AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Punëtorët e inceneratorit të Fierit protestojnë për pagat e prapambetura

Rreth 25 punëtorë të zonës së trajtimit të mbetjeve në Fier kërkojnë pagat e prapambetura, ndërsa administratori Farudin Arapi tha se “ata i ka lënë koncesionari pa paguar, jo shteti”.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
13:40 | 19/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorët e inceneratorit të Fierit protestojnë për pagat. Foto: Valbona Davidhi.

Punëtorët e inceneratorit të Fierit protestuan të enjten në kërkim të pagave të prapambetura, pasi llogaritë e tyre mbetën bosh edhe pas premtimeve për shlyerjen e detyrimeve.

Rreth 25 punëtorë të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” bllokuan hyrjen e kamionëve me mbeturina në zonën e trajtimit të mbetjeve dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestës, nëse nuk do të merrnin përgjigje konkrete për katër pagat e pashlyera.

“Na gënjyen prapë. Të mërkurën tha që do të na likujdojnë, ndërsa dje telefonat janë mbyllur,” tha njëri prej punëtorëve.

“Protesta do të vazhdojë derisa ata të likuidojnë rrogat,” shtoi ai.

Kompania koncesionare e inceneratorit të Fierit u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme, SPAK në mars të këtij viti, pas hetimeve të nisura për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Më herët, SPAK sekuestroi edhe inceneratorin e Elbasanit, ndërsa hetimet vazhdojnë për projektin më të madh të inceneratorit të Tiranës.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe zyrtarë të tjerë janë në arrest me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, ndërsa administratorët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në arrati.

Pas sekuestrimit, kompania e inceneratorit të Fierit është marrë nën administrim nga Farudin Arapi për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Arapi i tha BIRN se shlyerja e pagesave të punëtorëve është vonuar për shkak të ndryshimit të bankës ku do të depozitohen paratë.

“Është çështje bankash, nuk ka asnjë problem apo mungesë fondi, pagat do të shlyhen por janë vonuar për shkak të procedurave të bankave,” tha Arapi.

Arapi sqaroi gjithashtu se kompania dhe asetet e saj janë marrë në dorëzim para dy javësh, ndërsa punëtorët ishin lënë të papaguar më herët nga koncesionari.

“I ka lënë ish-koncesionari pa paguar, nuk i ka lënë shteti pa paguar,” tha Arapi. “Ne kemi marrë përsipër të paguajmë edhe ato detyrime të prapambetura, sepse janë familje të tëra që ushqehen me këto paga,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, 25 punonjësit e inceneratorit kanë pak besim se shteti do t’i paguajë.

“Ata nuk e mbajtën fjalën dhe ne përsëri zgjodhëm protestën,” përfundoi punëtori.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlqi BllakoArrestbesimBIRNFamiljeFarudin ArapiFierHetimetInceneratori i FieritIntegrated Technology Waste Treatment FierKlodian ZotoKorrupsionLefter KokambeturinaMjedisitPagatParaProkuroriaProkuroria e PosaçmeProtestaPunëPunëtorPunëtorëSHSPAKStela GugalljaTiranë
I mëparshmi

Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’

Tjetri

Manuel Sarrazin: BE-ja duhet të korrigjojë “gabimet e mëdha” në Ballkanin Perëndimor

Tjetri
Manuel Sarrazin: BE-ja duhet të korrigjojë “gabimet e mëdha” në Ballkanin Perëndimor

Manuel Sarrazin: BE-ja duhet të korrigjojë “gabimet e mëdha” në Ballkanin Perëndimor

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.