AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Trupa e KPK ndahet për procedurë në çështjen e Elfrida Bregovës

Trupa e Komisionit çmon se prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova ka arritur nivel të besueshëm për të tre kriteret, por është ndarë për aspektin procedural në trajtimin e një transferte bankare si dhe të një pjese të burimeve të pasurisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:40 | 18/05/2022
në Analiza, KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Elfrida Bregova në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova u konfirmua në detyrë më 8 prill, pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive si dhe për një transfertë bankare në emër të bashkëshortit, që subjekti pretendoi se ishte kryer nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit.

Sipas vendimit të arsyetuar, trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faksaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitajn është dakortësuar për konfirmimin e Bregovës, por ka pasur qëndrime të ndara sa i përket vlerësimit për një pjesë të burimeve financiare dhe transfertën 21,494 euro për të cilën subjekti ka kryer kallëzim penal për falsifikim.

Anëtari i trupës, Lulzim Hamitaj argumenton në pakicë se procesi i vetingut për Bregovën duhej të ishte pezulluar deri në përfundimin e hetimeve për kallëzimin e kryer prej saj. Ai vlerëson se kjo shumë duhet të përfshihet në analizën financiare, por balancën negative të konstatuar e vlerëson të pamjaftueshme për të penalizuar subjektin.

Duke i dhënë përparësi aspektit formal të deklarimeve për një prej burimeve që kanë shërbyer për shlyerjen e një huaje, Hamitaj vlerëson se nuk duhej të konsiderohej në analizën financiare. Po ashtu, ai konstaton pamundësi të vërtetimit të burimeve të ligjshme për një pjesë të një huaje, por që bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe të objektivitetit, ai çmon se këto konstatime nuk mund të sjellin pasoja për Bregovën.

Elfrida Bregova përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua fillimisht prokurore pranë Prokurorisë së Kavajës. Prej vitit 2010, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Në përfundim të hetimit administrativ, prokurorja Bregova u vlerësua pozitivisht në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Nga analiza e burimeve financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 87.3 m2 dhe verandë 73.5 m2 në Tiranë kundrejt çmimit 104 mijë euro, Komisioni ka konstatuar edhe një mandat pagese në shumën 21 mijë e 493 euro të kryer në rugë bankare dhe që mban nënshkrimin e bashkëshortit të subjektit.

Prokurorja Bregova ka deklaruar se kjo transfertë nuk është kryer prej bashkëshortit të saj dhe se nënshkrimi është i falsifikuar. Ajo ka depozituar dokumente për të provuar se ditën dhe në momentin kur rezulton të jetë kryer transferta, bashkëshorti i saj nuk është ndodhur në Tiranë, por në Shkodër, ku ka marrë pjesë në seanca gjyqësore në cilësinë e prokurorit. Po ashtu, subjekti ka kryer kallëzim penal për falsifikimin e nënshkrimit të bashkëshortit.

Bregova ka dorëzuar si prova edhe mandat arkëtime për shlyerjen e çmimit të apartamentit, të kryera cash pranë shoqërisë ndërtuese dhe ka theksuar se nuk kanë kryer pagesa të tjera.

Bazuar në dokumentet e administruara, Komisioni konkludon se shuma 21 mijë e 493 euro nuk mund të jetë depozituar prej bashkëshortit të saj.

“Duke qenë se prezenca e z. S.B në sallën e gjyqit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në orën 9:00 vërtetohet nga vendimi gjyqësor i kësaj gjykate, Komisioni e vlerëson të pamundur qenien fizikisht të tij në sportelin e BKT-së në Tiranë në orën 09:44,” vëren KPK dhe çmon se shuma 104 mijë euro për apartamentin është paguar cash.

Për rrjedhojë, shuma 21 mijë e 493 euro nuk është konsideruar si e paguar nga bashkëshorti i subjektit, si dhe nuk është përfshirë në analizën financiare.

Në vijim, KPK vlerëson të ndalet edhe tek kallëzimi penal i bërë nga subjekti i rivlerësimit në lidhje me falsifikimin e firmës të bashkëshortit në dokumentin bankar. Në këtë kallëzim penal Bregova ka kërkuar procedimin penal për veprën penale të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës. Sipas shumicës, rezultatet e këtij procedimi nuk ndikojnë në procesin e rivlerësimit të subjektit, për sa kohë nga ana e saj është provuar që nuk është bashkëshorti që e ka kryer transfertën; faktit se shoqëria ndërtuese ka konfirmuar se kjo shumë është depozituar nga ekonomisti i saj për të plotësuar vlerën 104 mijë euro të paguar cash; si dhe bazuar në balancën pozitive për shlyerjen e apartamentit.

Ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj në pakicë mendon ndryshe lidhur me aspektin procedural, duke sugjeruar pezullimin e mundshëm të procesit të rivlerësimit.

Hamitaj e konsideron të mundshëm versionin e pretenduar nga subjekti, por vlerëson se Komisioni nuk mund të çmojë si të provuar faktin se transaksioni nuk është kryer prej bashkëshortit të Bregovës, pasi aktualisht është nën hetim në prokurori.

Deklarimin e shoqërisë ndërtuese se ka qenë një punonjës që e ka kryer depozitimin në emër të bashkëshortit të subjektit, Hamitaj e vlerëson të pamjaftueshëm për të qartësuar situatën. “Kjo mbetet e paqartë dhe mund të sqarohet vetëm pasi të jenë kryer hetimet përkatëse. Për këtë shkak do të duhej të ishte pezulluar procesi i rivlerësimit të këtij subjekti,” shprehet Hamitaj.

Hamitaj çmon se vlera e transfertës duhet të jetë pjesë e analizës financiare. Por balancën negative në shumën 900 mijë lekë për krijimin e vlerës 21 mijë e  493 euro, ai e vlerëson të pamjaftueshme për aplikimin e ndonjë mase.

Si burim për pagesën e apartamentit në Tiranë, subjekti ka deklaruar ndër të tjera dhe një hua në shumën 1.2 milion lekë të marrë nga shtetasi S.A.. Subjekti ka shpjeguar në ILDKPKI se S.A është shoku i saj i fëmijërisë dhe se ka pasur të ardhura financiare të mjaftueshme për dhënien e huasë, duke qenë se ka pasur pagë afërsisht 70 mijë lekë dhe një punësim tjetër me rrogë 400 euro në muaj.

Nga hetimi paraprak i Komisionit ka rezultuar se S.A. nuk ka pasur mundësi financiare për dhënien e huasë dhe subjektit i është kaluar barra e provës për të vërtetuar të kundërtën. Bregova ka shpjeguar se veç të ardhurave nga pagat, S.A. ka hapur dy llogari bankare në vitin 2011, përkatësisht në vlerat 2 milionë e 750 mijë lekë dhe 5200 euro. Si burim krijimi të këtyre llogarive subjekti ka deklaruar kursimet e anëtarëve të familjes së S.A., të siguruara nga puna e vëllait të huadhënësit në Itali; aktiviteti tregtar i babait prej vitit 1991 dhe të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Në vlerësimin përfundimtar të çështjes, Komisioni i është referuar një vendimi të Kolegjit të Posaçëm të apelimit dhe e ka analizuar dhe vlerësuar pasurinë e shtetasit S.A. vetëm në kufijtë e huasë së dhënë, prej nga është konkluduar mjaftueshmëri për dhënien e huasë 1.2 milionë lekë.

Ndërsa komisioneri Hamitaj vlerëson se është provuar pjesërisht mundësia e shtetasit S.A. për dhënien e shumës 1.2 milionë lekë, pasi sipas tij rezulton i paprovuar burimi i shumës 521 mijë lekë, pjesë e kësaj huaje.

Hamitaj shprehet se nuk është dakord edhe me konkluzionin e shumicës lidhur me përdorimin e një shume 10 mijë euro të dhuruar nga nëna e subjektit, për shlyerjen e pjesshme të një huaje të marrë nga shtetasi I.H. në shumën 3 milionë lekë për shlyerjen e çmimit të apartamentit.

Megjithëse sipas Hamitajt, shpjegimet e subjektit tregojnë mundësinë e përdorimit të vlerës së dhuruar për shlyerjen e huasë, ai i qëndron konstatimit të hetimit paraprak të Komisionit se shuma 10 mijë euro nuk mund të konsiderohet në analizë për sa kohë nuk ishte deklaruar si gjendje cash e mbartur në fund të vitit 2012.

Pavarësisht argumenteve të ndryshme, Hamitaj vlerëson se nën dritën e parimit të proporcionalitetit dhe objektivitetit ato nuk mund të passjellin aplikimin e ndonjë mase disiplinore për subjektin dhe e çmon të drejtë konfirmimin në detyrë të prokurores Elfrida Bregova.

Etiketa: AnalizëBashkëshortiElfrida BregovaEuroGenta Tafa BungoGjykatëGjyqHetimHetimethuaILDKPKIItaliKomisioneriKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKlulzim hamitajPagatpasojaProcedimiProcesi i vetingutProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëPunaPunëSeancaSHShkodërTiranëTransfertaVendimi
I mëparshmi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani

Tjetri

Kreu i SPAK, Arben Kraja përballet me kritika të reja nga mazhoranca

Tjetri
Kreu i SPAK, Arben Kraja përballet me kritika të reja nga mazhoranca

Kreu i SPAK, Arben Kraja përballet me kritika të reja nga mazhoranca

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.