AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Braçe kërkon mbrojtjen e Butrintit nga investimet strategjike, socialistët e rrëzojnë

Komisioni i Ekonomisë miratoi të martën projektligjin që synon t’i kalojë menaxhimin e Butrintit një fondacioni ndërsa socialistët hodhën poshtë propozimin e kolegut të tyre Erjon Bracce për të shtuar një nen në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Butrintit nga kërkesat e “investitorëve strategjikë” për parcela ndërtimore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Erjon Braçe. Foto: LSA

Marrëveshja për menaxhimin e Butrintit u miratua nen për nen në Komisionin parlamentar të Ekonomisë të martën, pavarësisht kundërshtimit të opozitës ndërsa deputeti socialist Erjon Braçe tentoi të fuste në projektligj një klauzolë detyruese për qeverinë që të garantonte kufinjtë aktualë të Parkut Kombëtar të Butrintit nga ndërtime të reja që vijnë si projekte strategjike.

Ai i propozoi komisionit që të shtohej një fraksion në nenin 1 të marrëveshjes me formulimin; “Ngarkohet Këshilli i Ministrave të mbrojë dhe garantojë paprekshmërinë e kufinjve të Parkut Kombëtar të Butrintit, zonë e mbrojtur Ramsar”. Braçe tha se kjo garanci bëhet për të mbrojtur marrëveshjen në fjalë dhe peisazhin e zonës, “nga gjithë interesi i shtuar për të ndërtuar aty për qëllime të tjera që janë të ndryshme nga natyra apo arkeologjia”.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e kundërshtoi këtë propozim formalisht, pasi sipas saj, ishte jashtë objektit të marrëveshjes që po diskutohej.

“Nuk është pjesë e marrëveshjes së administrimit”- tha ajo, e cila prek vetëm zonën A3 në Butrint dhe jo nënzonat e tjera të mbrojtura.

Por, sipas Braçes, pa mbrojtjen e këtij territori, “parku arkeologjik do të jetë nën agresion vazhdimisht”. “Ai qytet antik do kthehet si amfiteatri i Durrësit pa këtë peizazh të mbrojtur”- i tha ai ministres duke shtuar se shqetësimi lidhej pikërisht me investimet strategjike që po kërcënojnë zonat e mbrojtura.

“Në dijeninë time të paktën në një rast zona e mbrojtur e këtij parku është cënuar”- tha ai, duke shtuar se, e kishte të vështirë të pranonte që ndërtimi i vilave ishte interes strategjik për Shqipërinë.

Në një investigim të BIRN rezultoi se Komiteti i Investimeve Strategjike kishte miratuar një projekt brenda kufinjve të parkut të Butrintit dhe më pas kishte hequr ngastrat që prekeshin nga harta e zonave të mbrojtura, dhe në një rast tjetër kishte miratuar “projekt me potencial strategjik” brenda zonës Ramsar.

Sipas ministres së Kulturës, detyrimet e qeverisë për mbrotjjen e zonave të mbrojtura janë garantuar në planin e menaxhimit të integruar.

Drejtuesja e mbledhjes Blerina Gjylameti e cilësoi propozimin e kolegut të saj jashtë objektit të projetkligjit dhe nuk e hodhi në votim duke propozuar që të merret parasysh nga qeveria për ta “jetësuar në një dokument tjetër”.

Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit” u kritikua nga deputetët e opozitës. Sipas tyre marrëveshja parashikonte një dhënie me konçension të pasurive kombëtare, pasi bordi i fondacionit ka shumicën e anëtarëve nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Deputetja Ina Zhupa, e cila ka bërë oponencën e këtij projektligji ripërsëriti dhe një herë qëndrimin e saj në komision, sipas të cilit, marrëveshja binte në kundërshtim me Konventën e Parisit për trashëgiminë kulturore dhe se i jep privatit një rol vendimtar në menaxhim, duke anashkaluar rolin e shtetit. Ministrja Margariti e mbrojti marrëveshjen si një model të suksesshëm menaxhimi të trashëgimisë kulturore.

Gjatë votimit deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, i cili e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje më herët, abstenoi dhe sqaroi votën e tij si një “konflik interesi”. “Unë posedoj një prej ndërtesave të vjetra të sheshit të flamurit në Vlorë që është rikonstruktuar nga një projekt i AADF-së”- tha ai.

Etiketa: AADFagresionAmfiteatriAmfiteatri i DurrësitArkeologjiaBIRNBlerina GjylametideputetElva MargaritiErjon BraçeIna ZhupaInvestigimInvestimet strategjikeKomisionKomiteti i Investimeve StrategjikekonflikMarrëveshjamarrëveshjepaktParku Kombetar i ButrintitparlamentPDProjektligjProjektligjiQeveriashqipvotimZona e mbrojturZonat e Mbrojtura
Tjetri
Suedia aplikon për anëtarësim në NATO

Suedia aplikon për anëtarësim në NATO

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.