AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kreu i SPAK, Arben Kraja përballet me kritika të reja nga mazhoranca

Në një raportim në Këshillin Kombëtar të Integrimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit u përball me kritika nga deputetët e mazhorancës në pushtet për punën e kësaj prokurorie, ndërsa opozita e quajti këtë ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:37 | 18/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK, Arben Kraja gjatë raportimit në Këshillin Kombëtar për Integrimin. Foto: LSA

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh të mërkurën për të diskutuar zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian dhe nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021” për luftën kundër korrupsionit.

Për hapat që janë bërë në zbatim të këtyre rekomandimeve raportuan ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Në të njëjtën linjë me deklaratat e kryeministrit Edi Rama javët e fundit, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin Kombëtar për Integrimin i kërkuan llogari kreut të SPAK për hetimet e munguara për 21 janarin dhe Gërdecin.

“Pse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 janarin? Përse Prokuroria e Posaçme nuk bën transparente çfarë po ndodh me korrupsionin në Gërdec? E treta, që për mua është shumë e rëndësishme dhe që do ta quaja një ndër pyetjet themelore. Çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për non-gratën? “ pyeti kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në të njëjtën linjë me Ballën diskutuan dhe deputetët e tjerë të mazhorancës. Ata i thanë Krajës se SPAK duhet të japë përgjigje për atë që ka ndodhur këto 30 vite dhe shtuan se duhet të rritet niveli i hetimeve proaktive.

Kryetarja e këshillit, Jorida Tabaku dhe deputetët e opozitës i cilësuan pyetjet e socialistëve si një tentativë për të ndërhyrë në punën e drejtësisë. Vetë Tabaku ngriti pyetje për aferën e inceneratorëve dhe krimet zgjedhore.

Kraja refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të socialistëve, por u fokusua në një raport me shifra për punën e strukturës që drejton.

“Për arsye të kufizimeve ligjore, nuk do të jap asnjë përgjigje për çështje konkrete dhe asnjë opinion për institucionet e tjera, kushdo qofshin ato,” tha ai.

Kreu i SPAK-ut sqaroi deputetët se termi “proaktiv” nuk do të thotë vetëm “fillim i çështjeve”.

“Është koncept më i gjerë, do të thotë të hetosh pa ditur të tjerët që po heton dhe duke përdorur metoda speciale të hetimit,” tha Kraja, duke shtuar se i garantonte deputetët se 80 për qind e rasteve që ka në dorë SPAK ishin “hetim proaktiv”.

Kraja theksoi se struktura që ai drejton është plotësisht e fokusuar në luftën anti-korrupsion sidomos në nivelet e larta, duke i quajtur hetimet e kryera “të suksesshme”.

Duke iu referuar shifrave, ai tha se vetëm në 4-mujorin e parë të këtij viti janë në hetim 282 procedime penale me 131 persona për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimin e detyrës duke përmendur hetimet në nivele të larta në statusin ish-ministër apo deputet dhe 3 ish-kryetarë bashkie.

Kreu i SPAK foli gjithashu për hetimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar vetingun apo janë dorëhequr nga procesi.

“Përmendim kompetencën e hetimit për shkak subjekti, pasi organet e rivlerësimit kalimtar në vendimet e tyre për subjektet e shkarkuar nga detyra, nuk kanë paraqitur deri tani ndonjë kallëzim penal kundër gjyqtarëve apo prokurorëve të shkarkuar apo dorëhequr për ekzistencën e veprave penale të parashikuara në kompetencë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme,” tha ai duke shtuar se as ILDKPI nuk ka paraqitur ndonjë kallëzim penal ndaj këtyre subjekteve.

Deputetët e PS-së dhe PD-së i drejtuan një duzinë me pyetje drejtuesit të SPAK për hetimet në fushën e korrupsionit, pyetje të cilat do të marrin përgjigje në një seancë tjetër të Këshillit të Integrimit.

 

Etiketa: Arben KrajaBEBE-ShqipërideputetEdi RamaGërdecgjyqtarHetimHetimetInceneratorJorida TabakuKëshilli Kombëtar i IntegrimitKorrupsionkryetarOlsian ÇelaPartisë SocialistePDProcedimeprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPSPunëRamaraportshqipShqipërishqiptareSPAKTaulant BallaUlsi ManjaVendimet
I mëparshmi

Trupa e KPK ndahet për procedurë në çështjen e Elfrida Bregovës

Tjetri

Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’

Tjetri
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’

Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’

sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
luca 1

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

11:41 | 10/07/2026
kanye west @ moma 4

“Anulojeni!”: Financimi i koncertit të Kanye West me paratë e shtetit ngjall zemërim në Shqipëri

10:31 | 10/07/2026
sandra

Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!

07:32 | 10/07/2026
Bregdeti ‘i panjohur’ i Durrësit fton për eksplorim zhytësit amatorë

Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

20:46 | 09/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

19:38 | 09/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.