AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi që opozita të kishte të drejtën ekskluzive për të propozuar kandidatë deri në raundin e tretë, çka u pranua nga Balla. Grupimet e tjera të opozitës e quajtën këtë tallje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:11 | 18/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarët e grupeve parlamentare gjatë diskutimeve për zgjedhjen e Presidentit. Foto: LSA

Kryetarët e grupeve parlamentare u ulën të mërkurën në një tryezë diskutimi për procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri.  Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që opozita të kishte të drejtën ekskluzive për të propozuar kandidatë në dy raundet e ardhshme të votimit për presidentin e ri, propozim që u pranua nga kolegu i tij socialist, Taulant Balla.

“Ne propozimin na e jep Kushtetuta, me 20 firma propozohet një emër. Tre raundet e para propozimi të jetë i opozitës, pikë,” iu drejtua Alibeaj përfaqësuesve të mazhorancës. Alibeaj kërkoi që presidenti të zgjidhej pikërisht në këto raunde që të garantonte një frymë konsensuale për nga numri i votave që i duhen.

Propozimi i Alibeajt u pranua nga Balla, i cili shtoi se dy raundet e fundit do të ishin të mazhorancës.

“Deri në raundin e tretë, propozimet i keni ju. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakort. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë,” tha Balla.

Partia Socialiste mund ta zgjedhë e vetme presidentin pas raundit të tretë.

Tryeza u mblodh pasi raundi i parë i votimit dështoi pa asnjë kandidaturë konkrete. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se mazhoranca e tij do të dilte me emër kandidati vetëm në raundin e katërt, pasi në 3 raundet e para nuk i kishte votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin.

Pakti Alibeaj-Balla i arritur para kamerave nuk u mirëpritur nga grupimet e tjera të opozitës.

Deputetët e “Komisionit të rithemelimit” të PD-së e cilësuan Alibeajn pa mandat politik nga partia dhe paktin e arritur si një tallje me procesin kushtetues.

“Është tallja e radhës me procesin e presidentit,” tha Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat duke shtuar se “askush s’mund t’ia heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në pesë raunde”.

Fatmir Mediu dhe Agron Duka, pjesëmarrës në tryezë, nuk u shfaqën entuziastë për paktin për propozimet, duke kërkuar që të gjendej një figurë konsensuale që të propozohej nga opozita.

Raundi i dytë i votimit do të mbahet të hënën, ndërsa afati për paraqitjen e kandidatëve skadon të dielën.

Etiketa: Agron DukadeputetEdi RamaEnkelejd AlibeajFatmir MediukandidatëtKryeministri Edi RamakryetarLuçiano BoçiOpozitaParaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePDRamaTaulant Balla
I mëparshmi

Kreu i SPAK, Arben Kraja përballet me kritika të reja nga mazhoranca

Tjetri

Punëtorët e inceneratorit të Fierit protestojnë për pagat e prapambetura

Tjetri
Punëtorët e inceneratorit të Fierit protestojnë për pagat e prapambetura

Punëtorët e inceneratorit të Fierit protestojnë për pagat e prapambetura

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.