh “harresë”, IKMT ngre grup pune për të verifikuar ndotjen nga Albpetrol në Kuçovë

Drejtoria e Mjedisit pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit njoftoi se kishte ngritur një grup punë për të verifikuar rrjedhjen e naftës në puset e Albpetrol në Kuçovë, duke pranua se në dy vjet për këtë zonë nuk kishte pasur kontrolle.

Arta ÇanongaArta Çano
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pus nafte pranë një sere në Kuçovë. Foto: Vladimir Karaj.

Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit njoftoi të premten se kishte ngritur një grup pune për inspektimin e ndikimit në mjedis të veprimtarisë naftënxjerrëse në zonën e Kuçovës. Vendimi erdhi pas publikimit nga BIRN në 6 maj të shkrimit mbi ndotjen e pakontrolluar prej  naftës në këtë zonë.

Të premten, 13 maj 2022, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pranoi mungesën e kontrollit në zonë.  “Gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur inspektime të programuara ose rastësore në zonën e Kuçovës për subjekte që ushtrojnë veprimtari naftënxjerrëse duke pasur në konsideratë impaktin që këto të fundit kanë në mjedis”, thuhet në përgjigjen e IKMT-së.

Ndërkohë Drejtoria e Mjedisit njoftoi BIRN në të njëjtën përgjigje se kishte ngritur një grup pune që do të verifikonte situatën. “Kemi ngritur grupin e punës për inspektimin e rastit në fjalë përmes Urdhrit të Brendshëm me nr.150 datë 10.05.2022 “Për inspektimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në qarkun Berat-Kuçovë”, më nr. 2209 prot. dhe datë 10.05.2022.”, thuhet në komunikim.

Aktiviteti naftënxjerrës në zonën e Kuçovës ka qenë plotësisht i pamonitoruar për sa i përket ndikimit në mjedis gjatë dy viteve të fundit. BIRN mësoi nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Drejtoria e Hidrogjeologjisë e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar që, gjatë këtyre dy viteve, nuk kishte pasur asnjë inspektim në këtë zonë, për sa i përket gjendjes së ujërave, të ajrit dhe të shëndetit të banorëve. Edhe kompania Albpetrol, që ushtron aktivitetin naftënxjerrës në zonën e Kuçovës, nuk kishte kryer vetëmonitorime mjedisore pas janarit 2020.

Industria nxjerrëse e naftës në Kuçovë operon me një teknologji të vjetëruar dhe pajijse të amortizuara të viteve ’30, të cilat shaktojnë rrjedhe nafte dhe krijojnë pellgje sere rreth puseve. Këtë shqetësim e artikuluan për BIRN kryetari i Bashkisë Kuçovë dhe banorë të lagjes Postbllok dhe komunës Kozare, ku puset me probleme ndodhen pranë shtëpive dhe tokave bujqësore dhe pellgjet e naftës janë lehtësisht të dukshme.

Etiketa: Agjencia Rajonale e MjedisitAlbpetrolBanorëBeratBIRNIKMTInstituti i Shëndetit PublikKuçMjedisMjedisitPunëSHteknologjiVendimi
Tjetri
Prokurori Etien Kapo konfirmohet në detyrë

Prokurori Etien Kapo konfirmohet në detyrë

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.